Forumi Horizont Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Cfare fobie keni ju? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4511)


Postuar nga amor alucius datë 01 Maj 2005 - 02:32:

Ja fobitë që na shqetësojnë përditë

Burimi: Shekulli


Fobitë janë shpesh nje objekt apo fenomen qe na shkakton frike, sa here qe kujtojme ose gjendemi perballe ketij objekti. Fjala "Fobi" tregon një frikë të fortë, joreale nga sendet, ndodhitë apo ndjenjat. Reann Dumont i cili sheron të sëmurët nga fobia prej 20 vjetesh, tregon se shumë njerëz për t'iu shmangur situatave të ndryshme bëhen të burgosur shtëpiake ose jetojnë me një vështirësi, ku shumica gjejne prehje tek alkooli. Rreth tri të katërtat e njerëzve me fobi nuk kërkojnë ndihmë. Në shumë raste ndikon edhe turpi, pasi çrregullimet psikike në disa kultura janë të stigmatizuara. Disa nuk e kuptojne se çfarë po ndodh, prandaj nuk ndihen te qete emocionalisht. Ekzistojnë disa fobi të njohura, por shkenctarët i klasifikojnë në tri kategori: Fobitë të cilat janë të perqendruara në objekte, insekte, kafshë, fluturime apo mjediset e mbyllura. Fobia shoqërore karakterizohet me frikën nga turpi publik si në rastet kur duhet të mbahet ndonjë fjalim.

Ja disa lloje fobish :

Ablutophobia- Frika nga pastrimi dhe larja
Achluophobia- Frika nga terri
Agliophobia- Frika nga dhimbjet
Ailurophobia- Frika nga macja
Anuptaphobia- Frika nga vetmia
Bibliophobia- Frika nga librat
Carnophobia- Frika nga mishi
Catoptrophobia- Frika nga pasqyrja
Chionophobia- Frika nga bora
Clinophobia- Frika nga shtrati
Dikephobia- Frika nga drejtësia
Didaskaleinophobia- Frika për të shkuar në shkollë
Dystychiphobia- Frika nga aksidentet
Ecophobia- Frika nga shtëpia
Eleutherophobia- Frika nga liria
Eurotophobia- Frika nga gjenitalet femërore
Ergophobia- Frika nga puna
Gamophobia- Frika nga martesa
Genophobia- Frika nga seksi
Hahahahaha
Gerascophobia- Frika nga pleqëria
Glossophobia- Frika e mbajtjes se fjalimeve në publik
Heliophobia- Frika nga dielli


  Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.