Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Indrit datë 18 Shkurt 2006 - 22:49:

Pleqerise.

Pasqyres i rri perballe
E pyes i befasuar
C'fare jane k'to rrudha ne balle?
Oh sa shume qenkan shtuar!

Tashme rri dhimbshem, perballe saj
Gezueshem me pare rrija...
Ndonjehere, padashje qaj
Sa shpejt mu shtuan rrudha thinja…!.

Thinjat ne koke jane lajmerim
pjekuri jane, rrudhat ne balle
Korrier per ty ,e dergon vdekja
Thote kij kujdes, jam duke ardhe.

Keto jane shenja, te gjithe i shohin
Por ka te tjera, vec ti i di
S'do jesh ne gjendje te hash pensjonin
Te ngjisesh shkallet s'do kesh fuqi..

S'do kesh pretendime shume
Ashtu sic kishe kurdohere
Do ngopesh me dy ore gjume
Do pish kafe, me pak sheqer.

E gjithe kjo eshte pleqeria
Nje dite vjen, heret a vone
Mos lejo shpirtin te zere thinja
Thinjat e kokes dot si ndalon.

Kur koka te jete, e bardhe si dele
Eshte afer vdekja, vetem nje hap
Pastroje zemren nga cdo e keqe
Te ngihesh lart ne piedestal.


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.