Forumi Horizont Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)


Postuar nga MAUBERT datë 23 Qershor 2003 - 05:19:

Dy pergjigje per rrushi...

Sipas mendimit tim eshte e nevojshme qe te gjehen bazat shkencore te homoseksualizmit dhe origjina e tij,sepse nje problem nuk mund te trajtohet duke u nisur nga mesi,por merret ne teresi si i tille dhe per tu trajtuar ka nevoje per nje veshtrim si shkencor ashtu edhe psikologjik apo shoqeror.Ashtu edhe si cdo devijim psikiatrik(them se kjo shprehje do ishte e tepruar per homoseksualet,por qe sidoqofte shpeshhere trajtohen si njerez me probleme psikologjike)fillesa e nje kure apo e trajtimit te problemit fillon pikerisht nga origjina,me pas nga diagnoza psikologjike,ajo patollogjike e se fundmi krijohet skema e trajtimit te ceshtjes.Se sa homoseksualet mund t`i quajme te devijuar apo te rrezikshem per shoqerine ajo ngelet ne ndergjegjen e botekuptimin e secilit,por ai grup njerezish(qe sot eshte ne nr shume te madh)qe i quan si te tille ka nevoje ta shohe problemin pikerisht nga ky kendveshtrim.Per sa i perket asaj qe ti quan norma eshte e veshtire te flasesh,sepse nuk besoj se do gjendeshin dy njerez me te njejtin mendim per sa i perket normave.Sidoqofte disa bejne pjese ne botekuptimin e perbashket e qe jane pikerisht ato norma mbi bazen e te cilave ngrihen edhe ligjet,apo qofte dhe kushtetuta.E duke qene se nje nga normat me te shenjta e te hershme sociale eshte pikerisht familja mund te them se homoseksualizmi e cenon jashte mase dhe mund te quhet pikerisht si nje rrezikshmeri per kete norme(per shume te tjera gjithashtu po kjo eshte me e rendesishmja).E ne kete rast mund te thuhet se kjo norme cenohet tejmase nga homoseksualizmi.E si cdo cenim edhe ky nuk mund te dale nga skema e pergjithshme e trajtimit te ceshtjes.Per sa i perket pyetjes se dyte qe ti kishe shtruar nuk mendoj se lezbizmi eshte me i pranueshem,por vjen nga fakti i thjeshte se lezbizmi ekziston ne nje numer me te vogel e me te izoluar se sa gayizmi,por qe pavaresisht nga kjo homosksualizmi si term trajtohet ne teresi dhe nuk behen ndarje.Ne se me te vertete do te kishte ndarje atehere lezbiket nuk do te kishin te njejtat te drejta apo te njejtat kufizime si gay-t.Po ta shohesh cdo ligj qe del i merr te dy sekset si teresi dhe nuk ben ndarje,dmth cdo norme apo cenim e ben lidhjen me te dyja sekset e jo me nje te vetem.Shpresoj qe te kem qene sa me i qarte dhe e mirepres cdo debat apo sugjerim tendin.Dicka qe desha te shtoja,por qe nuk ka lidhje me pyetjet e bera nga rrushi eshte menyra se si shpeshhere shihen homoseksualet,e pikerisht ajo qe quhet si dukuri e lindur pra qe nuk ka te beje me fitimin gjate jetes,por me ate qe homoseksualizmi eshte i lindur nga nje mbiteprice hormonesh ka vend per shume diskutim.E para,sepse nje marredhenie seksuale eshte me teper psikologjike se sa fizike dhe e dyta a qendron vertete shkaku hormonal.Atehere perderisa nje marredhenie seksuale eshte pothuajse teresisht psikologjike eshte e pamundur qe hormonet te kene nje ndikim te madh ne kete rast.Shembulli me i thjeshte eshte pengesa qe ka cdo njeri per te kryer marredhenie seksuale me nje njeri qe nuk e terheq aspak.Ne se do te ishte fizike do te mjaftonte thjesht seksi i kundert per ta cuar nje njeri ne kryerjen e nje marredhenieje nderkohe qe realiteti deshmon te kunderten.Pra homoseksualizmi eshte nje dukuri e fituar dhe nje shembull tjeter qe e ilustron kete eshte predispozicioni qe kane femije te caktuar kur trajtohen nga rrethi qe i rrethon si nje person i seksit te kundert.Psh nje familje me mungese vajzash nga mallengjimi i te mos pasurit vajze mund ta trajtoje njerin prej djemve si vajze e eshte pikerisht ky njeri qe do jete shume me teper i predispozuar se nje tjeter.Gjithashtu nje gje qe duhet permendur eshte dyshimi qe i lind cdo njeriu per nje person me sasi normale hormonesh,por qe perseri eshte homoseksual(dhe ka shume te tille).Cfare mund te thoshim per kete njeri ne kete rast dhe per ndikimin hormonal???E aq me teper qe cdo njeri ka hormone te seksit te kundert,por shumices prej tyre as qe i shkon ne mendje nje terheqje nga seksi i njejte.Te gjitha keto deshmojne per nje dukuri te fituar e jo te lindur.E jo me kot Freud e ka trajtuar si nje problem psikologjik,pikerisht sepse nje mendim qe duhet te ekzistoje ne subkoshience merr trajten e tij me te plote ne koshience gje qe nuk eshte normale.E duke ditur qe nje problem psikologjik lind e formohet i ndikuar nga rrethi i jashtem perseri arrijme ne perfundimin se eshte nje dukuri e fituar.Do te thoshim te kunderten ne se do te ishte nje problem patollogjik,por qe deri me sot nuk eshte pare kurre si i tille.Me kaq do te doja ta mbyllja duke i lene vend debatit te metejshem...


  Gjithsej 366 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.