Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga lorie datë 01 Shtator 2005 - 21:47:

sot eshte 1/shtator/05

ne nje jave ndodhen kaq shume gjera ne jeten time. Lajme qe vijne ne koke, njerez qe duan ndihme, njerez te zemres sime qe perballen me sfidat e jetes reale cdo dite. Keta jane njerezit e realitetit-njerez qe me kembe ne toke qendrojne te forte ne besimin e tyre dhe me pasion luftojne per kauza te medha.
ku qendron ndryshimi midis njerezve qe njoh ne jete nreale dhe njerezve ne virtualitet?
Vetem fakti qe e dine se ku po shkojne , jane te sinqerte prej disfatave te tyre ,jane te hapur te pranojne qe kane gabuar dhe nuk fshihen pas marrdheniesh te kota qe ndodhin pas nje ekrani. ---kjo eshte ajo qe mua mu desh te mesoja per nje kohe te gjate.
Dikur ,edhe une fshihesha pas nje ekrani duke u kapur pas nje fjale qe tha ajo apo ai,duke sjell neper mend se c'ka dashur te shprehe ky apo duke imgjinuar si mund te jete njeriu qe ke i ke kushtuar kohe dhe deri diku krijuar njefare 'endrre' .
Cmenduri? - Une isha teper skeptike ne lidhje me kete realitet virtualiteti, derisa semundja me zuri dhe mua...
Dhe u desh kohe te merrja vesh qe rruga ishte tunel pa dalje, porte e mbyllur sepse genjeshtrat kishin bere nje pune te bukur,nje kryeveper. Dhe mund te beje investigime nga me te ndryshmet, te merrje ne telefon 411 per informacione qe doje te dije, te gjurmoje nje adrese fantazme,te paguaje US search, te kerkoje ne google dhe ne fund te dije per ate person vetem nje tip emri. Kaq/thjesht/menjehershem/ngecje/
---
Shiko nuk jam penduar asnjhere qe munda te takoj njerez me zemer te madhe npm kesaj hapesire gri, dhe qe ndoshta do takoj te tjere, por virtualiteti eshte nje big energy-leak per njerez si mua qe kane nje prioritet me te rendesishem dhe me te madh se kjo dhe qe mendojne se shoqerite me te forta dhe te sinqerta ,me te dashurat dhe te ngrohtat,me force dhe dashuri ndjellese jane ato qe i ke konstante ne jeten tende te perditshme, qe i prek, i perqafon, i puth, i shtrengon fort dhe qe s'ti merr asnjeri.


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 69 70 71 72 73 74 75 76 77 [78] 79 80 81 82 83 84 85 86 87 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.