Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 773 774 775 776 777 778 779 780 781 [782] 783 784 785 786 787 788 789 790 791 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
A e keni ndier ndonjehere veten te tepert?
Duket sikur futesh ne nje dimension tjeter,ne nje dimension i cili nuk te perket aspak.
Dhe rrotullohesh rreth hijes tende per te gjetur nje arsye qe llogjiken ta flakesh tutje por smundesh.
Ne ate moment duket sikur bota te braktis ,dhe do ta cosh ne djalle por smundesh sepse nuk eshte ajo fajtore.
Pastaj dergon me mijra here veten ne djalle,por nuk arrin kurre te ngopesh.
Dhe e ben serish ,serish gjerisa fjala lodhet dhe e sfilitur prehet mbi heshtjen.
Kam pasur gjithmon aftesine per te arritur te njoh njerzit.
Arrija te lexoja ne syte e tyre psheretimen e shpirtit dhe ushqehesha me sigurite qe vetja me falte.
Por kurre nuk arrita te njoh veten ,te pakten aq sa duhet.
Kurre nuk arrita ta kuptoj veten ,sikur ishte nje trup qe si perkiste shpirtit tim.
Vazhdoj serish te endem midis pasigurise dhe egocentrizmit tim te hershem.
A e keni ndier ndonjehere veten te tepert ?
Une sot e ndjeva...
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 773 774 775 776 777 778 779 780 781 [782] 783 784 785 786 787 788 789 790 791 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.