Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 777 778 779 780 781 782 783 784 785 [786] 787 788 789 790 791 792 793 794 795 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga diabolic datë 26 Nëntor 2007 - 23:18:



Mundohem ta fsheh deshiren time pas tymit te cigares qe kam kohe qe them se e kam lene.
Ashtu si kam lene dhe trishtimin tim te hershem pas kraheve per te gjetur nje spirale drite tek syte e tu.
Kam nevoj ti shoh ata sy dhe te flas me eren ,keshtu qe ajo te vij tek ty dhe te ti peshperisi duke lozur me floket ashtu si fshihen rrezet e diellit tek to.

...

Kam nevoj te te kem timen te pakten per nje cast dhe ta shijoj aromen e lekures tende deri sa te dehem .
Sdo kish dehje me te embel pasi do prihja dhe brengat e mia te qerpiket e tu.
Do te jetoja me copeza buzeqeshjesh qe e kaluara kerkon te ti thyej por une i ngjis me puthje deshire dhe marrezisht jetoj me to dhe ushqej dhe endren neteve te gjata pa gjume.
Mezi marre fryme dhe deshiren time e shuaj me pak trishtim qe qenia e mosqenies tende mban ne jete.
Sa cmendurisht afer dhe sa pafundesisht larg je me mua.

...

Mendjen time kaosi i ndjenjave e pushtonte
Ajo me klith se ka nevoj te degjoj fjalen tende
e cila mund te me perplas si vala drejt shkembit
ose mund te me mbroj me krahet e engjellit.
Kete bote qe ti krijove e dua porsi ty
por me flak e zjarre te marri do ta djeg per te dy
Me hirin e saj pastaj syte do te verboj
ndoshta erresira nga ndjenja do te me mbroj
Por jo gabohem jam genjeshtar i marre
ndjenja nuk mund te kete kurre varre
Aq me pak dhe aq me shume kur ndjenja je ti
Ja ku jam -jepme fryme a vritme ti e di.

...


Luan imazhi yt me spiralet e tymit te lindura nga trishtimi im qe mban emrin tend.
Porsi luan me egon time qe durimin ska njohur kurre ,fitimtar edhe ne humbje.
Kam frike nga vetja ndonjehere dhe dorezohej armet pran ndergjegjes e cila me shume me vret sesa me sheron plaget.
Por do ti kapercej pengesat e arsyes
dhe djalli ta marre nuk kam frike nese vritem a jetoj.
Ne luften per mbijetes kete ndjenje dua ta mbroj... Luan imazhi yt me spiralet e tymit te lindura nga trishtimi im qe mban emrin tend.
Porsi luan me egon time qe durimin ska njohur kurre ,fitimtar edhe ne humbje.

...


Kam frike nga vetja ndonjehere dhe dorezohej armet pran ndergjegjes e cila me shume me vret sesa me sheron plaget.
Por do ti kapercej pengesat e arsyes
dhe djalli ta marre nuk kam frike nese vritem a jetoj.
Ne luften per mbijetes kete ndjenje dua ta mbroj...



Psedikuar ...(e di vet ti )


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 777 778 779 780 781 782 783 784 785 [786] 787 788 789 790 791 792 793 794 795 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.