Forumi Horizont Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 70 71 72 73 74 75 76 77 78 [79] 80 81 82 83 84 85 86 87 88 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga Mister_DXP datë 31 Tetor 2007 - 05:55:

-------------Thirrje e heshtur


Kriset nata flakëritjesh mijra copash të papara.
Yje, yje gjithdëshirash presin thikash lartësive.
Kokën lart vështroj i mekur, por për sy kam veç dy vorra;
I verbuar paskam mbetur, si një peshk i thellësive.

Të mbaj dorën…më rri afër, më kërkon supit mbeshtetur.
Të kërkoj syrin e fjetur, drit’ e tij të më ndiçojë
Velagrisurën anije në mes deteve të mbetur,
Busullthyer e harruar horizonteve pagojë.

Thirrj’ e heshtur e dëshirës ma pret zërin ku rri kënga.
Si një shkumb’ e valëzuar kaltërsinë vjen e vret.
Fjal’ e fjetur e mëshirës petalbardh’ e hijerënda,
Perl’ e humbur thellësive ëndrr’ e endur nëpër det.

Mes vullkanesh llavëzuar hap ylberet gjer tek retë;
Herë korb pendë rënduar herë… harabel me fletë.

 

 

DXP

2007 Tetor 30 ora 8:55 mbremje


  Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 70 71 72 73 74 75 76 77 78 [79] 80 81 82 83 84 85 86 87 88 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.