Forumi Horizont | Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 70 71 72 73 74 75 76 77 78 [79] 80 81 82 83 84 85 86 87 88 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Rri pezull mbi koken time. E bute dhe e perpunueshme si nje plasteline. E marr ne duar e ngjesh , i jap formen standarte , sy, hunde, goje,veshe,duar dhe kembe. I ngjesh dhe i huazoj disa ngjyra ne te njejten kohe per ta bere me te pranueshme. Perfundimi? Nje kopje e "deshtuar" e mendimit per te hedhur "veten" perballe "vetes". Te gjej elemente te "miat" tek te "tjeret" ka qene nje fakt gjithnje nervozues per mua. Ndoshta kjo eshte arsyeja pse une grricem edhe me "plastelinen e ngjeshur "sonte.
Sapo kam kaluar disa hurtha kafeje dhe me duket sikur kafeina eshte shperndare ne qelizat e shpirtit tim si nje droge , si nje paralizues mendimesh dhe fjalesh. Gjithcka e kendshme eshte perpire nga hithtesia e kafeines dhe rrotullohet brenda zgavres se trupit si nje gjyle qe kerkon te gjeje nje vrime ku te futet dhe te zere vend. Mjekimet jane te kota. Kur te shpon "gjilpera" pambuku me alkol me pas nuk kane fare kuptim. Ashtu sikur nuk kane kuptim shperlarjet e shpirtit me Buddha bar, kur dumnate e tymit te cigares mblidhen si kapele resh te dendura me gjyle kafeine dhe presin per te vershuar mbi mendje dhe shpirt.
Jam e rrethuar nga nje qetesi gati e frikshme.Ideja qe une jam zgjuar teksa pjesa tjeter e botes fle me ben te ndihem krejtesisht e cliruar (ne nje cast) nga tunika e standarteve dhe e ngjashmerise. Ndihem e lire dhe jam e mendimit se "takimet" me te rendesishme dhe qe nuk duhen humbur me "veten" behen vetem neteve te tilla, ne keto orare "dyersh te hapura" dhe qetesie.
Ndoshta prandaj me pelqen "pagjumesia" ose "mos fjetja"!
Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 70 71 72 73 74 75 76 77 78 [79] 80 81 82 83 84 85 86 87 88 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.