Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- mikrobiologjia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10881)


Postuar nga NS-6 datë 26 Mars 2006 - 04:58:

ne kerkim te vrasesit (6)

duke perdorur ARN e vitit 1918 qe u rekuperuan u perdoren qe te perftoheshin pjese nga virusi.pjesa e pare qe donin te analizonin ishte proteina hemoaglutinina, nga e cila shpresohej qe te gjeheshin informacione se pse ishte aq i fuqishem ai virus.u vu re qe zona e HA qe lidhej me qelizat qe do infektoje eshte e njejte me nje HA gripi e formes ekskluzive e shpendeve.ne 2 kampione te vitit 1918 ajo zone lidhjeje per receptoret ndryshonte nga forma e shpendeve vetem per nje aminoacid,ndersa ne 3 te tjere ndryshonte edhe per nje aminoacid te dyte.keto mutacione qe mund te duken si te parendesishme,mund te paraqesin ate ndryshim te vogel qe i duhet nje forme te shpendeve qe te arrije te lidhet me receptoret e qelizave te gjitareve.

edhe pse eshte e vertete qe nje ndryshim ne afinitetin e lidhjes eshte i nevojshem per ti lejuar nje virusi per te infektuar nje lloj te ri qelizash,eshte e vertete gjithashtu qe kjo ngjarje nuk mund te shpjegoje tamam arsyen se pse ajo forme e vitit 1918 ishte aq vdekjeprurese.atehere u fillua te analizohej sekuenca e gjenit per te gjetur ndonje karakteristike qe mund ta lidhte direkt me ate egersi te virusit si dhe me 2 mutacionet qe njiheshin tek viruset e tjera te gripit:
njeri ishte e gjenit HA: qe te aktivizohej ne brendesi te qelizes ,proteina HA duhet te keputej ne 2 fragmente nga nje enzime e zorres ose nga nje proteaz(enzime edhe kjo) qe ofrohej nga organizmi qe infektohej.disa nentipe virale te shpendeve H5 dhe H7 kane mutacione ne zonen e prerjes ku shtohen 1 ose 2 aminoacide te rendesishme, duke bere qe HA te mund te prehet edhe nga enzima te tjera.tek pulat dhe zogjt,infeksioni perhapet ne shume organe si dhe ne ne sistemin nervor qendror,duke bere qe te kete nje numer te madh ngordhjesh.ky mutacion eshte pare tek virusi H5N1 qe qarkullon ne azi; por qe nuk u gjet tek forma e spanjolles.

mutacioni tjeter qe ka efekte te rendesishme per virulencen (egersine e virusit) u gjet ne gjenin NA (neuraminidazi) te 2 formave te gripit qe infektojne minjte.edhe kete rradhe mutacionet ishin nje aminoacidesh,dhe i lejonte virusit qe te replikohej ne shume organe dhe ne minjte e laboratorit kjo ishte vdekjeprurese.por edhe ky mutacion nuk ishte pare ne virusin e vitit 1918.duke qene se analiza nuk po nxirrje gje te re atehere u kerkua ndihma e institucioneve te tjera qe te mund te riformoheshin disa pjese te virusit qe te shifej se cfare efektesh mund te jepte ne indet e gjalla...me ane te nje teknike qe quhet "gjenetike inverse e bazuar mbi plazmide",u be e mundur qe te kopjoheshin segmente te virusit dhe te kombinoheshin me gjene te nje virusi tjeter gripi qe ekziston ne kohen tone,duke prodhuar keshtu nje virus hibrid (keto gjera do trajtohen edhe tek tema e gjenetikes kur te kapen tema si bioteknologjite ose perdorimi i terapise gjenike per semundjet).pra mund te merrej nje virus gripi dhe ti shtoheshin pjese nga virusi i vitit 1918 me kombinime te ndryshme.me pas infektohej nje kafshe ose nje ind i njeriut in vitro dhe mund te kontrollohej se cila pjese e virusit ishte pergjegjes per patogjenicitetin....virusi i spanjolles ishte risjelle ne jete edhe pse ne menyre te pjesshme...vazhdon


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.