Forumi Horizont | Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Nga Sami Frasheri: "Perhapja e Islamit" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11947)
UNITETI NDËRMJET MUSLIMANËVE
Është e qartë se për çdo gjë ekzistojnë shkaqe, e kush dëshiron ta arrijë atë, duhet t'i plotësojë shkaqet e saj. Shkaku më i fuqishëm për këtë qëllim është lidhshmëria dhe përshtatshmëria midis muslimanëve. Ne këtu nuk aludojmë në një bashkim politik, as doktrinar, sepse bashkimi politik është shumë i vështirë, kurse ai doktrinar i pamundshëm; por me bashkim kemi për qëllim bashkimin fetar dhe të sheriatit ndërmjet muslimanëve. E kjo është detyrë për secilin musliman, i çfarëdo mësimi që të jetë dhe çfarëdo shteti t'i takojë.
Sikur të krishterët, të cilët janë nënshtetas të shtetit islam, që i ndjekin prijësit e tyre në çështjet e fesë së tyre, po ashtu muslimanët të cilët janë nënshtetas të shtetit të krishterë, apo janë nën administrimin e ndonjërit nga munduesit islamë, duhet që në çështjet e fesë të ndjekin halifin e tyre legjitim, e ai është, pa mëdyshje, sulltani Osman.
Të gjitha vendet muslimane duhet të lidhin marrëdhënie të vazhdueshme dhe lidhje të fuqishme me hilafetin sunnit. Kjo lidhje është lidhje ideore dhe fetare. Për këtë nuk ka arsye dikush të bëjë probleme sepse Sheriati islam i urdhëron muslimanët që në çështjet e fesë së tyre të veprojnë sipas urdhrit të halifit të tyre legjitim. Sikur të afroheshin muslimanët në këtë çështje të ndershme, do të arrihej lidhja ndërmjet të gjithë popujve islamë.
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.