Forumi Horizont Gjithsej 56 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- nje pjese nga mendja ime... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12880)


Postuar nga NS-6 datë 26 Janar 2007 - 03:57:

trupi

U futem ne nje salle te madhe qe kishte drita te forta ne piken qendrore. U afruam tek pacienti qe ishte ne shtratin e vetme qe ishte ne ate dhome. Me qelloi te qendroja te koka. Ai nuk fliste por vetem degjonte. Nje heshtje qe te sillte trishtim...fytyra e tij fliste me shume se fjalet qe mund te thonte. Nje fytyre e mbushur me rrudha...
Nderkohe qe profesori filloi te shpjegonte,e kisha fiksuar ate fytyre dhe nuk po ia hiqja syte kur papritur degjova nje ze te zbehte dhe te ulet:
- He djale shoh qe me paske ardhur per vizite sot. Dale te te shoh njehere!!! Qeke cun i ri fare! Me duket se nuk te kane rene dhembet e qumeshtit akoma. Prit te ti shoh iher!!!
Mu duk sikur ju shtuan rrudha te tjera ne fytyre...
- Me behet qejfi se kohet e fundit sme kane ardhur shume persona. Se di pse!!!ndoshta infermjerja nuk i ka lejuar...e besoj!!!kush do te donte te shihte ne nje person ne gjendjen time...te fus friken apo jo!!!
Kishte te drejte...me pare nuk kisha pare kurre nje person ne ate gjendje!!!
- Se c'ndiej edhe pak ftohet kohet e fundit megjithse me kane mbuluar!!! Ndoshta infermjerja do te kete lene hapur dritaren. I kam thene 100 here qe nuk e duroj dot ftohtin dhe ajo prap se prape ma le dritaren hapur!!!
Ngrita syte por dritarja per cudi ishte e mbyllur...mosha ben te veten-mendova.
- Aaaa qenke edhe me shoket e tu. Shifi pak!!! te cuditshem apo jo? Asnje nuk e mendon se para tyre kane nje njeri qe po u meson dicka. Jeni te rinj dhe akoma nuk jeni ne gjendje te kuptoni po ska gje se cdo gje do mesohet me kohen...ah koha...te te them nje gje: mendoja qe gjithmone per cdo semundje kishte sherim po koha vete me tregoi se nuk eshte e vertete kjo gje...ose te them me mire qe vjen nje moment qe refuzon te marresh ilacin dhe deshiron qe semundja te te marre me vete...jo per gje po gjith ato vuajtje durohen deri ne nje fare pike por edhe durimi i njeriut e ka nje limit apo jo? Sikur ta dije cdo te thote pleqeri do kerkoje te vdisje para se te vinte. Eshte nje moshe ku kupton qe bota nuk ka me kohe per ty dhe se ka ardhur dita qe te kalosh menjane…nuk te mbetet tjeter vetem te ulesh dhe te shohesh se si gjerat ecin pa ty…kjo bote ka ecur keshtu dhe do eci keshtu…mendon se do kujtohet kush per ty e mua pas nje fare kohe ? do jemi thjesht te kujtuar ne ndonje pervjetor vdekjeje.edhe atje do na kujtojne gjate asaj drekes tipike qe shtrojne ne kujtim tonin…ndoshta do ngrejne edhe dolli ne perkujtim tonin..pffffff…sa gje e peshtire…
Ai aty eshte profesori juaj? Njeri i zoti duket!!! Ca me rrudha ne fytyre,domethene jo sa une po prap paska. E di djale ? rrudhat formohen nga vuajtjet dhe ne kete bote nuk jane qe mungojne. Pas te mbeten vetem kujtimet dhe fillon e ha veten me to!!! Kam menduar shpesh se cmund te me hyjne ne pune keto kujtime: gezimet harrohen,hidherimet te lene shenja dhe nuk do ti kujtosh me...ne fund? Asgje !!! kupton qe ke kaluar 70 vjet duke u cuar ne mengjes dhe shtrire ne darke!!! Fillove jeten duke ecur me 4 gjymtyre pastaj kalon me 2 dhe ne fund je me tre si thone ata te mocmit. Gjith ai mundim per te jetuar kete jete dhe shih si perfundon...ne nje shtrat nga ku nuk ke me fuqi te cohesh...i varur nga mjeket!!! Meqe ra fjala,ca na duhen mjeket? A thua te kete nje profesion me pa kuptim se sa mjeksia ? A na sherojne dot nga vdekja? Jo !!! Pyes veten per cfare na duheni!!!Jeni te afte te zhdukni nje elefant ne mes te cirkut...Dini vetem te mbushni njerezit me genjeshtra,i ushqeni me iluzione...…njerez qe dorezohen plotesisht per te jetuar dhe nje dite tjeter...cfare deshire pa kuptim...e per cfare te jestosh me teper? Per te shtuar ndonje kujtim me shume...pfffff…kujtime...nuk e di per cfare me duhen me!!! He me thuaj ti: a ke ndonje kujtim nga jeta jote deri tani qe ia vlen barra qirane qe ta besh mendjen te lodhet qe ta kujtosh? Se besoj ...per me teper kur pjesa me e madhe e kujtimeve jane hidherime...i kujton njehere,2 here,3....pastaj i thua jetes boll se te eshte mbushur balli me rrudha nga deshperimi. Per vete i kam hedhur ne qoshin me te larget te mendjes time dhe kane zene tym...nuk me duhen...e cfare paskemi qene!!! Jashtezakonisht te forte megjithse ka gjera qe na perkulin...te te them dhe nje gje djale dhe kete ta kesh prej meje: njerezve mos u beso shume! Do te shofesh nga cdo lloj tipi nga personi me i keq e deri tek ai qe te do perjete...keta te fundit jane shume te rralle...eshte si me kerku gjilperen klasike ne ate kashte...po e gjete mbaje fort dhe mos e le te te iki. Mund te te kerkoje edhe sakrifica kjo gje por ia vlen nese kjo gje te kembehet. Eshte ndjenje e ralle... si ta them une ty...nuk kam fjale te ta pershkruaj. Gjithsesi do vije momenti qe do te perballesh me kete ndjenje dhe do mbetesh edhe ti pa fjale… ne te njejten kohe do te hasesh me shume deluzione,do te zhgenjesh persona dhe do te zhgenjehesh nga persona...kurre mos jep dhe mos kerko borxh djale…borxhi te ndan nga familja,nga shoket,nga personat qe do…ate qe deri sot e ke mik neser te behet armik,kurse armiku po armik te mbetet...eshte me te vertete tragjike por ne fund si do qe te jete mbetemi vetem...te gjithe ikin kur ua ke nevojen...dhe ne fund te gjithe vdesim...qe me shume duket si vetvrasje... e kam pase ditur qe do mbetesha vetem ne fund dhe sic e sheh gjithcka qe fitova ka qene thjesht vite neper te cilet genjeja veten…
Kurre nuk kam dashur te bej keq por prape te detyrojne dhe ne fund e ndien veten ne faj megjithse nuk ka qene faji yt!!!

“…sic e shihni personi ne fjale ka pasur melcine e zmadhuar dhe keto zonat qe shihni ketu jane steatonekroze…me shume probabilitet e shkatuar nga marrja e nja sasie te madhe alkoli…kjo perfundon ne cirroze dhe cirroza me kalimin e kohes mund te kthehet ne kancer…”
Cfare po thote profesori yt?alkoli?ah,po,miku imi i fundit qe kam pasur…me ka ndihmuar ne situatat me te veshtira qe kam kaluar kohet e fundit…ke parasysh?kur personi qe do me shume vdes dhe femijet e tu te kthejne shpinen…nuk njoh person tjeter qe mund te me ngushelloje per ato momente…te gjithe mu larguan,sikur nuk i kisha njohur kurre…ti me kupton apo jo?Hej djale sa bote e keqe paska qene kjo. Secili tregon nje pjese te historise dhe i le vendin tjetrit...nejse jane gjera qe ndodhin...te pakten njehere...u lodha duke folur. Me duhet te qetesohem pak nese nuk e ke problem. Fundja fundit e meritoj apo jo!Faleminderit djale. Dhe hajde te me vizitosh ndonje here tjeter. Me duket se donin te me trasferonin...ne nje vend tjeter...se si ja thane emrin se e harrova...a kjo mendje e shkrete qe eshte bosh. dhe mos harro!!! Nje dite do ta tregosh ti nje pjese te historise...une thjesht te dhashe nje mesim...i shtrire ketu ne vendin tim...thjesht do te plotesosh nje hallke te zinxhirit... do te te flisja per shume gjera te tjera por besoj se do te ti tregojne edhe te tjere si puna e ime,do takosh shume,kete ta siguroj...Nese nuk e ke problem kur te dalesh fiki pak dritat se kam pak probleme me shikimin. Kohet e fundit me pelqen me shume ti mbaj mbyllur… fundja nuk eshte qe me duhen shume…kur te dalesh fik dritat te lutem…
-Kur te dalesh fiki dritat...
-Si? Ah, po po profesor.
Duke dale kthej koken edhe nje here pas...

"…Me behet qejfi se kohet e fundit sme kane ardhur shume persona…"… “Se c'ndiej edhe pak ftohet kohet e fundit megjithse me kane mbuluar…”… “…mendoja qe gjithmone per cdo semundje kishte sherim po koha vete me tregoi se nuk eshte e vertete kjo gje…”…“…sic e shihni personi ne fjale ka pasur melcine e zmadhuar dhe keto zonat qe shihni ketu jane steatonekroze…”… “…Dhe hajde te me vizitosh ndonje here tjeter. Me duket se donin te me trasferonin...ne nje vend tjeter...se si ja thane emrin se e harrova...”… “…Nje dite do ta tregosh ti nje pjese te historise...une thjesht te dhashe nje mesim...i shtrire ketu ne vendin tim...thjesht do te plotesosh nje hallke te zinxhirit...do te te flisja per shume gjera te tjera por besoj se do te ti tregojne edhe te tjere si puna e ime,do takosh shume,kete ta siguroj...”… “Kohet e fundit me pelqen me shume ti mbaj mbyllur… fundja nuk eshte qe me duhen shume…”

Fika driten dhe ne dhomen e autopsise ra erresira e ne mes te saj dallohej forma e nje trupi...qe nuk kishte folur...por heshtja e tij kishte thene mjaft...nje trup i vdekur...nje trup i heshtur...e per dy ore te tera kisha heshtur bashke me te...
Mbylla deren dhe dola jashte ku me prisnin shoket e klases,te gezuar sepse kishte mbaruar leksioni i anatomise patologjike...


  Gjithsej 56 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 56 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.