Forumi Horizont | Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Jeta shqiptare rrotullohet rreth politikes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13234)
Ka dy pika qe terheqin vemendjen.
E para fakti qe i keni kerkuar para dikujt per te shperndare fletushka politike. Ne ate cast ju keni perzier bzinesin me moralin. Zakonisht njerezit ndihmojne politikisht sepse besojne ne ate ide, dhe jo sepse duan te perfitojne para. Dhe ketu rikthehemi tek difekti shqiptar qe njerezit lidhen me politiken per perfitime (shpeshhere) dhe jo vetem per te ndihmuar nje ide ku besojne. Nje nga aresyet qe nxorren analistet per humbjen e PD-se eshte se shume njerez nuk moren feten qe prisnin pas fitores se 3 Korrikut.
Se dyti, juve shani dhe ofendoni politikanet gjithe diten. Eshte bere tashme retorike te shahen politikanet. Por ku jane keta batakcinj dhe te korruptuar? Sa njerez te ndershem mund te kete ne politike qe keqtrajtohen pa kriter? Sa persona si Gerti Bogdani mund te ekzistojne dhe ju i therrisni me epitete fyese?
Per mendimin tim ju coni uje ne te njejtin drejtim dhe keshtu nuk levizin gjerat.
Zgjidhja e problemeve duket shpesh nje loje, por mua me duket shume e veshtire. Ju kujtoni se do kishit drita po te privatizohej KESH-i, por nuk llogarisni se privati ve cmimet sipas qejfit. Nese behej privatizimi tani do ishit duke share politikanet per cmimet e paperballueshme, ose thjesht per faktin qe shiti nje pasuri kombetare. Per te mos thene qe privati duhet te investoje miliona dollare dhe te kalojne shume vite qe te sjelle dritat. Pra, zgjidhjet duhen menduar mire. Psh une kam menduar se duhet privatizuar autostrada Tirane-Durres, te behet nje rruge model dhe te kete police private qe te vene gjoba te kripura kur nuk ndez sinjalin per te nderruar korsine. Imagjino nje autostrade pa qen, pa karroca, dhe pa katunare qe te kalojne nga nje ane tek tjetra.
Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.