Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Dido° (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1327)


Postuar nga Dido° datë 24 Tetor 2003 - 14:11:

Prolog cmendurie

Prolog cmendurie




Engjejt e zinj u kthyen serish naten e kaluar,
teksa perpelitesha ne momentet e pavetedijes
nuk trokiten, hyne pa u ndier
ne heshtjen absolute te hapave qe nuk ekzistonin
me perfshine ne mantelin e tyre
plot tym dhe erresire

Krijese e heshtur e nates se cmendur
me terhoqi drejt saj
pa me pyetur, pa me dhene pergjigje
pa e vrare mendjen se buzet e mia
kishin marre ngjyren e vdekjes nga mosputhja
Dua vetem te zhdukem
ne erresire,
te fluturoj larg,
drejt nates qe dua
drejt te premtuarit tim te zi
dhe ne premtimin e tij vdekjeprurers te mund te pushoj pergjithmone....
pergjithmone....

ora 5.45 minuta.
Nje rreze drite...
hap syte dhe engjejt e zi largohen,
nuk jane me...
ti u zhduke prape si ate dite te zeze nentori....


mos me shiko qe po plakem,
kujtimet po me vrasin pas largeses
kane kaluar shume vite,
shume ore e minuta,
pritja e papritshme me sjell tek ty.
Ndoshta dikush do kete meshire per ne
e engjejt e zinj do kthehen perseri


.


  Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.