Forumi Horizont Gjithsej 90 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga Mister_DXP datë 01 Korrik 2007 - 07:30:

...........Dikush, tek bisedonim  nje dite rreth mbulimit te grave ne religione te ndryshme, me thote nje shprehje proverbiale: Eh, miku im, vetem syte nuk ka religin qe t'i mbuloje. Ata jane bere prej perendive qe ta shohin boten lakuriq... 
...........Vone, mjaft vite me vone mbasi u perpoqa shume here per te hedhur ne vargje kete profeci, munda te shkruaj vetem dy strofa, dy strofa te shkurtra...Nuk qenka e lehte qe te prekesh tabute!
 
 
............ Sytë
 
Vështomë…të thashë një ditë,
Kur rrinim pas zjarrit me miq,
Se sytë...i bënë perënditë,
Që jetën ta shkojn’ lakuriq.
 
Qerpikun, ti ulur e mbaje
Dhe fshehur nën zë diç më the.
S’kuptova, a qeshje, a qaje,
Por syrin e ndritur...s’ma dhe.
 
DXP


  Gjithsej 90 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.