Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Licensimi i Microsoft, reklama te Top Çengel. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15868)
Koncepti im ishte qe Billi do ti japi me 5 USD Shqiperise por qe ne duart e institucioneve do te figuroje shume me shtrenjte. Ndersa ti e komenton sikur do te figuroje 5 USD. Nese do koment per konceptin tend atehere mendoj se:
1. Stabilitet dhe Popullaritet jane te ndryshme. Unix, Linux, BSD kane stabilitet dhe jane falas, Windows ka popullaritet por kushtojne, shume madje. Per popullin ne institucione me mire Windows per mendimin tim, paguan shteti fundja. E di qe do thoni qe ne paguajme taksat por fundja, keshtu ecen sistemi...
2. Shume dakort qe 5 USD eshte i favorshem, vet e hodha si teze. Por dalim ne fillim... A do te paguaje shteti nga buxheti aq pak? Apo do te ndodhi ndonje pisllek ne tenderat e famshem dhe do ne taksapaguesit do te shohim qe leket e rrugeve dhe pleherave shkojne ne destinacione pa lidhje?
3. Fakultetet e Shqiperise le te promovojne sistemet operative falas nese nuk kane fonde. Sa universitete di qe kane Linux, Unix, BSD etj etj etj? Vetem Windows. Dhe pse? Sepse edhe katundaret dine ta instalojne. Institucionet nuk mund te paguajne katundare per licensa windowsi. Gjithashtu nuk kane buxhet per kesisoj punesh (instalime, ri-instalime etj) dhe si gjithmone ndodh e njejta gje. Ata qe kane nga nje kompjuter ne tavoline marrin ne cdo rast ndonje mik apo ndonje katundar me pak lek qe ti beje nje pune shkel e shko, pa llogaritur aspak pergjegjesite ligjore qe mund te krijohen ne te ardhme...
Ca pret ne nje vend ku kompania me e madhe e informatikes (Infosoft) shet PC me Windows te palicensuar?
C'te te them me teper, mund te te flas per ore te tera...
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.