Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 19 Maj 2008 - 02:21:

Bello, onesto, emigrato Australia sposerebbe compaesana illibata (1971)

Regjizor: Luigi Zampa
Aktore: Claudia Cardinale, Alberto Sordi

I gjithe filmi zhvillohet ne Australi, ku nje emigrant italian eshte ne kerkim te nuses prej disa kohesh. Ashtu si shume emigrante te tjere merr pjese ne ballo italianesh ku femrat jane te pakta dhe te shemtuara (shikoni episodin me poshte). Si perfundim lidhet me nje prift qe zakonisht gjen gra nga Italia per ti martuar me emigrante ne Australi. Titulli i filmit eshte lajmerimi qe emigranti ve per te gjetur grua.
Historia komplikohet kur emigranti genjen per identitetin e vet duke gjetur nje grua te bukur por prostitute, e cila genjen nga ana e saj mbi profesionin. Perfundimin duhet ta shikoni vete.

Fotografia e filmit le shume per te deshiruar nga ana teknike, por historia e luajtur nga Cardinale-Sordi eshte nje spektakel i vertete. Ne film dalin ne pah gjithe difektet e emigranteve, ekzagjerimet, endrrat e parealizuara kurre dhe realiteti i ulet ku jetojne. Cdo gje perkon thuajse komplet me emigrantet shqiptare sot dhe mohimin e realitetit te ulet ku shpesh jetojne. Perkon edhe kerkimi i nuses nga vendlindja, sa me e mire dhe e virgjer te jete e mundur. Perkon edhe sjellja si "vajze per shtepi" e femrave sa per te mashtruar emigrantin. Se pse ndodh kjo nuk e di, por ndoshta adhurimi i botes se jashtme ben te krijohen iluzione qe nuk mund te hidhen poshte kollaj. Ndoshta pikerisht per kete edhe emigrantet tane sot mundohen te jetojne ate "1 muaj gango" ne veren e Shqiperise per tu kthyer tek "11 muaj lango" te punes se krahut, kamarierit, etj. Ne fakt filmi ironizon hapur idene e emigranteve se nje dite do hakmerren per vuajtjet qe po heqin duke u bere te pasur e duke hapur biznese. Ideja e hakmarrjes ndaj botes se eger te emigracionit eshte shume e goditur edhe njehere.

Historia eshte unike ne shume aspekte, qofte ne lojen e vecante te Sordit, i cili nxjerr nje personazh krejt ndryshe nga filmat e tjere, qofte edhe ne pejsazhet e largeta australiane. I vetmi film qe i afrohet si histori eshte Permette? Rocco Papaleo (1971), i xhiruar thuajse ne te njejtin vit. Kesaj rradhe emigranti italian gjendet i fresket ne New York, ku bie ne kontakt me nje kulture shume te rafinuar, komplet larg kultures se thjeshte nga e cila vjen.

Ne episodin e meposhtem Alberto Sordi gjendet ne nje feste patriotesh ku te gjithe burrat kerkojne nuse. A nuk ngjan ambjenti me disa festa emigrantesh shqiptare... sidomos aty nga fundi ku fillon te kendoje njeri. Gjykojeni vete :


  Gjithsej 170 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.