Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Rajoni Verior Dhe Verilindor i Shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1747)


Postuar nga Keni datë 02 Shtator 2003 - 03:02:

Lugina e Matit dhe vargjet e Skenderbeut

Lugina e Matit shtrihet midis vargjeve te Lures dhe te Skenderbeut. Ka me teper karakterin e nje grope te madhe dhe te perzgjatur ( 35km e gjere), me reliev shume te coptuar. Pjesen me te ulet te saj e ze liqeni artificial i Ulzes, qe furnizon me uje hidrocentralin me te njejtin emer.
Vargjet e Skenderbeut perbehen nga dy vargje malore dhe shtrihen ne perendim te rajonit, nga Vau i Dejes ne luginen e Shkumbnit te mesem. Ne perendim te tyre shtrihet vargu Kruje-Dajt. Ne lindje shtrihet vargu i Skenderbeut, ne te cilin lartesohen mali i Skenderbeut, dhe Mali me Gropa( e ka mar kete emer nga gropat e shumta karstike qe ka).
Lugina e Matit ka popullsi me te shumte dhe me te dendur. Ajo paksohet drejt lartesive te shpateve te maleve te Skenderbeut, duke aritur deri ne rreth 900m. Midis qendrave te banuara, gjenden dhe tri qytetet e njesise: Burreli, Klosi dhe Uleza.
Bureli eshte i vendosur ne taracen me te larte te Matit. Eshte qender administrative e kulturore e rrethit te Matit. Prane tije ndodhet uzina e shkrirjes se kromit.
Klosi eshte vendosur ne tarracen me te ulet te Matit. Eshte qytet bujqesor, i permendur per cilesin e larte te veres dhe rakis.
Lugina e Matit eshte mjaft e permendur per kultivimin e drithrave, vreshtave, qershive, molleve etj; ne blegtori dallohet per mbizoterimin e bagetive te imta etj.
Mbi lumin Mat u ndertuan dy hidrocentrale: i Ulzes dhe i Shkopetit, te cilet prodhojne sasi jo te vogle te energjise elektrike. Ketu gjendet dhe industria nxierese e kromit e metalurgjia e tij dhe industria per perpunimin e prodhimeve bujqesore e blegtorale.



Malesia e Martaneshit, e Çermenikes dhe e Gollobordes

Shtrihen ne jug te lugines se Bulqizes.
Malesia e Martaneshit dallohet per perberjen magmatike, me te cilenlidhet minerali i kromit, per cirqet dhe liqendet akullnajor, per pasurite e shumta pyjore.
Malesia e Çermenikes, e perbere kryesisht nga terigjenet dallohet per relievin shume te coptuar kurse Malesia e Gollobordes, e perbere kryesisht nga gelqerore, ka pamjen e nje pllaje te valezuar plot gropa karstike, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara.
Popullsia ne malesine e Martaneshit, Çermenikes dhe Gollobordes eshte e pakte dhe e vendosur jo vetem ne gropat dhe ne luginat, por edhe ne shpatet e maleve. Kjo popullsi eshte kryesisht fshatare, Qytetet u formuan ne qendrat e industrise se kromit (Bulqiza dhe Krasta).
Bulqiza qytet i ri, ndodhet ne luginen me te njejtin emer. Ky eshte qyteti i minatoreve te kromit dhe i punonjesve te pasurimit te kromit; eshte qender andministrative e rrethit me te njejtin emer.
Ne malesine e Martaneshit gjenden disa miniera te mineralit te kromit. Ajo mund te quhet dhe malesia e kromit. Ne qytetin e Krastes dhe te Bulqizes gjenden fabrikat e pasurimit te ketije minerali. Krahas kesaj, ne kete malesi shfrytezohen pyet e shumta. Tokat e punueshme jane shume te pakta, vetem disa ngastra te vogla. Me e eprhapur eshte blegtoria dhe mbareshtimi i dhive.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.