Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 »
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Soneti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17703)


Postuar nga shelgu datë 14 Mars 2010 - 07:10:

Po e zgjat edhe pak me teori letersie per t'u kthyer me vone tek sonet. Duhet kuptuar qe soneti eshte ngritur mbi nje art te vertete, dhe studiohet nga shkollaret ne thellesine e tij. Ai paraqet nje art te kulluar. Poezia vete eshte nje element letrar qe kerkon te kete brenda saj muzikalitet. Soneti ndrihet mbi kete veshtiresi. Muziken ai e ka pjese organike te tij. Soneti kendohet domosdoshmerisht. Nje sonet qe nuk kendohet nuk eshte i tille, por mbetet poezi e thjeshte, e bukur ose jo, kjo eshte dicka tjeter.




Zgjedhja e fjaleve

Diksioni, apo arti i te dhprehurit ndryshon shume nga nje poet tek tjetri, ose edhe nga nje poezi tek tjetra tek i njejti poet.

Pergjithesisht poete te spikatur kane diksionin e tyre.

Diksioni poetik, ose arti poetik i fjales eshte shume me teper i zgjedhur se diksioni prozaik. Cdo fjale zgjidhet me kujdes nga peti. Ai nuk ka mundesi qe te beje gabime duke perodrur fjale te papershtatshme ne dendesine e mendimit qe mundohet te jape.
Vete poezia eshte art konciz dhe nuk le shteg per shtjellime te gjata. Tek nje roman, nje fjale e hedhur pa menduar gjate nuk bie edhe shume ne sy, ndersa ne nje poezi, ne te kundert ndofjale duhet zgjedhur, sepse ky lloj arti eshte i shkurter dhe i kursyer ne fjale.

Fjala e shkruar ne poezi, nuk eshte e thene qe te ndryshoje shume nga e folura e perditshme, por ky nuk eshte nje definicion. Poeti ka liri per qellime te caktuara te ndryshoje vendin e fjaleve ne fjali dhe te theksoje ate fjale qe ai mendon se eshte me e rendesishme.

Disa poete perdorin "diksionin formal", nje forme e ngritur e te shprehurit, e qellimte, qe le vend edhe per manipulime fjalesh te pazakonta.
Lasgushi thote "Liqeri zemerak" Shume rralle ne te foluren prozaike kapet nje fjale e tille.

Diksioni i mesem, nje forme e edukuar e te folurit, mjaft klasike.
"Te puth flokun e mendafshte". Ne te foluren prozaike shprehjet jane me direkte dhe godasin me lehte ne shenje.

Diksioni bashkebisedues.
Perdorimi i fjaleve te zakonshme, i rralle por shpesh here shume efikas tek poeti.
Driteroi eshte pikerisht mjeshter i ketij diksioni.

Denotacioni dhe kanotacioni.
I pari shpreh qellimin e vertete te fjales, pra kuptimin direkt te saj.
Psh. zogu eshte nje shpende fluturues.
I dyti shpreh nenkuptimet artistike te vete fjales.
Zogu eshte i bridhte, delikat, i dridhet zemra etj etj.

Dialekti, ose grupi i fjaleve te perdorura nga nje grup i caktuar gjeografik brenda nje kombi, perdoret rralle, por shpesh me sukses te plote.
Zhargoni, ose e folura e profesioneve te caktuara.
Psh. "nuk i zune frenat" e then kjo per dike qe i leshon fjalet pa menduar. Kjo forme perdoret shume rralle ne poezi.


  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 »
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.