Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- Fabula dhe Epitafe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18391)


Postuar nga Keni datë 08 Korrik 2011 - 07:00:

TRUMCAKU DHE PAPAGALLI

Një trumcak fluturim
Nguli kthetrat në dritare
Matanë xhamit gjithë gëzim
Papagalli foli ashiqare

“Asnjë pëndë s’paske të bukur
Shih tek mua sa ngjyra ka
Me siguri nuk je i lumtur
Kur më sheh mua gjithë sevda”

“Eh, mor papagall i ngratë
S’e dua bukurinë që ke ti
Ndaj teje them se jam me fat
Kam atë që i thonë “Liri”.

Rahu krahët e fluturoi
E la papun me pëndë në gojë .

Vlashi Fili Prill 2008


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.