Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- COCA COLA -PEPSI dhe gjitha SODAT kane alkol (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18639)


Postuar nga i_pafajshem datë 14 Korrik 2012 - 21:42:

Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRA4001


a keni a ndiheni te pakten 1%si qytetar te atij vendi,qyteti ku juve ju ka mirpritur?juve ju ka dhene shume dhe me shum sec kishim ne shqiperi.....mirnjohja mendoj se eshte gjesti me i paster human qe ne i detyrohemi kesaj shoqerie ku ne na ka pritur e jo sot te mbroj at fjalen e mocme shqiptare KALOVA LUMIN TE DHJEFSHA KALIN...sic po bejn keto grup njerezish me perkatsi fetare islame ne europe.

[/url]







Pershendetje SHKODRA4001.

Se pari do t'ju lutesha te shkruani shqip se e keni perçudnuar kaq shume gjuhen sa ndonjeri qe nuk di gjuhen e huaj qe perdorni do ngelet gojehapur.
Nuk eshte hera e pare qe lexoj shkrimet tuaja ketu dhe, te them te drejten nuk di nga ti kapesh e nga ti hedhesh. E kuptoj shume mire qe dikush, qe eshte larguar nga Shqiperia apo trojet e tjera shqiptare jashte kufijve shteterore, ndonjehere harron ndonje fjale shqip dhe ja keput si ti vije ndermend, dhe mua me ndodh, ndonese shume rralle. Por mos shkoni kaq larg, te pakten per mirenjohje ndaj prinderve dhe atyre qe keni lene pas.

Lexova nje shkrim tjeter tuajin ku ishit permallur pas Titos e nuk lini fjale dashurie pa permendur ndaj sistemit qe ai kishte krijuar ne Jugosllavi. Sipash jush ne paskeshim ngelur mbrapa bote sepse nuk u lidhem pas qerres jugosllave.

Tani po i pervesheni besimit . Nuk po them besimit fetar sepse ne shqip po te perkthehej do te shkruaja "besimit te besimit", ngaqe fjala "fé" ne shqip perkthehet besim.
Po mire more derebardhe, po ç'te keqe ka se muslimanet ngado qe vijne (jo vetem nga vendet e lindjes, edhe pse e kuptoj se kush nga vendet e lindjes ka muslimane dhe ku ju rreh çekiçi) kerkojne te respektohet besimi i tyre? Pse kerkojne britaniket dhe amerikanet nje baze te tyren ne Arabine Saudite ku grate dhe burrat te mbajne pantallona te shkurtra dhe mos te mbajne ferexhene si e mbajne sauditet? Apo njeri eshte britanik dhe tjetri musliman nga Kosova, Maqedonia, Bosnia apo Shqiperia? Mos ju mungon gje vetebesimi dhe po u futeni me koke paçavureve te vendit ku jetoni ?
Or mik, respektoje tjetrin por mos hidh poshte tenden per ti bere qejfin atij. Ju , doni apo s'doni jeni pjese e ketij vendi dhe sado te perpiqeni nuk e fshini dot. Mirenjohes mund te jeni, por mos e kaloni cakun. Po kujtoj nje fjale tjeter popullore "Ç'do gje ka nje kufi".
Po e kuptuat ku e kam fjalen, ne rregull, neqofte se nuk e keni kuptuar mund te qendis nje çarçaf tjeter.

Ah, dhe nje diçka qe me shpetoi ne fillim. Une thjesht e kam marre kete shkrim ashtu si e keni shkruar, antishqiptar nuk e marr sespe dhe antishqiptaret nuk shprehen ne kete menyre. Thjesht per mua eshte padituri, pa dashur te fyej askend.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.