Forumi Horizont Gjithsej 63 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Krijime nga une (Vitore) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2505)


Postuar nga Vitore datë 09 Tetor 2003 - 21:56:

Shelegjet lotues..

Pa krenarine e lertesise
Pa forcen e ashper te shelgut te lashte
Pa trungun e trashe
pa deget e gjata
Pa gjethet dy ngjyreshe poshte e larte
Pa ferferimen e fleteve te ashpra
Pa kengen e zogjve, pa folete e tyre
Shelgjet lotues qajne..
Lotet curg
Lotet u bene dege te varura poshte
Lotet u bene gjethe me gjak shume
Lotet u bene strehe e dashurise
Lotet u bene krip per puthjen e pare
Lotet u bene trung i bute artistik
Lotet u bene fidan i mrekullise..
Shelg lotues
Dicka midis drurit dhe lules
Nje jete midis tokes dhe qiellit
Zjarr i brendshem turbullues
I turperuar prej djellit..


  Gjithsej 63 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.