| Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Kosova (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3862)
Viset kodrinoro-malore te Rrafshit te Dukagjinit
Viset kodrinoro-malore te Rrafshit te Dukagjinit perbehen nga Podgori i Pejes, Hasi, Llapusha, Podgori i Prizerenit, Rugova, Opoja dhe Gora.
Podgori i Pejes perbehet nga shpate malore dhe pjesa skajore e fushes se Dukagjinit. Dallohet per pjeresine e madhe te reljevit dhe per siperfaqet e zhveshura nga erozioni. Ndertohet nga gerqelor ne pjesen malore dhe terrigjene ne pjesen fushore. Me ritjen e lartesise temperaturat ulen, kurse sasia vjetore e reshjeve ritet. Pyjet zene 51% te sip., pastaj vijne kullotat me 20% dhe tokat e punuara me 14% te sip.
Ekonomia e kesaj zone eshte bazuar ne shfrytezimin e pyjeve per industrin e perpunimit te drurit, te kullotave per blegtorine dhe te tokave te punuara per bujqesine. Ne te jeton afersisht 1/10 e popullsise se rajonit. Qendra kryesore e Podgorit te Pejes eshte Istogu (6100 banore), me funksione administrative. Dallohet per industrine e zhvillimit te drurit.
Hasi shtrihet ne perendim, midis luginave te lumenjve te Erenikut e te Drinit te Bardhe. Pjeset me te uleta jane pergjat rafshinave, kurse me te lartat, ne malin Pashtrik. Ndonese me reshje reelativisht te shumta (900 mm) dhe prane lumenjve (Ereniku, Drini i Bardhe), ne Has ndihet mungesa e ujit.
Mbizoterojne pyjet, por ato nuk jane cilesore dhe nuk kane rendesi industriale. Ka pak sip. me kullota e shume me pak toka te punuara. Hasi ka 27 fshatra me gati rreth 21000 banore. Qendra kryesore eshte Zymi (2000 banore).
Llapusha (547 km²)shtrihet midis lumit Drini i Bardhe ne perendim dhe lumit Klina. Ne lindje kufizohet me Drenicen. Reljevi eshte i coptuar, me male dhe lugina te thella te degeve te Drinit te Bardhe. Rjedhje siperfaqsore jane te pakta per shkak te mbizotrimit te gelqeroreve. Eshte rajon me pyje shkurresh, me pake siperfae te punuara dhe shume me pake kullota. Llapushka ka ne popullsi prej 60000banoresh. Me shume se 80% e popullsise merren me ekonomi bujqesore. Qndrat kryesore te saj jane: Klina dhe Malisheva.
Podgori i Prizerenit (147km²) shtrihet ne jug te rafshit te Dukagjinit dhe perfshin nje zone te ngushte prej Prizerenit deri ne Malin e Cerraleves. Ai ka 34 vendbanime. Kushtet e favorshme te klimes dhe perberja e tokave kane lejuar kultivimin e siperfaqeve te medha me hardhi dhe perm frutore ne pjesen perendimore, kurse ne pjesen lindore jane te zhvilluara blegtoria dhe bujqesia. Ne kete zone mbizotron popullsia shqiptare. Ketu jane zbuluar gjurme gjurme te vendbanimeve ilire qe deshmojne pranine e tyre qe ne kohe te lashta.
Podgori i Prizerenit, me qafen e Dules, Rafshin e Kosoves, Prizerenin e Drinin e Bardhe, ben lidhjen me te shkurter me detin Adriatik. Ne Podgorin e Prizerenit jetojne 14000 banore. Qendra kryesore eshte Theranda, ku eshte zhvilluar industria e gomes dhe e pijeve jo alkolike.
Rugova (200km²)shtrihet ne pjesen e siperme dhe te mesme te lumit te bistrices se Pejes. Mbizotrojne formacionet gelqerore, ne te cilat jane zhvilluar proceset karstike. Eshte teritor malor, me lartesi mbi 1000m . Neper kete territor kane thelluar shtratin e tyre Bistricai Pejes (dega e Drinit te Bardhe) dhe deget e saj. Kallohet per relievin e copetuar dhe me forma te shumta akullnajore. Klima eshte malore. Temperatura mesatare e janarit eshte -6°C kurse e korikut 18,1°C. Mesatarisht bien 1146mm reshje ne vit. Shpatet e maleve jane te veshura me pyje, kurse pjeset me te larta, me livadhe.
Ndon se dallohet per shtimin e larte natyror popullsia e tij zvogelohet, per shkak te shpernguljes ne pjeset e tjera te Rafshit te Dukagjinit. Ne 13 fshatrat e Rugoves jetojne vetem shqiptare qe arijne rreth 25000 vete. Fshatrat jane te tipit te shperndare. Popullsia meret me blegtori e pylltari dhe shume pake me bujqesi.
Bukurite e shumta natyrore, sic jane Gryka e Rugoves, ujvarat ne Bistricen e Pejes, shpellat, liqenet malore, bota e larmishme bimore dhe shtazore, i kane dhene mundesi te vleresohet si vend turistik.
Opoja dhe Gora (435km²) gjenden ne skajin jugperendimor te Kosoves. Perbehen nga formasione gelqerore dhe terrigjene.
Opoja ka reljev te coptuar me forma te shumta dhe lartesi mbidetare 800-1300m. Temperatura mesatare vjetore eshte 8-10°C, kurse sasia e reshjeve 1000mm. Mbizotrojne kullotat, qe shtrihen ne mbi 50% te siperfaqes. Blegtoria eshte veprimtaria kryesore ekonomike. Prodhimi kryesor eshte djathi i njohur i Sharrit.
Gora perfshin hapsiren malore midis Opojes dhe maleve ne kufi me Maqedonin. Relievi i larte malor, i modeluar nga veprimtaria akullnajore, me lugina te thella te lumenjve, e bejne Goren shume te vecante ne pamjet e saj natyrore. Klima eshte mjafte e shendeteshme malore, me temperatura mesatare te janarit nga -4 deri -8°C dhe te korikut 10-16°C. Reshjet i kalojne te 1000mm. Pjesa me e madhe e territorit te Gores eshte mbuluar me kullota. E vetmja veprimtari ekonomike e popullsise eshte blegtoria, sidomos ajo e dheneve. Opoja dhe Gora kane nje popullsi rreth 35000 banore. Qendra kryesore eshte Dragashi, me funksione administrative, ku eshte zhvilluar industria e tekstilit.
| Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.