| Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Ekonomia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=759)
Industria e Rajonit Perendimor te Shqiperise
Rajoni Perendimor eshte dhe rajoni industrial me i zhvilluarne Shqiperi. Ketu gjenden te gjitha deget e industrise se rende, te lehte dhe ushqimore.
Ne te vertet rajoni nuk ka shume pasuri nentokesore, si disa rajone te tjera te trevave shqiptare. Ky rajon dallohet kryesisht per rezervat e naftes, gazit natyror dhe qymyrgurit, keshtu qe ne zhvillimin e tij industrial kane ndikuar me shume disa faktore te tjere, si: fuqia e madhe punetore, afersia me portet detare, transporti me i zhvilluar etj.
Po cilet jane deget kryesore te industrise ne kete rajon?
Nder deget me te rendesishme te industrise ne kete rajon:
1. Energjitika, e cila perfshin industrine e naftes dhe te gazit natyror, industrine e qymyrgurit dhe industrine e prodhimit te energjise elektrike.
2. Industria e rende, e cila perfshin: metalurgjin, industrin mekanike dhe ate kimike.
3. Industria e drurit e letres dhe e materialeve te ndertimit (cimento, tulla, tjegulla etj.)
4. Industria e lehte (tekstile dhe e lekure-kepuceve) dhe ushqimore (e mjellit, vajit, pijeve etj).
Keto dege u zhvilluan sidomos mbas clirimit te vendit e deri ne vitin 1990, kur industria cilesoheh si dega me e rendesishme e ekonomise. Ne keto vite, ky ishte i vetmi rajon ne Shqiperi qe cilesohej si rajon industrial. Kjo do te thoshte, qe ne zhvillimin ekonomik te rajonit, peshen kryesore te prodhimit e jepte industria. Por nje zhvillim i tille nuk mund te vazhdonte pas 1990, kur ekonomia ne Shqiperi filloj te privatizohej. Industria dhe sidomos ajo e renda, nuk mundi te privatizohej, sepse teknologjia e saje eshte e prapambetur. Prandaj shumica e objekteve te saj, sot gjenden te mbyllura ose te shkateruara. Nderkoh jane ngritur objekte te reja, sidomos te industrise se lehte dhe ushqimore, per prodhimet e te cilave ka nevoje sot tregu.
Si eshte e shperndare kjo industri ne kete rajon?
Industria eshte e shperndare pothuaj ne te gjithe rajonin, por nderkohe dallojme edhe qendra ose zona te vecanta industriale brenda tij. Keshtu zona Tirane-Dures-Elbasan cilesohet si zona me e rendesishme industriale e ketij rajoni dhe ne gjithe Shqiperine. Ne kete zone ndodhen dhe objektet me te medha te degeve me te rendesishme te industrise, si: industria e ndertimit ose riparimit te makinerive, metalurgjia e zeze dhe e ferokromit, industria e drurit, industria e materialeve te ndertimit ku dallohet ajo e cimentos, si dhe industria e lehte dhe ushqimore ecila eshte kudo ne kete zone etj.
Nje zone tjeter industriale ne kete rajon gjendet ne pjesen jugore te rajonit, ku eshte zhvilluar industria e naftes dhe e gazit natyror, si dhe ajo kimike. Qendrat me te medha te naftes dhe te gazit natyror jane: Kucova, Patosi, Ballshi, Visoka, Gorishti etj. Kurse per industrine kimike dallohet midis te tjerave Fieri, me prodhimin e plehrave kimike dhe acideve.
Ne pjesen veriore te rajonit dallohen si qendra industriale: Shkodra per prodhimin e telave, makinerive, kepuceve, cigareve etj.; Laci, me Kombinatin Kimiko-metalurgjik dhe fushe-Kruja per prodhimin e cimentos.
Si parashikohet e ardhmja?
Industria eshte ne pjesen me te madhe te saje e bllokuar, por e ardhmja e saje duket e mire. Tradita e me pareshme e rajonit ne kete fushe, numri i madhe i popullsise qe kerkon pune, nevojat per prodhime te ndryshme industrialel etj., jane faktor qe do ta nxisin zhvillimin e industrise ne kete rajon. Ne ndryshim nga e kaluara, ajo nuk do te jete me industri e rende, por do te zhvillohet me teper industria e lehte dhe ushqimore, per te cilen ka me teper nevoje popullsia.
Vitet e fundit po tregojne se rendesi te vecante per kete rajon do te kene dege te tilla te ekonomise, si: tregtia, transporti, turizmi etj. Kjo lidhet me nevojat qe ka popullsia e shumte ne kete rajon per t’u ushqyer, per te levizur dhe per te kaluar kohen e lire. Duke patur nje vije bregdetare me gjatesi mbi 200km e me plazhe te shumta e te njohura, si Durresi, Vlora, Shengjini, Divjaka, Velipoja, Saranda etj., rajoni ka prespektive mjafte te mire per zhvillimin e turizmit.
| Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.