Forumi Horizont | Gjithsej 28 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=118)
-- A duhet te konsiderohet mesatarja per pranim ne Universitet ne Shqiperi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8027)
Me duket shume interesante kjo teme sepse eshte nje nga plaget qe ka minuar cilesine e edukimit ne Shqiperi... Te kete apo jo mesatare korrupsioni do te ekzistoje edhe pse nese ka mesatare ai fillon qe ne nivelet e gjimnazit..
Dje ministri i ri i arsimit Luan Memushi ne nje prononcim per shtyp deklaroi se po merret ne shqyrtim kjo ceshtje dhe rezultatet do dalin brenda ketyre dy muajve...
Problemi per mua ketu nuk eshte mesatarja por psikologjia e notes qe eshte ngulitur ne mendesine e cdonjerit... Kjo fillon qe nga ambjenti familjar qe rralle shqetesohet te dije per formimin e vertete te femijeve po kenaqet me nje tufe deftesash ne fund te cdo cikli ku ne te vertete shpesh ka vetem shenja apo tregues jo reale te nivelit.. Shume nxenes te gjimnazeve shqiptare gjenden ne fund te ciklit 4-vjecar me nje rremuje datash emrash apo formulash pa asnje lidhje logjike tek e fundit dhe nuk dine nga tia nisin si te japin nje opinion analitik apo kritik rreth nje fenomeni apo ceshtje vetem e vetem per te mos shkelur ne kallo apo per te mos dale nga kornizat ku i kane drejtuar mesuesit e tyre. Ne menyre te tille ato nuk rrezikojne NOTEN...
Mendoj qe mesatarja nuk zgjidh asgje
Ketu do te duhej nje revolucion ne te gjithe sistemin arsimor..
Gjithsej 28 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.