Forumi Horizont Gjithsej 58 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- "uNe dhe "tI" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1026)


Postuar nga i_lire datë 20 Gusht 2003 - 00:04:

hahahaha
e more bucs
shoku im
te lumte dora
edhe goja.
fort tamam e ke gjet
vetem se labet s'me pelqejne.
foton une per anden e ndrrova
se ajo fort me ngau
k'shu qe vura kete tjetren
ku m'kane dale veshet.
uroj une andes ti pelqeje
se nje tjeter duhet me gjet'
por s'eshte kollaj te besh femije
se kerkojne buke perdite.
Keni ka humbur fare
ndersa Lorie s'do ta ngacmosh
white po s'dihet si gjithmone
vetem une dhe ti
jemi ketu duke pire.
Une po shof nje here rrotull
se mos gjej ndonjerin
prej veshi do ti kap
nje fjale do ja them plot marraz.
Ne te dyve na kane harruar
rrine bredhin e luajne.
Ika une nje here, se mos gjej dhe anden
me ndonje vend,
se makinen ti me dhe
per te hequr mjekren nje here
e jam bere pellumb me dy flete.



(asgje personale, por s'me pelqejne labet, s'kam c'bej, mos te ofendohet njeri.)


Postuar nga lorie datë 20 Gusht 2003 - 01:36:

e mo liri ja ku erdha prape
s'ju kemi braktisur mos u bej merak
bashke do luajme dhe bashke hame pica
birre pijme dhe hame gorrica
ky form na beri shok per koke
ja dhe keni sikur ka ardhur mos u shqeteso kot
dhe do dalim me bucsin dhe white
do ti marrim prape klubet me rradhe
mos u merzitni miqte e mij
une juve ju kam,pa ju dot s'rri
se kur merziteni ju
merzitem dhe une
keshtu na doli kjo pune
kam nje ide
a luajme bowling sot
dhe bejme xhiro me makine
ashtu kot
se s'jam ne humor te mire
jam zgjuar keq ,qe pa gdhire


Postuar nga i_lire datë 20 Gusht 2003 - 02:41:

Mire se erdhe Lorie jone
se malli per ty Kenin e mori.
Bucs shpare per ty me pyeti,
por une i thash - se kam pare,
por ti ja ku erdhe ketu mes nesh
per nje pare muhabet.
Ju pres ne 8 tek vendi
se bowling do Lorie te luajme,
ejani qe te gjithe,
se loja jone eshte per miqte.
Une birrat do qeras,
Bucs lojrat do paguaj,
Lorie embelsirat do mbaroje
se shume ajo i do.
Ore white leri gocat
por lojen v'rej,
se Keni ty po te pret.
Makinen e madhe e kam une
prandaj t'gjithe do shkojme
xhiro me te do bejme,
neper bulevarde e rrugica
te peste do kendojme
e makina do fluturoje.
Dyert e diskos hapur jane
dhe ne atje do kercejme
plot fuqi e energji
tok te peste duke ulerire.
Ne fund te dites
Lorie vetem duke qeshur do rri.


Postuar nga lorie datë 20 Gusht 2003 - 03:12:

rrofsh o liri ,shoku im
se me bere te buzeqesh serish
ku jeni ju keni,bucs dhe white
e kemi lene ne 8 te dalim bashke
te bejme te gjithe nje gare
te shohim kush do dale i pare
picat ,birrat do paguajme
une cheese cake do gatuaj
do thyejme ca pjata sic bejne greket
do ti bejme tas pus leket.
hajdeni o miqte e mi
ju ftoje tia kalojme mire


Postuar nga Keni datë 20 Gusht 2003 - 03:23:

Me falni o miqt e mi
po une do ri ne shtepi
ca dit pun kam ne pc
por do kthehem perseri

Pershendetje nga keni te gjith, lori, i_lire, wihte, dhe bucs.


Postuar nga BUCS datë 20 Gusht 2003 - 18:47:

Te me falni edhe mua
qe dot nuk erdha te luaj
mos kujtoni se harrova
makinen karambolova
pa ecja shpejt edhe nxitoja
juve qe t'ju takoja
perpara me doli nje lepur
qe une do doja ta haja te pjekur
po me erdhi keq dhe devijova
dhe parakolpin e copetova
xhamit desh ja futa me koke
po airbag sme la ne balte
viu viu(sirenat)policia vjen
lemsh e li mua me gjen...
po cju merzise me kto gjera
shyqyr thua qe mire u bera
Nje urim kemi per te festuar
me birra e pica kemi per t'ia valuar
se I_lire e Lorie u bene moderatore
qe te dalin me shpate ne dore
qe te mirembajne kete forum
qe nuk na le te fleme gjume.
hajde pra me krah te lehta
edhe me kembe te shpejta
punen mire t'ia kaloni
dhe ne t'mos na harroni
prap miq daum te jemi ne
qe t'ia kalojme ne hare
ah se per pak harrova
pjesen time do ta doja
te kekut qe Lorie gatoj
doren e saj qe ta provoj
me thane se ishte bere i mire
gishtat per te lepire
Ja pra shoke edhe nje here URIME
tani po iki ne punen time.

URIME URIME URIME


Postuar nga white_genius datë 20 Gusht 2003 - 20:42:

e paskeni shtruar sofren shqiptare...
hajde popullull hani se eshte pa pare
nga nje birre per te gjithe ju..
pijeni me eks se ashu ju du
nje chin chin per kete temen
mos jua thafte zoti penën
cdo sofer e ka nji kengetar
edhe une kenges po ja marr

Citim:
Mon rari..moj rakia bukuroshe..
qe na con qoshe me qoshe

hani pini se sna shef njeri
jena bo grup lemeri..
po vejm edhe met begen ne tv.
kush do me qesh le te vij
un e BUCKS po i fusim i tavell per qefin tuaj
kush do me bo tifozllik bujrum le ta luaj.
ika iher se kom nja do pun. si gjithmon..
ju premtoj do vij me vone.


Postuar nga lorie datë 20 Gusht 2003 - 20:56:

more bucs me vjen keq
se c'paske heq
ngaqe ishe i uritur
doje te haje lepur
dhe harrove qe ishe ne makine
doje te arrije me shpejtesi
ne te pritem,u shqetesuam
c'u be bucsi-menduam
ti hic s'po beheshe i gjalle
kur bie telefoni matane
policia na lajmeron
thote ta shohim shokun tone
me vjen keq more bucs
se pjesen e kekut s'ta ruajtem dot
por mos u merzit aspak
per ty do bej nje prape
qe te behesh mire ,te sherohesh shpejt
dhe ta festojme ne
per detyren tone te re
faleminderit per urimet shume
se ishin mjalte ,si lume
do ta festojme do shkojme ne pube
do hame torta me tri kate
do blejme pica,pjekim lepur
se mos fiksim te ka mbetur
hajde pra miqte e mi
ne te tre dhe bucsi keter
white 5, te gjithe ne
ne mblidhemi dhe e festojme
liri urime qe u bere moderator
dhe ti keni shoku im
te lumte se je trim
faleminderit per ate urim.

hajt tung


Postuar nga i_lire datë 21 Gusht 2003 - 06:20:

Qeka mbledhur grupi gjithe
por nga Keni s'po dime hiç,
i zene me pune eshte ai.
Bucs mos u ndaj ti nga ne,
se neper gropa bjen.
Po s'ka gajle - mos u merzit
Lorie kekun per ty do e beje
do e qaje me lot
e ti do lesh thonjte.
Urimet e tua une i mora,
mik i dashur mos harro
se ne rrezik e ne nevoje
gati ketu na ke gjithmone.
Urime dhe Lorie,
se puntore eshte ajo
e duart si pushojne.
Punen ta kryesh me qef
po gjithashtu edhe me nder,
ne te dy shoke jemi
bashke do punojme
forumistat te ndihmojme.
Sonte qerasim une e Lorie
me konjak e me fernet
do pijme gjithe naten per lezet.
White hajde dhe ti,
se qyl do hash perseri.
Kenit po ja coj teken ne shtepi,
se eshte mbyllur si Cerçiz.
Pra keshtu miqt e mi,
te gjitheve po ju ftoj te pime,
te defrejme e te kercejme,
te ulerasim e bertasim,
te shetisim e te kendojme,
per nderin tone te gezojme.

(Du Nuse Une Bucs, m'ke gjet' gje?)


Postuar nga lorie datë 21 Gusht 2003 - 08:39:

haha

he more liri qenke ne hall
dashke nuse mor djale?
gjithe surpriza je mo njeri
po mire prape me shkese ti?
s'hoqe dore nga mbleseria
deshe ta aplikoje dhe tek pleqeria?
me lakanderin bashkepunetor
te dy jeni me mision.
hajt per mbare qofte
c'te te them une
gjesh nje nuse te mire shume.

ha


  Gjithsej 58 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.