Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Diagnoze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10468)


Postuar nga vanesajaems datë 14 Shtator 2007 - 04:47:

ns-6 dhe parafolsit ..faleminderit per  opinionet tuaja por problemi mori zgjidhje nga nje pergjigje skanografie...gjithsesi faleminderit dhe ju uroj gjithe te mirat... 


Postuar nga NS-6 datë 09 Tetor 2007 - 03:56:

nje femije 3 vjec paraqitet ne DayHospital per nje problem me urinimin. nena e tij tregon qe kerkon tia heqe panolinat por nuk e ben dot sepse gjate nates femija urinon shume. ne mengjes ndonjehere e shef si te zbehte. ne ekzaminimin objektiv femija paraqitet i dehidratuar!

Hipoteza?cfare informacionesh do ju duheshin me teper per ta inkuadruar situaten?si mund te verifikohen?cfare mund te prisni ne analizat qe do te beni?

p.s: une nuk ja kam pergjigjet ketij rasti!thjesht dua te di se cilat mund te jene hipotezat e mundshme dhe si mund te vertetohen ose te perjashtohen!


Postuar nga Mister_DXP datë 09 Tetor 2007 - 05:59:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
nje femije 3 vjec paraqitet ne DayHospital per nje problem me urinimin. nena e tij tregon qe kerkon tia heqe panolinat por nuk e ben dot sepse gjate nates femija urinon shume. ne mengjes ndonjehere e shef si te zbehte. ne ekzaminimin objektiv femija paraqitet i dehidratuar!

Hipoteza?cfare informacionesh do ju duheshin me teper per ta inkuadruar situaten?si mund te verifikohen?cfare mund te prisni ne analizat qe do te beni?

p.s: une nuk ja kam pergjigjet ketij rasti!thjesht dua te di se cilat mund te jene hipotezat e mundshme dhe si mund te vertetohen ose te perjashtohen!



 

 

Diabetes insipidus


Postuar nga MARSMED datë 09 Tetor 2007 - 17:37:

NJE KOMPLIKACION I PAZAKONTE I KOLONOSKOPISE.

NJE 69 VJECAR VJEN NE URGJENCE ME NJE HISTORI 3 DITORE  DHIMBJE NE FOSEN ILIAKE TE MAJTE DHE NE REGJONIN LUMBAR TE MAJTE.DHIMBJA KISHTE FILLUAR 36H PAS NJE KOLONOSKOPIE QE KISHTE BERE ,KOHE NE TE CILEN ISHTE DIAGNOSTIKUAR ME NJE DIVERTIKULOZE EKSTENSIVE.KISHTE BERE POLIPEKTOMI(ADENOME TUBULARE MESATARISHT DISPLAZIKE E SIGMOIDES).
NE MOMENTIN E PREZANTIMIT NE URGJENCE KISHTE
TAKIKARDI 110/MIN
TEMPERATURE 38.2
ERITEME DHE EDEME E REGJONIT INGUINOSKROTAL TE MAJTE ,DOLOROZ NE PALPIM.
ABDOMENI NE PERGJITHESI I BUTE DHE JO DOLOROZ NE PALPIM.
TE DHENAT LABORATORIKE NORMALE ME PERJASHTIM TE
KREATIN KINAZES 387 U/L (NORMA 0-170)
INR   1.4
FIBRINOGJENI 6.4 g/L  (NORMA 1.5-4.5)

CILA ESHTE DIAGNOZA E KETIJ KOMPLIKACONI TE RRALLE TE KOLONOSKOPISE???


Postuar nga NS-6 datë 10 Tetor 2007 - 04:54:

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP


 

 

Diabetes insipidus



perpara se te jap nje mendim per rastin qe ka permend MARSMED po shtoj disa gjera per ate rastin qe permenda me siper.

DXP,hipoteza qe ke dhene qendron plotesisht me paraqitjen e rastit (dhe mendoj se eshte ajo me e mundshmja).pyetja e rradhes,si do mund ta verifikoje kete hipoteze me analiza te ndryshme?

hipoteza te tjera qe me vijne ne mendje jane edhe diabeti melit qe jep nje urinim te ketyre dimensioneve si dhe nje malformim te aparatit urinar qe do qendronte si hipoteze me moshen qe ka femija. infeksionet do ti perjashtoja direkt per faktin se nuk ka treguar temperature ose djegje gjate urinimit.gjithsesi,per te qene te sigurte,mund te shtojme edhe nje analize bakteriologjike te nje kampioni urine. mundesine e nje malformimi do ta perjashtoja me ane te nje ekografie qe eshte ne gjendje ne menyre te mjaftueshme per ta bere kete gje. per mundesine e diabetit do pyesja nese prinderit e femijes jane diabetike ose nese ka ne familje ndonje diabetik,pastaj do ta perjashtoja me ane te analizave te gjakut, matjes se hemoglobines se glikosiluar si dhe me matjen e glukozes ne urina.nese keto japin nje dyshim se mund te jete kjo hipoteze,atehere mund te provohet testi oral i glukozes per diagnozen.

per rastin tjeter,fakti qe personi ka temperature,fibrinogjen te larte direkt na ben te themi qe ka nje infiamacion qe mund te jete pasoje e nje traume te pesuar nga kolonoskopia ose i nje infeksioni serish si pasoje e saj. nje rritje e kreatin kinazit me ben te mendoj me shume nje traume,duke qene se rritet ne raste te tilla (ne kete rast nuk ka qene nevoja per te permend izotipet sepse mendohet qe e gjithe prejardhja eshte nga zona e infiamuar ) qe pastaj mund te kete degjeneruar ne nje abshes (me korregjoni nese termi eshte gabim) qe do shpjegonte edhe temperaturen,dhimbjen (kjo vete rezistencen ne palpim) dhe treguesit e larte te infiamacionit...disi ne dyshim me le eritema dhe edema e zones...

kjo me vjen ne mendje per momentin!


Postuar nga Mister_DXP datë 10 Tetor 2007 - 06:12:

Cod. A10102007

[QUOTE]Po citoj ato që tha NS-6


[B]DXP,  hipoteza qe ke dhene qendron plotesisht me paraqitjen e rastit (dhe mendoj se eshte ajo me e mundshmja).


.....................
...hipoteza te tjera qe me vijne ne mendje jane edhe diabeti melit qe jep nje urinim te ketyre dimensioneve

1- Diabeti i sheqerit, apo Diabetes Mellitus Nuk ka urinime te kesaj natyre. Poliuria, apo urinimi ne sasi te madhe tek kjo semundje vjen vetem atehere kur ka filluar albuminuria. Poliuria e hyperglicemirse, pra ajo ozmotike eshte e nje sasie me te vogel dhe nuk jep kurre dehidratim. nund te jape tharje goje por jo dehidratim.

 si dhe nje malformim te aparatit urinar qe do qendronte si hipoteze me moshen qe ka femija.

2-  Absolutisht jo. Malformimi eshte qe ne lindjen e femijes dhe nuk pret sa te behet femija tre vjec dhe pastaj te filloje poliurine deri ne dehidratim????

infeksionet do ti perjashtoja direkt per faktin se nuk ka treguar temperature ose djegje gjate urinimit.gjithsesi,

3- Plotesisht ne nje mendje me ty

per te qene te sigurte,mund te shtojme edhe nje analize bakteriologjike te nje kampioni urine.

4- Kjo eshte per te rrjepur inshurancen

mundesine e nje malformimi do ta perjashtoja me ane te nje ekografie qe eshte ne gjendje ne menyre te mjaftueshme per ta bere kete gje.

5- edhe kjo... jemi qe jemi hajt t e marrim edhe ca para

 per mundesine e diabetit do pyesja nese prinderit e femijes jane diabetike ose nese ka ne familje ndonje diabetik,pastaj do ta perjashtoja me ane te analizave te gjakut, matjes se hemoglobines se glikosiluar si dhe me matjen e glukozes ne urina.nese keto japin nje dyshim se mund te jete kjo hipoteze,atehere mund te provohet testi oral i glukozes per diagnozen.

6-Kjo pjese eshte per note te mire. Kur fillon dhe ben diagnozen diferenciale i tregon prefesorit qe di disa semundje dhe jo vetem ate qe ka pacienti lol Mos harro qe profesori ka qene vete student dhe i di keto truke

Respekt

DXP


Postuar nga NS-6 datë 10 Tetor 2007 - 21:50:

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP


1- Diabeti i sheqerit, apo Diabetes Mellitus Nuk ka urinime te kesaj natyre. Poliuria, apo urinimi ne sasi te madhe tek kjo semundje vjen vetem atehere kur ka filluar albuminuria. Poliuria e hyperglicemirse, pra ajo ozmotike eshte e nje sasie me te vogel dhe nuk jep kurre dehidratim. nund te jape tharje goje por jo dehidratim.




diabeti mund te jape dehidratim nese poliuria eshte e theksuar. gjithsesi,sic the ti poliuria do paraqitet vetem atehere kur kalohet limiti i thithjes ne veshka (170 mg/dl nese nuk gabohem)kur fillon te paraqitet glukoze ne urine (glikosuria). normalisht qe ketu pyetjet qe do ti beje nenes do ishin themelore per ta konsideruar kete mundesi ose jo.

per malformimin ke te drejte,simptomat duhet ti jape me para. keshtu qe nuk ka arsye pse te kerkohet eko.edhe analiza bakteriologjike,ne mungese te shenjave dyshuese do te ishte nje shpenzim i tepert dhe qe nuk do vlente per asgje

te falenderoj per kritiken e hipotezave qe dhashe

atehere,qendrojme tek hipoteza jote. cfare do kerkoje si analiza,pak a shume cfare pritet per te verifikuar kete mundesi?

p.s: hipotezat jane per tu provuar,keshtu qe tjetri (qe mund te arsyetoje edhe me mire ose di dicka me teper) mund ta perjashtoje me paraqitjen e rastin dhe me analizat e ndryshme. ketu nuk eshte llafi qe po i bej se do marr leke nga pacienti ose se dua te rrjep siguracionin e tij...normalisht qe 2 mendje do arsyetojne me mire dhe nuk do lejojne gabime te tilla


Postuar nga MARSMED datë 11 Tetor 2007 - 00:07:

sa te shpejte qe jeni ne diagnoze mo:)

Cod. B10102007

MENDOJ QE HIPOTEZA PER NJE MALFORMACION NUK MUND TE HIDHET POSHTE VETEM DUKE U BAZUAR NE FAKTIN E MUNGESES SE SIMPTOMATOLOGJISE QE NE LINDJE... E PARA MBASE KA QENE NJE NEGLIZHENCE OSE MOS VENIE RE NGA ANA E NENES QE NE LINDJE PASI NE ATE KOHE NUK KA QENE MOMENTI TE HEQE PANOLINEN,DHE TANI NE KETE MOSHE MUND TE VIHET RE FAKTI SE SA SHUME URINON FEMIJA...  SE DYTI USHQYERJA E HERE PAS HERSHME ME QUMESHT GJIRI KA KOMPESUAR DEHIDRATIMIN DERI NE ATE MOSHE...KURSE PASTAJ KUR FEMIJA MENDOHET QE ESHTE I AFTE TE KERKOJ TE USHQEHET APO TE PIJE KUR DO...QE NE FAKT NUK ESHTE PLOTESISHT I AFTE.. ATEHERE KJO GJE KA RENE NE SY. DHE NESE VERTET ESHTE KY MALFORMACION NUK ESHTE E THENE QE TE JAPI SIMPTOMATOLOGJI QE NE LINDJE...NE SHUMICEN E RASTEVE KETA JANE TE HESHTUR DERI NE MOSHA MADHORE DHE MJAFTON TE MBISHTOHEN FAKTOR TE TJERE DHE ATA KRIJOJNE PATHOLOGJINE.KESHTU NE RASTIN TONE MBASE MBI NJE MALFORMACION ESHTE MBIVENDOSUR NJE KALKUL QE JO GJITHMONE JEP DHIMBJE.. DHE PAS DALJES SE GURIT QE MUND TE KET NDODHUR NE MENYRE TE VETVETISHME NDODH AJO QE QUHET POLIURI POST OBSTRUKSIONALE...SI AJO E FEMIJES TONEKESHTU QE ATE ECHO-N NUK DO E ELIMINOJA ABSOLUTISHT MADJE DO ISHTE VERTET KATASTROFIKE NESE DO ISHIM PERBALLE NJE INSUFICENCE RENALE KRONIKE NE FAZEN E SAJ FILLESTARE QE PARAQITET ME URINIM TE SHTUAR E SIDOMOS NATEN DHE E GJITHE KJO NGA NJE BLLOKIM APO NJE MALFORMACION QE NE LINDJE I PADIAGNOSTIKUAR DHE QE KA QENDRUAR NE HESHTJE PER TERE ATE KOHE.
RASTI TJETER LIDHUR ME DIABETIN MELITUS ...MENDOJ QE DHE KY MBETET NJE OPSION QE DUHET ANALIZUAR ..OK,NUK KA KLINIKEN TIPIKE OLIURI,POLIDIPSI,POLIFAGI,RENIE NE PESHE...POR TE MOS HARROJME QE E PARA ASNJE RAST KLINIK NUK ESHTE E THENE TE PLOTESOJE PIKE PER PIKE  TE TERE SIMPTOMATOLOGJINE QE GJENDET NE LITERATURE...PASTAJ KEMI PERPARA NJE FEMIJE 3VJEC..QE SIC E THASHE ME LART NUK ESHTE PLOTESISHT I VETEDIJSHEM QE NDJEN ETJE,URI,DHE TE SHKOJ ME VRAP TE PIJE APO TE HAJE..DHE NGA ANA TJETER ME LART U THA QE DABETI MELITUS NUK JEP NJE DEHIDRIM TE MADH... TEK NJE I RRITUR MBASE QE PI UJE SA TE FRYHET TEK FEMIJET ESHTE ME E LEHTE TE ARRIHET DEHIDRATIMI ME PAK HUMBJE UJI NE DITE.KESHTU QE DHE DIABETIN MELITUS NUK DO E HIQJA ABSOLUTISHT
NDERSA PER SA I PERKET DIABETIT INSIPID...KY SIC E DIME ESHTE DY TIPESH..NE FORMEN E TIJ TE VERTET,PRA ME ORIGJINE HIPOTALAMO-HIPOFIZARE,DHE DIABETI INSIPID NEFROGJEN.
NESE DO KISHIM TE BEJME ME FORMEN E PARE,SHKAQET ETIOLOGJIKE  ME E SHPESHTE PERFSHINE:
TUMORE HIPOTALAMIKE   (KRANIFARINGEOMA,METASTAZA TE   HIPOTAL.,HEMOPATI MALINJE)
TRAUMA
DHE SECILA NGA KETO SHKAQE DO KISHTE NJE KLINIKE PAK ME TE NDERLIKUAR SESA VETEM NJE POLIURITUMORET PSH MANIFESTOHEN ME CEFALE,CRREGULLIME TE TE PARIT,DERI PANHIPOPITUITARIZEM,HIPERPROLAKTINEMI...DHE PATJETER QE KETO DO ISHIN VENE RE NGA NENA..
KURSE TIPI TJETER AI NEFROGJENIK...KA SI SHKAQE:
GJENETIKE (RECESIVE LIDHUR ME SEKSIN)
NEFRIT INTERSTICIAL KRONIK,PENGESA MEKANIKE URINARE JO TE PLOTA ...DHE DALIM PRAP TEK RENDESIA E ECHO-S
KESHTU SI PERFUNDIM MUND TE THEM QE AI MUND TE KETE VERTET NJE SEMUNDJE SERIOZE...SUPOZOHET KETU DERI DHE TUMORALEPOR MUNDET MOS KET DHE ASGJE FARE ME RENDESI....GJITHSESI PERDERISA AI FEMIJE KA HYRE NE DEREN E SPITALIT ESHTE E UDHES TE ANALIZOHET CDO DETAJ ME RENDESI...PRA MENDOJ QE TE BEHEN TE TERA ATO ANALIZA QE U THANE ME LART DERI DHE NJE RX KRANIAL PER TE HEQUR EDHE MUNDESINE E NJE KRANIOFARINGEOME,GJITHMONE NESE NGA ANALIZAT LABORATORIKE DYSHOHET PER DIABET INSIPID.

P.S.:GJITHSESI,KJO MIDIS KOLEGESH  VEME BAST QE NUK ESHTE DIABET INSIPID  :p


Postuar nga Mister_DXP datë 11 Tetor 2007 - 05:59:

Re: sa te shpejte qe jeni ne diagnoze mo:)

Cod. A11102007

MENDOJ QE HIPOTEZA PER NJE MALFORMACION NUK MUND TE HIDHET POSHTE VETEM DUKE U BAZUAR NE FAKTIN E MUNGESES SE SIMPTOMATOLOGJISE QE NE LINDJE... E PARA MBASE KA QENE NJE NEGLIZHENCE OSE MOS VENIE RE NGA ANA E NENES QE NE LINDJE PASI NE ATE KOHE NUK KA QENE MOMENTI TE HEQE PANOLINEN,DHE TANI NE KETE MOSHE MUND TE VIHET RE FAKTI SE SA SHUME URINON FEMIJA...  SE DYTI USHQYERJA E HERE PAS HERSHME ME QUMESHT GJIRI KA KOMPESUAR DEHIDRATIMIN DERI NE ATE MOSHE...KURSE PASTAJ KUR FEMIJA MENDOHET QE ESHTE I AFTE TE KERKOJ TE USHQEHET APO TE PIJE KUR DO...QE NE FAKT NUK ESHTE PLOTESISHT I AFTE.. ATEHERE KJO GJE KA RENE NE SY. DHE NESE VERTET ESHTE KY MALFORMACION NUK ESHTE E THENE QE TE JAPI SIMPTOMATOLOGJI QE NE LINDJE...NE SHUMICEN E RASTEVE KETA JANE TE HESHTUR DERI NE MOSHA MADHORE DHE MJAFTON TE MBISHTOHEN FAKTOR TE TJERE DHE ATA KRIJOJNE PATHOLOGJINE.

 

 

Dehidratimi eshte nje shenje acute. E vetmja semundje qe humbja e lengjeve nuk kompesohet nga goja shte D. Insipid, pra nje pathologji qendrore. Ketu nuk po inkludoj semundjet infektive sepse s'kane te bejne me rastin.

Kurre mos shiko per malformim morfologjik. Ketu eshte nje rast hormonalo-humoral. Femija tre vjec ta rremben gotten e ujit nga dora nq se arrin qe te kete etje aq shume sa te jete dehidratuar.

 

 

KESHTU NE RASTIN TONE MBASE MBI NJE MALFORMACION ESHTE MBIVENDOSUR NJE KALKUL QE JO GJITHMONE JEP DHIMBJE.. DHE PAS DALJES SE GURIT QE MUND TE KET NDODHUR NE MENYRE TE VETVETISHME NDODH AJO QE QUHET POLIURI POST OBSTRUKSIONALE..

 

Poliuria obstructive eshte poliuria e shkarkimit te  urines se grumbulluar mbas prodhimit. Ky leng nuk ka lidhje me hidratacionin. Asnjehere poliuria post obstructive nuk te dehidron.

 

 

INSUFICENCE RENALE KRONIKE NE FAZEN E SAJ FILLESTARE QE PARAQITET ME URINIM TE SHTUAR E SIDOMOS NATEN

 

Insuficienva renale ne st I ka poliuri por jot e tille qe te jape dehidratim. Edhe forma shume e rralle e saj e shkaktuar nga aminoglycosidet(gentamycini) e cila nuk ka oliguri kurre nuk jep dehidratim.

 

 




Postuar nga KRISTAL.DOC datë 11 Tetor 2007 - 06:49:

Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
NJE KOMPLIKACION I PAZAKONTE I KOLONOSKOPISE.

NJE 69 VJECAR VJEN NE URGJENCE ME NJE HISTORI 3 DITORE  DHIMBJE NE FOSEN ILIAKE TE MAJTE DHE NE REGJONIN LUMBAR TE MAJTE.DHIMBJA KISHTE FILLUAR 36H PAS NJE KOLONOSKOPIE QE KISHTE BERE ,KOHE NE TE CILEN ISHTE DIAGNOSTIKUAR ME NJE DIVERTIKULOZE EKSTENSIVE.KISHTE BERE POLIPEKTOMI(ADENOME TUBULARE MESATARISHT DISPLAZIKE E SIGMOIDES).
NE MOMENTIN E PREZANTIMIT NE URGJENCE KISHTE
TAKIKARDI 110/MIN
TEMPERATURE 38.2
ERITEME DHE EDEME E REGJONIT INGUINOSKROTAL TE MAJTE ,DOLOROZ NE PALPIM.
ABDOMENI NE PERGJITHESI I BUTE DHE JO DOLOROZ NE PALPIM.
TE DHENAT LABORATORIKE NORMALE ME PERJASHTIM TE
KREATIN KINAZES 387 U/L (NORMA 0-170)
INR   1.4
FIBRINOGJENI 6.4 g/L  (NORMA 1.5-4.5)

CILA ESHTE DIAGNOZA E KETIJ KOMPLIKACONI TE RRALLE TE KOLONOSKOPISE???



nga rasti i paraqitur mendoj se mund te kete qene nje devijim i kolonscopit ne traktin e divertikuluar te intestinit, duke demtuar paretet e tij, gje qe mund te kete shkaktuar nje infiamacion te tij, jo nga vete instrumenti por dhe nga presenza ne zonat e divertikulozes te materialit fekal te dendesuar qe sherben dhe si material infeksioni, ky infeksion mund te kete shkaktuar nje perforacion tij ne cavitetin addominal por me teper do te thoja lokale duke qene se pjeset e tjera te abdomenit jan te buta e te trajteshme e grumullim te materialit fekal ne zonen inguino-skrotale, skjo per vazhdimesi, te dhenat klinike perputhen me kete stad te inflamacionit akut....

nese me lejohet mund te them qe ndoshta nuk ka perforacion por mund te jete ernie e vete divertikulosez tashme te infektuar,ne kete region te abdomes....

pres veretjet e kolegeve te mi


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 200 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.