Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga kotka datë 26 Shtator 2007 - 18:57:

Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore

... ajo cfare kembengul eshte qe ti te rrish me prane botes se leximit.
Te propozoj nje "loje" qe dhe mua me zbavit:
Kur lexon dicka nga "mjeshtrat e te shprehurit" mos ndalo thjesht tek emocionet qe te percjellin, hidhi edhe struktures nje sy , do te zbulosh mjaft hile.
Shpesh mjafton nje inversion i gjymtyreve per ta nxjerre vargun a frazen me origjinale.
Ler qe fjalet te te godasin! Ndalo tek ndonje fjale qe te tingellon kendshem, ose qe s'para e perdor ti vete. Perpiqu t'i kapesh kuptimin, ngjyrat, efektin. Kjo te pasuron dhe te ben me te vetedijshem qe ne duar ke nje arme jo dosido.



Mos kujto se DXP eshte i rene nga qielli!
Ka shume formim pas atyre qe shkruan... dhe e njejta gje vlen edhe per cdokend tjeter qe ty te godet "ashtu si pa kuptuar".
Lexo e mrekullohu!
Vezhgo e meso!
Dashuroje gjuhen shqipe, se do dije si te ta shperbleje!

Te ndjek me simpati.
B.P.



 

 

wwooooowww

me jep edhe mua ca leksione mesuese, se po avancoj  keto kohet e fundit si vjeshte qe eshte


Postuar nga zemra misterioze datë 27 Shtator 2007 - 16:54:

Smile fle nje ender

Fle nje ender
si nje zog i brishte ne zemren time.

Oh, sa shume e dua kete ender qe fle !

Kur fundi te me trokase me shkop ne porte
zgjojeni
le te fluturoje prej zemres sime
nuk dua qe edhe ajo te vdese
kaq shume e dua !


Postuar nga zemra misterioze datë 27 Shtator 2007 - 17:00:

Wink Mosbesim

Me the njehere " nuk te besoj"
ndaj mbeta keq me shpirt te vrare
kerkova naten neper qiej
te solla yjet si deshmitare!

Dhe prap s'u binde se te dua
ndaj mora udhen neper bote
kur ti nder endrra fluturoje
te solla Henen ne nje shport!

Ti prap se prap me mosbesim
kerkoje te tjere deshmitare
i mora Galaktikes Diellin
dhe ta perplasa ne dritare!!!!!!!!


Postuar nga zemra misterioze datë 27 Shtator 2007 - 17:18:

trendafili poetik

Nje buze eshte nje petal
nje puthje eshte nje trendafil, nje ender
eshte nje udhez per tek njeriu - ndaj merre
kete trendafil endrash dhe kurr nga dora mos e hiq
se brenda tij jam une - e brenda meje je ti
e aroma e tij e mbeshtjel qenien tone
ashtu si qielli pafundesisht mbledh

yjet nen te cilet fleme dhe zgjohemi
bejme dashuri dhe vdesim
dremisim ne nje jon drite, prej ku
do ti shohim te gjitha lulezimet e pranverave te botes
dhe gjith dashurit e brezave qe do te vijne

......... merre kete trendafil poetik eshte per ty !!!!!


Postuar nga zemra misterioze datë 27 Shtator 2007 - 17:33:

Exclamation te me falni per kete poezi qe po botoj, Ju lutem dhe nje here te ME FALNI

TUNG QE PALLA!!!!!

Tjeter pergjgje armiku nuk do, vec me palle
tha Kanani me burri nder shqiptaret
te ish Kanani grua nuk do ta thoshte tjeter soj
do fliste per identitetin qe fle nder shale
se jetojme ne epoken kur seksi e kombi na jane tredhur
ne Athine, ne Londer, ne Rome, ne Toronto,
ku sojniket tona, pa breke, thone vec "PRONTO"!

hej dreq, prap me doli llafja te palla
kemi dy shekuj qe sna hiqet nga goja e dora
e pra nuk desha ta permend, por kali i kuq e ka nje huq
tani si do bejme
ta bejme a mos ta bejme
te hjme apo te dalim, ta fusim apo ta nxjerrim
identitetin tone alletar e zulme madh nder kombe
ti veme zjarrin ureve e gureve, apo ti ndragim
e te futemi ne nje shtrat me Evropen.

Epilogu i rrokanisjes sone trullusore mbetet konstante
te palluarit eshte filozofia e egzistences
edhe kur gjasme ua fusim, edhe kur, prej verteti na e fusin,
por, kjo egzistence eshte vene themelisht ne dyshim
prej ikjeve te grave, hallakatjes e harrim mergimit
e sna mbetet vec te pallim mushken
me pak djath si meze, qejf o qejf, e me nje kunj raki
se gjalpin e gjalmin i kemi per pushken

identitet, tung, qe palla
me breke te grisura ne gardh te Europes !!!


Postuar nga kotka datë 27 Shtator 2007 - 17:42:

Ah moj zemer misteroze, qe edhe qesh edhe qan, edhe los edhe rrezohesh, edhe bie kur do te ngirhesh..... poezia jote eshte lakuriqe.

Urime


Postuar nga zemra misterioze datë 27 Shtator 2007 - 17:54:

Smile nje ender qe duhet pare ne sy

nje ender qe duhet pare ne sy
qe duhet guxuar per tu pare ne sy
nje ender qe ne mos e frafshin
do te na vrase te dy

nje ender..............


Postuar nga ingmetalboy datë 27 Shtator 2007 - 23:28:

Citim:
Po citoj ato që tha zemra misterioze
me magjepsin poezit e tua,
nje pyetje te vogel deshiroj te tju bej: A je munduar qe ti botosh????

suksese, te metejshme.



Jo o zemer misterioze! Nuk jam munduar kurre ti botoj, por ndoshta nje dite kush e di. Kur te jene gati.
Deri atehere shpresoj qe ti fal lexuesve te forumit ndopak nga bota ime.

Ps: Poezite i ke te bukura dhe je me se e mirepritur te shkruash ketu sa here te duash, ne paqe dhe mirkuptim.

Gjithe te mirat dhe vazhdo te lexosh.


Postuar nga ingmetalboy datë 27 Shtator 2007 - 23:39:

Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore

... ajo cfare kembengul eshte qe ti te rrish me prane botes se leximit.
Te propozoj nje "loje" qe dhe mua me zbavit:
Kur lexon dicka nga "mjeshtrat e te shprehurit" mos ndalo thjesht tek emocionet qe te percjellin, hidhi edhe struktures nje sy , do te zbulosh mjaft hile.
Shpesh mjafton nje inversion i gjymtyreve per ta nxjerre vargun a frazen me origjinale.
Ler qe fjalet te te godasin! Ndalo tek ndonje fjale qe te tingellon kendshem, ose qe s'para e perdor ti vete. Perpiqu t'i kapesh kuptimin, ngjyrat, efektin. Kjo te pasuron dhe te ben me te vetedijshem qe ne duar ke nje arme jo dosido.

B.P.



Fjale me vend. Kur te filloj te mendohem seriozisht per punen e poetit do te vij perseri ti rilexoj. Jo te gjithe do te shpetohen.
Edhe dicka tjeter qe me ben te jem pak skeptik ne kete fushe. Personalisht mendoj qe nqs vendos fjalet ne plan te pare humbet ne fushen e idese. Une mendoj qe ajo gje vjen me kohen dhe me rritjen personale ndaj ne asnje menyre nuk duhet pershpejtuar.

Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore



Lexo e mrekullohu!
Vezhgo e meso!
Dashuroje gjuhen shqipe, se do dije si te ta shperbleje!

Te ndjek me simpati.
B.P.



Cdo dite!
Shpresoj qe do vije koha kur do te jemi te dy te kenaqur nga ato qe une shkruaj dhe si i shkruaj.
Sinqerisht.
ingmetalboy


Postuar nga Katilesha datë 28 Shtator 2007 - 12:18:

Mesazhet jashte teme u fshine.

Faleminderit per mirkuptimin.

 

ps: ingmetalboy te lexoj gjithnje me kenaqesi dhe dic.mundohem te mesoj nga stili yt.

Ju pershendes.


  Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.