Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 »
Trego 134 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Dialekti shkodran (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11920)


Postuar nga erious datë 14 Shtator 2009 - 15:11:

presor he burr, qe te besh publicitet faqes apo faqeve te tua te vizitohen, meso te shkruash shqipen letrare si fillim...

keshtu do te keshe me shume shance per vizitore te lloje e soje krahine apo feje... pse jo dhe turqe apo bullgare.


Postuar nga kurt datë 14 Shtator 2009 - 15:32:

Citim:
Po citoj ato që tha erious
presor he burr, qe te besh publicitet faqes apo faqeve te tua te vizitohen, meso te shkruash shqipen letrare si fillim...

keshtu do te keshe me shume shance per vizitore te lloje e soje krahine apo feje... pse jo dhe turqe apo bullgare.

  simply genius 

 

 


Postuar nga kurt datë 14 Shtator 2009 - 15:36:

Re: Dialekti Shkodran

Citim:
Po citoj ato që tha dodgjeka
I neruoshimi Kurti vet jam identifikua si dodgjeka e ëmnin e kam Dod {Gjeka} Vulaj ëmni i babës asht Gjeka.Ty ta rrit Zoti nerën çi u lajmove e pokam qef çi i gjete web faqet por po dua me lyp t'falun prej t'tanvet se jekto faqe jan si provim çi i punova vetun eka shum gabime ën shkrim e kuvët por mos u çuditni se vet kam veç dy vjet shkoll ën gjuhën Shqipe e 49 vjet jam jasht Malsijet. Me jekto shkrime e poezi e kam ruojt i grim gjuhën e nanës si ç'ëm ka psua ajo se letërsishten besa pak e dij.Si ç'kam shkrua ën mesazhin e par po dua me tije prej jush çi dini ma mir se vet a asht Malsorçja dialekt asi mujm me çkjarua dallimin e math me letërsishte. Edhe i her mir seu gjeta e faleminerës çi je kën ipari çi je lajmua.
kalosh mire dod, at linkun si ta dhashe ke malsor prej malit t'zi plot atje edhe prej anej ku vjen ti noshta, pranaj ta dhashe...
me t'mira!


Postuar nga kurt datë 14 Shtator 2009 - 15:42:

____


Postuar nga kurt datë 14 Shtator 2009 - 15:43:

...


Postuar nga IQVLORA datë 14 Shtator 2009 - 17:33:

O Dod malsori t'i je per tu falenderu ,sepse duke jetuar per kaq shume vite larg gjuhes se nenes,prapseprap e ke ruajtun ate,Edhe pse e shkruan me gabime ne te kuptojme shume mire.Ani pra nuk ka gajle.Nqse do vertet te flasesh e te shkruash shqip bukur duhet me lexu libra shqip.Jo vetem per vete por edhe femijve te tu duhet tua mesosh gjuhen shqipe,sepse ata kane ne deje gjak shqiptari.Tani kufijte jane te hapur.Panaire librash behen edhe ne Ulqin e Prishtine e keshtu qe i ke mundesite te gjesh pa problem.Kalo njehere edhe nga Shqipnia me e pa,sepse eshte toka ame e gjithe shqiptarve.E di qe Kroacia(Croatia) ka nje bregdet te bukur,por provo njehere te shohesh bregdetin e Jonit ne Vlore e Sarande e do te mahnitesh.Sivjet pashe ne Vlore disa makina shqipesh me targa te Zagrebit.Une te mirkuptoje ty.Mos ja vur veshin ndonjerit qe qesh me shqipen tende.Keta e shume shqiptare qe kane shume me pak vite se ty larg vendeve shqipfolse,femijet e tyre nuk flasin shqip.Para disa kohesh degjova nje shqiptar qe fliste ne telefon nga ishulli i Ibizes ne Spanje.Ai fliste 75% spanjisht dhe 25 shqip.Ishte 42 vjec .Pra ai sikur te jete larguar me 1991 ka qene 24 vjet atehere.
Do te te rekomandoja qe te blije nje marres digital per te pare dhjetra kanale shqiptare ne satelit.Keto aparate qe shiten nga pikat qe ka ne trojet shqiptare TOPCHANEL do te benin ta flisje ghuhen bukur.
Te uroj gjithe te mirat!


Postuar nga dodgjeka datë 14 Shtator 2009 - 20:05:

Dialekti Shkodran

Ineruoshimi IQVLORA TU RRIT NERJA çi je lajmua! Vet jam kën deri nëTiran e ën Shkodër kam fjet dy net edhe ma begenis fort çka ishkon gjuhës përmua asht von me psua letërsishten e kam shum libra Shqip:Kadare,Gergj Fishta e tana ligrat e Malsorvet edhe satelitat e Shqipnis e ata asht ën rregull.Vet jam edhe antari i Malësija Forum e kam çua edhe atynet poezin e gati t'tan jan Malsor me shkolla t'nalte por nuk e prënojn Malsorçen si dialekt se po thon jan veç dy dialekta në gjuhën Shqipe e nuk munet me da prej gegnishtes.Kur e gjeta Horizontin e e lexova,Dialekti Shkodran ater kujtova se mudni ju mem kallzua diç mashum për at fenomen.Iher kapa than ALLBANOLOGU MARTIN CAMAJ ,past drit, t'lumt ju Maslsor sekini ruojt fen e Krishtit e Malsorçen çi asht temeli i gjuhës Shqipe.Për jata kam dasht me çkjarua dallimin dërshe letërsishtes eMalsorçes e kam kujtuojt se muni jektu te ju, se ni e ka Shkodra dialektin evet eShkodra asht ën Malsi ater ku asht problemi. U tijeshim me të mira


Postuar nga IQVLORA datë 14 Shtator 2009 - 22:07:

Pershendetje

Asnjehere nuk eshte vone or Dod.Fan Noli e mbaroi universitetin ne moshe shume te madhe,ndoshta mosha jote e imja.
Duhet me dijte dicka;Cdo vend i botes ka nje gjuhe zyrtare e cila flitet e shkruhet.Edhe ne shqiptaret kemi nje gjuhe zyrtare dhe ajo eshte vendosur me 1972 nga Kongresi i drejtshkrimit.Ne ate kongres kane marre pjese studiues si nga toskeria por edhe nga Gegeria.Ata njezeri pranuan kete gjuhe qe ne flasim e shkruajme sot.Gjuha e Shkoder loces eshte e bukur e tingellon si muzike,flas per gjuhen qytetse te me kuptosh i nderuari Dod.Edhe studiuesi Martin Camaj e shkruante dhe e fliste gjuhen zyrtare shqipe shume mire.Te kshilloj ta praktikosh shqipen ne familje.Duke e degjuar edhe nga TV e radiot meson patjeter.Edhe ne te tjret kemi mesuar te flasim gjuhet kryesore te botes ne nje moshe relativisht te madhe.Pse jo ti,te mos flasesh bukur gjuhen e nenes?
Tu rrit ndera qe je patriot e gjak shqiptari!

PS: Dod a i ke degjuar vellezrit Kuzhnini se sa bukur e flasin shqipen?Edhe ata banojne aty ne Kroaci.
respekte
Vlonjati


Postuar nga kurt datë 14 Shtator 2009 - 23:47:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Mos ja vur veshin ndonjerit qe qesh me shqipen tende.Keta e shume shqiptare...
Tu rrit ndera qe je patriot e gjak shqiptari



kulima ka gjuthkund o vlora, p'sh si ai "gjenija" aty siper si munohet me theksu krahina etj etj, me kujat si kakareca qe jane.... gjoja se malsia e madhe eshte nje krahine ne fund te botes apo e pa degjuar ndonjehere nga njerz kulima si kta...

 

nje pbservim personal!

ku eshte imazhi me i mire i shqiptarve ne boten perendimore?!

ne USA.

komunitetet shqiptare te njohura ne amerike qe i kane dhane imazh te rrespektuar ne shqiptarve, jane ata malsore, nga mali i zi e gjithe malsia e madhe, ku komunitet me te medhaja jane ne detroit, new york, boston, and chikago....jane kto shqiptar malsor qe kane mbajt traditat e veta ne komunitetin e tyre me kisha e xhamia me restorante e festa shqiptare tradicionale tash 100 vjet qe i ka dhene komunitetit shqiptar nje emer te rrespektum ne amerike e kudo...

ku gjen komunitete shqiptare neper bote qe presidentat apo ato kandidate per presidenta qe shkojn e hajn drak ne mes te shqiptarve malsor, sic ka ba, bill klinton, john Mcain, Bob Dole, e plot senatora e kongresmena amerikan me krenari ne mesin e malsorve shqiptar....

kta legena ktu neper forum qe gjoja flasin nje shqipe te persosur munohen me tall tjetrin se nga vjen apo si flet, kta patheic lame exixstences ma bajn diten argetuese t'i vezhgoj!!

 

 


Postuar nga erious datë 15 Shtator 2009 - 15:39:

qe malesia e madhe eshte ne fund te botes... kjo s'do as men e as kalem

ne kete pike besoj edhe dodgjeka nuk eshte kondra.

vej re ketu ne disa tyta apo matufe njerez qe u kane ikur mente per lesh (kjo per mua d.t.th vuajtje dhe violence karnale apo dhe abuzim seksual qe ne femijeri)... kur shihni diçka te argomentuar apo te kundert, reagoni ashper.

kjo ju panikon, ju prish imazhet bukuroshe qe keni stampuar ne koken tuaj te vogel


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 »
Trego 134 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.