Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- altruizmi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12242)
Robert, me terhoqi kuriozitetin pse altruizmi qenka nje prodhim i modernitetit?
Nga nje ane ka evidence ne kafshet per altruizem. Kjo lidhet me jetesen ne grupe dhe ne lidhjet sociale. Njeriu, mesa di une, eshte krijesa me sociale qe ekziston. Nje nga privimet me te egra qe mund ti besh, pervec bukes, ujit, e gjumit, eshte izolimi social. Ne jetojme ne qytete te stermedha dhe kemi etje per te njohur njerez te rinj, te panjohur. Bazojme ekzistencen tone sociale mbi libra dhe filma, te cilet informojne gjithe kohes mbi marrdhenie sociale te njerezve te tjere. Nderkohe ne Shqiperi kupton vertet sa i nevojshem eshte altruizmi, pasi dhe po te kesh miliona dollare do rrethohesh nga te vobekte dhe te mjere, keshtu qe pasuria personale nuk ka me vlere. Eshte nepermjet altruizmit qe krijohen shoqeri te medha, duke krijuar nje fare homogjeniteti social. Pra nese jemi sociale (sic kemi qene qe ne epoken e gurit) kjo vjen nepermjet altruizmit. Prandaj nuk shoh si mund te jete nje prodhim modern.
Meqe ti prishtinase e lidh altruizmin (apo dhe ndihmen ndaj me te varferve) vetem me monoteizmin, dhe per kete nuk pranon diskutim sepse apriori dhe me shpaten e Demokleut e pranon dhe vendos keshtu, atehere vertet kot qe diskutojme. Njeriu qe i permbahet nje ideollogjie te caktuar (fetare) dhe qe nuk pranon faktet jetesore, esht vete fajtor dhe demtues i vetvetes.
E megjithate, kundra apo kepuce, njeriu i ka mbathur ato panvarsisht feve dhe ideollogjive te ndryshme. Altruizem apo ndihme ndaj me te varferve, ky fenomen esht shume e shume me i hershem nga fete monoteiste.
Fajtor, e kisha fjalen per konceptin, (me sakte: per termin) modern te altruizmit, mbi te cilin mesonim ne shkolla, ne libra dhe sot e gjen edhe ne internet (Vikipedia, etj.) Pra kjo fjale gjeti perdorim te madh ne shek. e XIX; ne mesjete nuk njihej.
Por vete fenomeni i ndihmws ndaj me te varferve ka ekzistuar vertet qysh ne epoken e gurit, -sic i thua. Pra vete fenomeni i ndihmes ka shoqeruar njeriun ne evolucionin e vet, -cfar kemi mesuar te gjithe njelloj ne shkolle. Per te tjerat c'shkruan, nuk kam asgje kundra. Esht ashtu sic thua; biles kjo provon se -panvarsisht terminollogjise qe perdoret- me NDIHMEN abuzojne disa fetare te pamend, duke e monopolizuar per vete kete fenomen.
Mbi NDIHMEN qe japim ka shume e shume teori dhe libra, ku nje interesante esht edhe ajo qe thot se, edhe tek ateistet (me thonjza apo pa thonjza) gjindet e fshehur ne nenvetedije nje besim ne Qenie Qiellore ne momentin e (apo rreth) kesaj ndihme qe japim.
Nga Fjalori shqip-shqip:
Altruizëm-Altruizmi em. dashuri ndaj të tjerëve dhe veprimi në dobi të tyre, duke lënë pas dore edhe të mirën vetjake; ant. egoizëm.
Ky term neolatin esht perdorur per here te pare ne shek. e XVIII dhe gjeti perdorim te madh ne shek e XIX. Ne ndryshim nga cdo lloj NDIHME tjeter ndaj me te vobegteve, altruizmi -si antiegoizem- demton vete njeriun ndihmues. Pra ky esht ndryshimi i ketij koncepti ndaj atij te nje ndihmesi fetar, apo cdo lloj ndihmesi tjeter.
Nga Fjalori shqip-shqip:
Altruizëm-Altruizmi em. dashuri ndaj të tjerëve dhe veprimi në dobi të tyre, duke lënë pas dore edhe të mirën vetjake; ant. egoizëm.
Fjalori Ad - Da
Altruizmi ka vdekur qe kur lindi egoizmi (ose mund te ekzistoje vetem ne rastin kur duam tjetrin me shume se veten gje qe ndodh shume rralle).
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Ky diskutimi u be si ai dialogu:
Ku po shkon, per peshk?
Jo, po shkoj per peshk.
Ah, thashe se po shkoje per peshk.
Cfare rendesie ka burimi i altruizmit, nese eshte fetar apo jo, kur qellimi eshte i njejte. Pse, robert, duhet menduar se feja monopolizon "ndihmen" kur feja edhe nese mbulon totalisht mendjen e disa njerezve nuk mbulon totalisht gjithe njerezimin. Pra duam apo s'duam altruizmi ka burime te ndryshme. Nese ti robert je ateist kjo eshte normale. Dhe mua s'me terheq shume mendja nga feja. Por nga te tjeret qe mendojne ndryshe mund te mesohet. Per shembull e kam thene dhe me pare qe fete kane shume koncepte pozitive qe sikur shqiptaret ti pervetesonin do kishte me pak vrasje, me shume falje, etj.
Asgje nuk eshte 100% pozitive ose 100% negative, as feja.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Fajtor, e the bukur dhe per te qeshur dialogun e peshkut. Vertet keshtu po shkonte ky muhabet, ndaj une nderhyra, qe ALTRUIZMI te mos monopolizohej nga nje rryme e caktuar fetare dhe te behej puna corap. Kur sendet jane ne vendin e tyre, puna funksionon per mrekulli. Te njejtin problem kisha un edhe dikur, kur mbroja ndonje fetar/e nga partiaket, sepse ngaterroheshin gjerat nga entuziazmi i madh partiak dhe dikush demtohej nga injoranca.
Ndaj, nuk ka rendesi nese njeri esht ateist, dhe tjetri fetar, por konceptet duhet te qendrojne ne vendin e tyre per tu kuptuar te gjithe me njeri-tjetrin me mire, ndryshe bejme dialog peshku.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.