| Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
.....Kam nje shpirt rebel
Kur shpirti rebelohet…
.................kujdes diçka po ndodh,
Diçka po thyhet brenda botës klorofile.
Një lot këputur që syrit iu përvodh,
Kristal i krisur...tingëllon në mijra zile.
Dhe djeg…dhe djeg…dhe prapë djeg vetmia…
Ti kërkon dritë, të shohësh nëpër natë.
Unë një flakës të ngroh ndjenjat e mija,
Pak buzeqeshje të njom buzën e thatë.
Dhe s’dua qiej, as zota as heroj,
Nje shpirt rebel kam sot….e dot s’e shtroj...
DXP

Vertet fantastike Mister_DXP.
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Vertet fantastike Mister_DXP.
Re: ...se ndoshta neser...
Citim:
Po citoj ato që tha Pellumb Syku
- Deri mbreme
ti pushoje ne krahet e mi,
me sy te embel me shikoje
e ndersa qeshje si femi
zemren time roberoje.
- se vetem mbreme
me the te dua mijera here
tek me puthje plot pasion;
tek buzeqeshje;nje pranvere
ish krijuar si mirazh a iluzion.
- kurse sot
zemra ime u dogj si dylli,
si çepur lotet ne faqe.
Dyert zoti, perse i mbylli?...
pyes veten e nuk gjej paqe.
- deri sot,
se ndoshta neser ose nje dite
atje me ty do jem dhe une.
bardhe,zi, terr a drite
s'prish pune te dua shume.
Faleminderit Pellumb qe shkruan ketu.
Poezia eshte e bukur dhe plot ndjenje
DXP
Doc, ndjeshmeria eshte e lodhur me te dy sistemet e sinjalizimit.Megjithate duket sikur ju femrat kini edhe nje sistem te trete te ndjeshmerise superficiale qe e perdorni me shume sukses. Eshte njefare symbioze midis keture sistemeve dhe organizmit, si ne rastin e mitokondrive, symbioze qe duke evoluar ne kohe merr nje forme permanente.
DXP
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Faleminderit Pellumb qe shkruan ketu.
Poezia eshte e bukur dhe plot ndjenje
DXP
Doc, ndjeshmeria eshte e lodhur me te dy sistemet e sinjalizimit.Megjithate duket sikur ju femrat kini edhe nje sistem te trete te ndjeshmerise superficiale qe e perdorni me shume sukses. Eshte njefare symbioze midis keture sistemeve dhe organizmit, si ne rastin e mitokondrive, symbioze qe duke evoluar ne kohe merr nje forme permanente.
DXP
......Sistemi i trete... aka te tille sistem? Ku e di une, sa ve re edhe ti.
Ligji i IV ky
Jo cdo gje qe thuhet eshte e vertete
Pershendes me kete poezi miqte e mij, qe me ndjekin ne temat e mija. I falenderoj per inkurajimmin dhe dashamiresine.
------------Më mbyt një britmë
Më mbyt një britmë në thelb të gjoksit e më mundon,
Të të them emrin në shtatë zëra në pambarim.
Si një kambanë që rreh potershëm dhe nuk pushon,
Përhap jehonën nëpër humnerat e shpirtit tim.
Dhe vjen me zhurmë, vjen me tronditje tallaz i ri
Dhe shqyen brinjë e çan damarë gjer në rënkim.
Më rrjedh me flakë në gjak të valë si gurg i zi.
Ma përngjeth mishin dhe më ndez avrën…në përgjërim.
Më mbyt një britmë dhe emrin tënd jo…s’e them dot.
E mbaj të fshehtë në burg argjëndi si pikë lot.
DXP
Re: Pika e bardhe.
Citim:
Po citoj ato që tha Pellumb Syku
Ne murin e zi nje pike e bardhe
qendron fisnike por dale-ngadale
e zapton vetmia se aty perballe
nje tjeter shoqe nuk ka me i ardhe
e ai qiell i purpurt perendimi
qe kish enderruar sa e sa here,
tash nyje ne fyt e shkak vajtimi,
qe shpresen kepute e zemren there.
-------------Thirrje e heshtur
Kriset nata flakëritjesh mijra copash të papara.
Yje, yje gjithdëshirash presin thikash lartësive.
Kokën lart vështroj i mekur, por për sy kam veç dy vorra;
I verbuar paskam mbetur, si një peshk i thellësive.
Të mbaj dorën…më rri afër, më kërkon supit mbeshtetur.
Të kërkoj syrin e fjetur, drit’ e tij të më ndiçojë
Velagrisurën anije në mes deteve të mbetur,
Busullthyer e harruar horizonteve pagojë.
Thirrj’ e heshtur e dëshirës ma pret zërin ku rri kënga.
Si një shkumb’ e valëzuar kaltërsinë vjen e vret.
Fjal’ e fjetur e mëshirës petalbardh’ e hijerënda,
Perl’ e humbur thellësive ëndrr’ e endur nëpër det.
Mes vullkanesh llavëzuar hap ylberet gjer tek retë;
Herë korb pendë rënduar herë… harabel me fletë.
DXP
2007 Tetor 30 ora 8:55 mbremje
nice... if u can call it that.
| Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.