Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shkelqimi dhe renia e shokut Eduin! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14192)
Berisha i PS-se nuk mund te largohet lehte.
Kembanat ende nuk kane rene per Eduinin.
Rezultatet shume te aferta,problemet ne disa zona dhe vazhdimi i apelimeve per rezultatet do i jape mundesine Rames, qe brenda PS-se "barazimin" mos e quaje humbje,por vjedhje te votave. Nje arsye per te mos dhene dorheqje nga kreu i Partise.
Togen e Deputeteve e ka ne kontroll te plote,po keshtu edhe kryesine e Partise. Poblemet do i krijohen nga pakenaqesia ne baze dhe nga ata qe i ka pasur kundershtare. Megjithate ai vazhdon te kete force ekonomike dhe mbeshtetje te grupeve "agresive" te implikuar ne interesat e medha te ndertimeve ne Tirane.
Edhe Saliut i intereson Eduini si Shef i opozites. Me te mundi te bente mareveshje pas Gerdecit dhe sidomos mareveshjen per ligjin Elektoral qe e mbajti ne fuqi. Dokumentet per korrupsion qe i kane njeri tjetrit,e bejne gjithashtu te mundshme deshiren per bashkejetese.
Korriku do vazhdoje me kundershtime dhe gushti me plazhe. Te shohim se cdo sjelle shtatori per Eduinin.
Sa per Sovranin, ate edhe 4 vjet do vazhdoje ta mjele e njejta mjelese:
Argita Sali Ram Berisha
Deri diku dakord me ju,por ju nuk keni llogaritur faktorin Meta Nano qe do te vihet ne levizje.Berishes i duhet nje opozitar si Edvini dhe ai ke per te pare qe do ta mbroje ate.
LoL
Berisha merret vesh me Nanon, jo me Edin.
Nano, Berisha, Meta, etj, te gjithe e dine qe po erdhi Rama ne pushtet ata marrin fund pergjithmone, sepse ndryshon modeli i berjes politike. Per kete aresye Rama e ka te veshtire fitoren, se jane shume armiq te politikes se re, qe duan te ruajne mundesite te hipin prape ne karrike.
Rama s'ka bere lojen e Nanos me shoke dhe s'ka luajtur turre nen qilim: Nanua me Berishen nga njera ane publikisht shanin dhe fyenin njeri-tjetrin, nga tjetra ane benin transferimin e pushtetit mes tyre. Grumbull pisash!
Sdq, jam e sigurte qe ne nje te ardhme (shpresoj te shpejte), keto qeliza korrupsioni do paguajne para drejtesise per korrupsionin qe mban emrin e tyre. Natyrisht mbasi te jene nxjerrur ne te brendeshme, zhveshur nga parate qe i kane vjedhur atij populli te varfer qe vuan per buken e gojes.
Politika e Re e Rames.
Me perjashtim te vitit te fundit, i kam ndjekur ngjarjet ne Shqiperi nepermjet shtypit ,e-maileve dhe bisedave me njerez te cdo profesioni dhe orientimi politik kur kam qene per vizita ne Shqiperi.
KERKUND NUK ME KA REZULTUAR NOCIONI I POLITIKES SE RE.
Megjithate,le te supozojme se Rama po lufton politiken e vjeter dhe perfaqesuesit e saj Nano, Berisha, Meta etj dhe po sjell nje fryme te re ne te berit politike ne Shqiperi.
Duke i hedhur nje sy listave te deputeteve te te dy kraheve sheh se kane nje gje te perbashket:
-Emra jo shume te njohur jo vetem ne politike por edhe ne fusha te tjera te jetes shqiptare. Te duket se edhe Berisha edhe Rama po i japin "dermen" klases se vjeter politike dhe po sjellin nje fryme te re ne Shqiperi.
Po cila eshte e verteta?
Me te njejtin qellim dhe te njejten menyre, Toger Berisha dhe N/Toger Rama jane munduar te krijojne 2 toga me deputete te bindur,per te patur te lehte komandimin e grupeve te tyre parlamentare.
Duke patur pervojen e Partise se Punes dhe kete te 17 viteve te fundit,Toger Berisha eshte me specialist se Rama. Brenda toges se Rames ka shume qe mund te dalin nga rrjeshti dhe te krijojne shqetesime(sidomos ne opozite).
RAMA ESHTE NJE KOPJE E KEQE E BERISHES DHE E PARARDHESIT TE TE DYVE- ENVER HALIL HOXHES
AI do te kontrolloje me dore te hekurt Partine e tij dhe "te ekzekutoje" grupet armiqesore.
Menyra e tij e te berit politike,nuk ka asgje te perbashket me frymen Perendimore Europiane. Ka dicka alla-Putin, alla-udheheqesish te Kazak-Azerbaxhianit ose shume shume nje imitim te zbehte te Berlut(me puthadores dhe velina).
Une nuk besoj asgje ne Politiken e Re qe mund te beje Mrika Kodheli(alias Mimi)>
Nje analize e mire e Shkullakut.
Pse nuk fitoi Edi Rama
Nga Armand Shkullaku
E Premte, 03 Korrik 2009
Edi Rama gjendet sot ne nje rruge pa krye, ne te cilen, me ndergjegje te plote, vendosi ta fuse Partine Socialiste. Ai sfidoi ligjet e politikes, gjithe logjiken e numrave dhe fakteve, ne emer te nje pushteti absolut. Ne fund te aventures se tij, Edi Rama, deshmoi se eshte shume larg te qenit nje politikan i regjur dhe se vendimet qe ai merr jane shprehje e frikerave te tij te brendshme dhe jo e pjekurise se nje lideri.
Megjithese e dinte rolin vendimtar te Levizjes Socialiste per Integrim, kryetari i ri i Partise Socialiste provoi ta shmangte ate, duke hedhur praktikisht ne kosh votat ne shumice per te majten shqiptare. Sot, ato vota jane te pavlefshme. Partia Socialiste ka deshperimisht nevoje per numrat e LSI, jo me per te qeverisur, por te pakten per te tentuar te pengoje krijimin e nje qeverie te djathte.
Kryetari i PS dhe i Bashkise se Tiranes veshtire te gjeje argumente per te justifikuar marrezine e madheshtise se tij. Ai ka qene deshmitar i 3 korrikut 2005, kur Fatos Nano (njesoj si ai sot) largoi nga partia kundershtaret politike me qellim qe ta gezonte i vetem dhe i qete mandatin e trete qeverises.
Goditja qe mori ishte e rende. LSI e Ilir Metes ishte vendimtare ne largimin e Nanos nga pushteti dhe daljen e se majtes ne opozite. Edi Rama e dinte kete, kur ne zgjedhjet vendore te vitit 2007 i zgjati doren Ilir Metes, u bashkua me te dhe brenda nje kohe te shkurter si kryetar i PS, korri nje fitore te madhe elektorale duke fituar jo vetem Tiranen por edhe shume qytete te tjera te Shqiperise. Kjo ishte nje tjeter prove se e majta e bashkuar funksiononte dhe mund te dilte fitimtare ne betejat elektorale. Kjo ishte nje prove e dyte edhe per Edi Ramen per te punuar fort ne kete drejtim.
Mirepo ai beri pikerisht te kunderten. Me arrogancen qe i dha fitorja e re dhe me friken permanente qe i shkakton ndarja e pushtetit ose ideja se nuk e ka ai gjithcka nen kontroll, Rama e vendosi Meten ne cepin e ringut: ose te pranonte pa kushte bashkepunimin me te ose te largohej. Ai nisi keshtu nje aventure te rrezikshme, vuri nje bast te forte, te llojit ose te gjitha, ose asgje.
Ne emer te eliminimit te cdo tentative qe mund t'ia rrezikonte pushtetin absolut brenda se majtes, Edi Rama i kerkoi votat Berishes per te miratuar nje ligj zgjedhor proporcional rajonal qe synonte te nxirrte nga loja nje konkurrim te mundshem te ndonje grupimi afer Fatos Nanos dhe ta ulte ne minimum peshen specifike elektorale te Ilir Metes. Packa se ky ligj mund t'i vinte per shtat Sali Berishes, packa se keshtu shembej cdo ure bashkepunimi me Ilir Meten, packa se e majta rrezikonte te ndahej. Per Edi Ramen keto nuk kishin rendesi.
Ne emer gjoja te "politikes se re" ai spastroi terrenin per t'i krijuar vetes gjithe hapesiren e duhur qe ne torten e madhe te pushtetit te neserm te ngulej vetem piruni i tij. Te tjeret, nese do te silleshin te bindur dhe kokulur, do te mblidhnin ndonje therrime prej dores se tij te gjate.
Ky ishte plani i Edi Rames: me mire nje pushtet i sigurt e nen kontroll se sa nje pushtet i varur nga aleanca me te tjeret. Kesaj rruge ai vendosi t'i shkoje deri ne fund. Por, oreksi i tij rezultoi me i madh se sa stomaku. I mesuar me intriga te vogla dhe jo me beteja te ketij kalibri, Edi Rama ndodhet sot ne meshiren e votave te LSI per ta quajtur veten, te pakten i barabarte me kundershtarin.
Duke pritur numerimin e votave ai po shijon frytet e hidhura te ambicies se vete politike. Me koken mes duarve ai ndoshta pyet veten se si ka mundesi qe me gjithe ato vota te majta, me gjithe konsumimin nga pushteti dhe skandalet te Sali Berishes, ai nuk arriti te jete fitues. Per kete pyetje ka vetem nje pergjigje: Edi Rama jo vetem ndermori nje sfide jashte natyres se tij te dominuar nga frika dhe ankthi, por provoi te thyeje ligjet e politikes, qe te pakten per te majten shqiptare duhej te ishin bere mesim.
Sa here lideret e Partise Socialiste kane ndare pushtetin, kane respektuar demokracine e brendshme, kane reflektuar te gjitha ndjeshmerite brenda tyre, ata kane qene superiore ne ndeshjet me Sali Berishen. Sa here kane tentuar te kunderten, si Ilir Meta pas vitit 2001 dhe Fatos Nano pas vitit 2002, jane rrezuar nga lidershipi dhe pushteti.
Edi Rama e kishte kete pervoje te vlefshme, por zgjodhi te mbylle syte dhe te beje te njejtin eksperiment. I dehur nga ideja e nje pushteti te gjithin per vete, ai beri hapin fatal: u leshua ne te njejten rruge. Perfundimi ishte ai qe parashikonin pothuajse te gjithe, qe i vetem ai nuk mund te fitonte. Por ne fund humbja nuk eshte vetem personale. Aventura e Edi Rames mund t'i kushtoje Partise Socialiste edhe kater vjet ne opozite, nje gjendje e veshtire, te cilen, kryetari i Bashkise se Tiranes, deri me sot, nuk e ka provuar asnje dite te vetme.
Tani, i mbyllur ne zyren e tij, duke pare shiun qe shpelan bojerat qe ai i ka hedhur siper Tiranes dhe qe po permbyt rruget e saj, Edi Rames nuk i mbetet shume per te bere. Ndoshta mendon nje lutje te deshperuar per Ilir Meten, "mikun" e tij qe dy vjet me pare i dha fitoren e me pas ai e hodhi "ne batakun e politikes se vjeter" ose po kerkon ne hard disk fjalimet qe dikur u shkruante kryeministrave socialiste. Ai vete nuk pati mundesi ta lexoje nje te tille.
Poker Politikanesh.
Per fatin e keq te Shqiperise, ne tavolinen e Politikes kane mbetur vetem 4 lojtare.Ata jane Berisha,Rama,Meta e Nano.
Zgjedhjet e fundit i kane vene ne keto pozita dhe me keto letra bixhozi per te lujtur:
-Berisha ka me shume mandate dhe mund te beje nje mareveshje me Meten per te krijuar qeveri,por nje qeveri qe nuk eshte ne gjendje te kaloje ligjet qe duan 2/3 e votave ne Parlament. Githashtu duhet te jete i varur nga cdo kapricio e Metes per largim nga Qeveria.
-Rama ka nje numur mandatesh qe me ndihmen e Metes mund te beje rrezimin e qeverise Berisha dhe kalimin ne zgjedhje te Reja,por per kete duhet te detyrohet te pranoje humbjen dhe te leje postin e Kryetarit.
-Meta ka vetem 4 mandate,qe e bejne te fleksibel te shkoje drejt krahut qe i ofrohet me shume,por qe mbeten vetem 4 mandate.
-Nano qe nuk ka asgje ne Parlament por qe ka njelloj ndikimi ne Ps dhe do mundohet te shfrytezoje humbjen e Rames per tu rikthyer ne rolet kryesore ne politike.
Kane filluar tratativat Nano-Meta-Blushi per te larguar Ramen nga kreu i PS-se dhe per pergatitjen e terrenit per zgjedhje te reja ne nje kohe sa me te shpejte. Por llogarite jane bere pa lojtarin kryesor-Sali Berishen.Eshte ai qe do vendose se cdo ndodhe keto 2-3 muaj.
Ka te ngjare qe duke pare qe nuk ka rrugedalje,Rama t'i ofroje Berishes bashkeqeverisjen dhe ky ta pranoje.Perse?
Berisha e di qe me 74-75 vota(perfshi ato te Metes) nuk eshte e lehte te qeverise. Gjithashtu, aq me pak atij i intereson bashkimi i gjithe forcave te se Majtes. Per te patur nje te Majte te percare Berisha mund te pranoje nje qeveri me baze te gjere me Ramen dhe te lere Meten ne Opozite. Sigurisht qe emrat dhe portofolet do i vendose Berisha se Rama nuk eshte ne pozita qe mund te diktoje.
si perfundim do i thuhet popullit qe per interesat e Shqiperise dhe per futjen ne BE po bejme nje zgjidhje te tipit gjerman dhe do duartrokiten nga nderkombetaret. Keshtu Berisha siguron nje qeverisje te qete per 4 vjet dhe Rama fiton kohe per te konsoliduar kontrollin e plote te Partise.
A ESHTE NJE ZGJIDHJE E MUNDSHME DHE POZITIVE?
Ne Shqiperi cdo gje eshte e mundshme. Mbase eshte edhe pozitive. Do shohim nje eksperimentim te ri ne tranzicion.
Grykesia qe vret!
I erdhi fundi edhe Berishes ne pushtet. Maksimumi, ne dy vjet vendi do shkoje ne zgjedhje te te reja.
Duke patur frike nga bashkeqeverisja me nje force te madhe dhe leshimi i shume portofoleve Berisha zgjodhi aleancen e brishte me Meten. Ne kete rast i fituari eshte Meta,ndoshta edhe Nano.
Pas largimit te Rames nga posti i Kryetarit(qe nuk do jete krejt e lehte),LSI-ja do shkrihet brenda PS-se dhe Djali Plangprishes Meta do behet Kryetar i gjithe Socialisteve pa dallim feje ,krahine dhe ideje.
Disa muaj me vone do rrezojne Berishen dhe do shkojne drejt Zgjedhjeve te reja dhe Bashkimit Europian.
Berishen origjinal dhe Berishen me xhinse po i vret grykesia e tyre.
Pas kesaj, te gjithe ne ate vend do rrojne te lumtur!
Edhe 100 te tjera!
Per te miren e Partise dhe te popullit.
Sot Kryetari i PS-se Eduin Kristaq Rama mbush 45 vjet.
Per fat te keq,miku i tij me i mire,ai me te cilin kishin bere mareveshje per te mjele fondet publike shqiptare deri ne vitin 2012, Ilir Meta i dhuroi nje peshqesh shume te pakendshem.-Humbjen zyrtare te Zgjedhjeve.
Tashme pritet qe 45 vjecari Rama te jape doreheqjen nga posti i Kreut te Ps-se dhe deri ne Kongresin e ri te Partise te drejtoje nje kryetar i perkohshem. Kandidatet e mundshem jane Ben Blushi dhe Arben Malaj.
Po a do jape dorheqje Rama?
Mundesia me e madhe eshte qe ai te kacavirret pas karriges te kryetarit dhe te luftoje per postin deri ne Kongres. Edhe ne deklaraten e fundit te tij, nuk shprehet asnje keqardhje per mungesen e fitores se PS-se,por theksohet vetem se "ata qe kane menduar te me dobesojne pozitat, m'i kane forcuar ato".
Pritet se si do 'orientohen" minjte e tjere hajdute te PS-se. nje pjese e tyre i kane te lidhura interesat me ndertimet ne Tirane,pra me Kreun e Bashkise,ndersa nje pjese tjeter qe mund te ndjeje se Anija e Eduinit po fundoset do vrapojne per te gjetur strehim tek kundershtaret e tij.
Urime per ditlindjen Eduin!
Per dhurata nuk ke nevoje se ke mbushur plot xhepat keto vite qe shet Lejet e Ndertimit!
Ka qene Berisha qe ftoi ne ditet e para te demokracise Meten dhe Majkon. Mos ka edhe nje lidhje te vjeter te tyre dhe ata jane benjaminet e profesorit?
Meta, shume kokemushke, por shume injorant dhe me intelekt nen mesataren e nje politikani dhe Majko i mprehte dhe emotiv, tipare jo edhe aq te kendeshme per nje politikan stabel.
Rama mbetet perhere nje kocke e forte, jo se ka ndonje vecanti intelektuale, apo pergatitje profesionale, por se ka prapa tij miq te forte qe flasin frengjisht.
Nano sigurisht qe ka force politike te mjaftueshme per te rimarre te gjithe pushtetin qe ka pasur, aftesi shume me te mire se te tjeret, por ka disa te meta te medha: Ka shendet te dobet te demtuar nga veset dhe i ka prishur qejfin dikujt qe nuk harron kurre. Nano mund te ringrihet vetem nen nje "visto" qe me zor te madh e pret, por sic duket, ose ka marre denimin kapital, ose akoma nuk i duhet njeriu.
Sic duket perseri "tavolina me tre kembe", po funksionon mire ne politiken shqiptare.
Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.