Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 » Trego 105 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- -Tujtjeta Binjoku jem! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14303)
Nesret.
--------------------------------------------------------------
Do balona mi kon cu e me shku flur skon ken.T'felligta fort e i pesh tmodhe kishn a thu ajria u ishte ba plum.
Nuk kom me u nis flutrim drejt nesres.Gozhdu mkan njat balona tmdhoja ke llum i epshit.Mos mprit o andrr.Njaty kom me dek sodit tuj thith plumin qi del balonash.
--------------------------------------------------------------
NESRET I
------------------------------------------
Perkul ka me kjen cika e mollaqt kon me i dal npah.E zemra ka me mla e gjaku tejposhtit ka me mar.Ke binjoku vocerr.
E krejt hup truni e shpirti neret kalbsinash.Si kaherit.N'rrotull dervishash kom me hy e qijt do lus me mfal mkatin.E i basem njyrash kom me thur ranet me ja mulu njato mollaqe njellse.
--------------------------------------------
Nesret II
----------------------------------------------------------
Nuk do mun me bashku trumcakn e vocerr.Ligsht e patn shkel sodit.Dy herit.E paten mun me e pshtu.Do tbardh qi nguten me shku npun.E qi pertun me e mar mes rrotash.
Nana trumcake e motrat vet u cirrshin nkup tqillit me u ndih.E un pata fryg prij Fordit tshpejt e smuna me e mar ndor at krijes t'vocerr.Qi u dridhte puplash nat mes xhadeje.Ku civilzimi mvret mu,vret Bletn e trumcakn e vocerr.Vransir ka me ken nesret.
----------------------------------------------------------
Lorenco t'paskan internu ene ty!!!
A mr Lorenc mr malok naiv.....ca tduhej ty me perdor do fjal banale....ti ishe aq i turpshem mr dreq!Dhe e nise me fjalen by....Ti s'je as Gay!
Kleas i lejohet se e ka "elegant ass",po jo ti qe mund ta kesh sa nje astragac(kjo eshte fjale pellazge...po e ka zberthyer Treshi ne fillim...nuk mund ta perserisim ketu se akuzohemi per plagjiature).
Ajo qe perdore ti pa shije vjen nga Pellazgishtja:
Tregojne qe Pellazgu Zesi.....qe e kishte mare kete emer nga qe e kishte zerin shume te fuqishem ishte trupmadh dhe hante shume.Per rrjedhoje edhe te ndenjurat duhet ti kishte te medha...
Nje dite kur sapo kishte dale nga lumi,ku ishte pastruar mire e mire,e pa nje nga femijet e tij(Apoloni ose Athinaja)qe u tmerua nga permasat e tuleve te bardha me nje vije ne mes....I /e shokuar filloi te klithte:"Byyyyyyyyyy.....byyyyyyy.....byyyyyyyyy".Keshtu lindi fjala famekeqe e prapanicave te cilen e kopjuan latinet,englezet deri edhe eskimezet te cilet perdorin shprehjen "beca eci" qe ka kuptimin ndenjese te mbuluara me qime.
Etje
Shume zhurme miku im, etje te vjen per shkretetire.
Kohen ta marresh prej dore e te ecesh me hap gamileje. Me perendimin e zjarrte te perqafohesh e dunat t’i marresh mbare.
Mes oqeanit te reres me hup e me met per dyzet dite.
Re: Etje
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
Shume zhurme miku im, etje te vjen per shkretetire.
Kohen ta marresh prej dore e te ecesh me hap gamileje. Me perendimin e zjarrte te perqafohesh e dunat t’i marresh mbare.
Mes oqeanit te reres me hup e me met per dyzet dite.
Booo... sa zhurme!
Poor lawrence!
E shkreta une!
Re: Booo... sa zhurme!
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
Poor lawrence!
E shkreta une!
Teme e rrezikshme, per njerez te mencur!
Ku jane dallendyshet?
......Sot nuk shkova ne kishe.Si c'kam bere edhe dhjetra te diela te tjera.Jo se jam shume i zene mengjezeve te te dielave dhe as se nuk kam ndonje kishe prane....Nuk shkova se e me duket qe Zotin me ndjek nga afer kur ngelem vete.Mundohem ta kerkoj dhe ta ndjej,ndonese eshte tmerresisht e veshtire....Por me te veshtire do ma bente predikimi i ceket i nje prifti grek apo italian(sllavet nuk i kuptoj fare).....Ndaj shkova ne Tim Hortons per te gjerbur me dembelizem nje kafe te lire dhe per te pare c'bejne kanadezet e varfer mengjezin e te djeles.....
....Pres me durim ne rradhen e gjate krijuar me shume nga 10-12 infermiere "pilipino"(keshtu e quajne vehten)qe duket se sa kane lene turnin ne spital....Qellimisht i pyes a jane nga Mindanao.Shpupurisen dhe te gjitha "shkurtat" filipinase pergjigjen njezeri "No Mindanao...No Mindanao!"......Qesh me reagimin e tyre te menjehershem dhe vras mendjen nese kisha degjuar per ishullin ne kohen e shokut Ramiz dhe te rebeleve Maoiste,apo tani ne vitet e Al Kaidas...
....Nuk kam durim te rri gjate e te mbaroj "rollaqen me kanelle"(cinamon roll).Nje i bardhe i drobitur gulcon vazhdimisht,sa here heq nje gllenjke kafe nga kupa extra large....Dal jashte dhe mbeshtetem pas murit dhe vazhdoj te ha pa uri "kanellrollsen"ose si mund ta quante Lorenci "rrumullknellsen"....Nje trumcak(ne anet tona i quajme rabecke) vjen e ulet para kembeve duke pritur ndonje therrime....I hedh disa dhe cuditem qe nuk ka frike.A ndoshta edhe harabelet jane kaq te etur per "free staff"si gjithe banoret e ketij Kontinenti te cuditshem?
Atehere kujtohem per dallendyshet.Ato asnjehere nuk do binin kaq poshte....Pranvera ka mare fund dhe ende nuk i kam pare.Para shume vitesh i shihja gjithmone,bile me zgjonin me "cucurisjet" e tyre.Por asnjehere nuk mendova qe dallendyshet jane llafazane.
Ishin te shenjta per mua dallendyshet e vendit tim.
Po tani...ku jane valle Dallendyshet?
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 » Trego 105 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.