Forumi Horizont Gjithsej 45 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga IQVLORA datë 23 Dhjetor 2008 - 16:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Eishin-an Kati
Leter  shkruar vetes

. Heshtja eshte si nje shpirt i mutezuar qe ia kane qepur gojen me nyje dhimbjesh e humbjesh. Heshtja eshte ne te njejten kohe sfide dhe humbje. [/I]

Heshtja eshte dhimbje e skajshme.



Dikujt qe kupton e flet pak anglisht nuk i bene pershtypje kjo fjale,por dikush tjeter mund te thote sa me larg ....... ,prandaj te lutem mos e perdor me.Kam treguar njehere simbas Kadarese,per pritjen e atij italianit ne '39-40-n te cilin e quanin E Mutti.Njerzit e qeverise u vune ne siklet se si mund te brohoritej per te :''Rrofte Mutti''

Respekte! Proza juaj eshte brilante.Ajo te le nje ndjesi te embel kur mbaron leximin e saj!Une i rilexoj kur futem tek kjo teme.Pergezimet e mia! Vazhdo te na kenaqesh!


Postuar nga Mbreteresh datë 23 Dhjetor 2008 - 19:08:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Une e dashur Donika kam mbajtur ditare dhe mbaj here mbas here tek i fundit mund te kem nja 6 muaj qe nuk kam shkruar (kjo shenje e mire) , shume nga ata i kam grisur ose djegur, se kur u shkoj mbrapa dhe i lexoj me shume merzitem se sa gezohem mbasi jeta ka me shume hidherime se sa gezime dhe njeriu ka tendencen te shkruaj me shume kur eshte i hidheruar dhe jo kur eshte i gezuar.
Kur jemi te gezuar fluturojme dhe i vetmi mendim eshte si te jemi ne kontakt me te tjere qe te ndajme kete gezim.

Mua me pelqen shume kjo teme dhe nuk keqkuptoj asnjerin.

Sot pershembull do ti shkruaje nje leter shume te lezetshme vetes.

----------------------------------------------------

Rri aty ne qoshe where you belong dhe mos u perziej ne asgje, leri djemte e tu te gabojne, te pengohen dhe te ngrihen perseri, leri ata ne duart e Zotit se deri me sot ishin ne duart e tua dhe ti e bere detyren tende. Kjo te mjafton.

Ketej e tutje eshte rradha e tyre per te gabuar ashtu sic gabove ti dikur....
vetem keshtu do te mesojne te hedhin shkallet e jetes ne te perpjete dhe jo ne tatepjete.

kaq per sot



....nje shprehje shum domethense per mendimin tim, gje ce ia vlen per lexuasin/et....p.s.e ace me shum per te rinjet sot...dhe nje keshille nga une ce mos harroni ta rilexoni.....Jufalemnderit

P.s. do doja dhe nje pershendetje per juve e dashur kotka,per faktin se dukeni nje mama e mrekulluar.... duke te uruar nje jete te gjate me gjithe ata/o qe te rrethojn

dhe njiherit falemnderit ce na frymzon me shkrimet tua reciproke...(per te cilat tregojn prevoje jete),andaj me andje dhe (ankth) i lexoja...sepse ndonjihere sikur gjeja dhe veten time,(ne mesin e tyre)....!

cdo te mire
MBR.


Postuar nga Katilesha datë 29 Dhjetor 2008 - 20:53:

Lightbulb

Fito besimin e kohes dhe atehere dita do te kete nje tjeter ritem...


Postuar nga shelgu datë 29 Dhjetor 2008 - 21:36:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


Rri aty ne qoshe where you belong dhe mos u perziej ne asgje, leri djemte e tu te gabojne, te pengohen dhe te ngrihen perseri, leri ata ne duart e Zotit se deri me sot ishin ne duart e tua dhe ti e bere detyren tende. Kjo te mjafton.

Ketej e tutje eshte rradha e tyre per te gabuar ashtu sic gabove ti dikur....
vetem keshtu do te mesojne te hedhin shkallet e jetes ne te perpjete dhe jo ne tatepjete.




Je e sigurt per kete qe thua Kotka?

Djemte kur arrijne nje moshe te caktuar, ikin vete, si zogu qe hap krahet dhe fluturon per te ndertuar nje tjeter fole.

Ndryshe nga zogjte, ne duhet t'i ndjekim dhe shohim perhere nga afer, sa me afer qe te mundemi...


Postuar nga kotka datë 29 Dhjetor 2008 - 22:52:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Je e sigurt per kete qe thua Kotka?

Djemte kur arrijne nje moshe te caktuar, ikin vete, si zogu qe hap krahet dhe fluturon per te ndertuar nje tjeter fole.

Ndryshe nga zogjte, ne duhet t'i ndjekim dhe shohim perhere nga afer, sa me afer qe te mundemi...



eeehh sa larg eshte e thena nga e bera.
pikerisht se nuk jam e sigurte bej te kunderten e dashur cedrus


Postuar nga Katilesha datë 04 Janar 2009 - 07:39:

Hap -mbyll zarfe , kaq eshte jeta. Nje perpjekje per te hapur "dyer" te reja komunikimi shpresash , per te arritur ne ato rruge ku jemi te sigurt qe do gjejme ritmika te njejta me hapat tone , ku jemi te sigurt se do gjejme aromat trupore qe na bejne te harrojme keto burime te pafundme stresoresh me te cilet perballemi cdo dite. Pastaj harrohemi ne rreshta letrash, ne bardhesi te zbrazeta qe mundohemi t'i mbushim me diten tone , me copezat e shpirtit tone ,me gjakun e zemres tone. Dhe e bejme kete pa piken me te vogel te meshires. I shesim kujtimet tona ,shesim gjakun tone per boje stirolapsash per te cukitur neper siperfaqe letrash dhe pastaj mbyllim zarfin....

........vazhdon.....


Postuar nga ingmetalboy datë 05 Janar 2009 - 13:46:

Duke fishkellyer nje melodi te vjeter riperteritjeje eci rrugeve me duar ne xhepa. E panjohura me shkon per shtat dhe me cliron. Pa asnje grimce dyshimi gllaberoj gjithcka te re ne brendesine time i shtyre nga motivi i paster i kuriozitetit. Pa bere dallime midis te keqes dhe te mires zbuloj vetveten prej grimcave te botes se jashtme te cilat ngadale i japin forme unit tim. Kur je vetem nje i huaj dhe gjithcka eshte e panjohur, formulat harrohen dhe duart levizin vete. Shtirja eshte nje tjeter fjale e cuditshme te cilen nuk mund ta konceptosh dhe genjeshtrat "e bardha" jane kaprico boshe. Momentet duken me te virtytshme, ndjenjat me te plota dhe hiri i jetes me i dashur.


Postuar nga Katilesha datë 10 Janar 2009 - 08:11:

Une - Je penduar per letren qe me ke shkruar?

Ai   - Jo.

Une - Eshte e vertete ajo leter?

Ai  - Pse ti duhet te dyshosh gjithnje per gjithcka?

Une - E pse ti duhet gjithnje te mos i pergjigjesh pyetjeve te mia?

Ai  - Ti duhet te mesohesh te rritesh. Edhe pse me pelqen me shume keshtu sic je, nje femije i vogel qe ka nevoje per perkedhelje.

Une - Kam inat kur me thua femije.

Ai   - Cdo femer tjeter do te deshironte te ishte pak "femije".

Une - Une nuk jam si cdo femer tjeter.

Ai   - Heshtje....

Une - Heshtje.....buzeqeshi....

Ai   - Me shume mirkuptohen heshtjet tona me njera -tjetren se ne te dy.

Une - Heshtje....

 


Postuar nga Katilesha datë 27 Janar 2009 - 07:43:

Post

Rri pezull mbi koken time. E bute dhe e perpunueshme si nje plasteline. E marr ne duar e ngjesh , i jap formen standarte , sy, hunde, goje,veshe,duar dhe kembe. I ngjesh dhe  i huazoj disa ngjyra ne te njejten kohe  per ta bere me te pranueshme. Perfundimi? Nje kopje e "deshtuar"  e mendimit per te hedhur "veten" perballe "vetes". Te gjej elemente te "miat" tek te "tjeret" ka qene nje fakt gjithnje nervozues per mua. Ndoshta kjo eshte arsyeja  pse une grricem edhe me "plastelinen e ngjeshur "sonte.

Sapo kam kaluar disa hurtha kafeje dhe me duket sikur kafeina eshte shperndare ne qelizat e shpirtit tim si nje droge , si nje paralizues mendimesh dhe fjalesh. Gjithcka e kendshme eshte perpire nga hithtesia e kafeines dhe rrotullohet brenda zgavres se trupit si nje gjyle qe kerkon te gjeje nje vrime ku te futet dhe te zere vend. Mjekimet jane te kota. Kur te shpon "gjilpera" pambuku me alkol me pas nuk kane  fare kuptim. Ashtu sikur nuk kane kuptim shperlarjet e shpirtit  me Buddha bar, kur dumnate e tymit te cigares mblidhen si kapele resh te dendura me gjyle kafeine  dhe presin per te vershuar mbi mendje dhe shpirt.

 Jam e rrethuar nga nje qetesi gati e frikshme.Ideja qe une jam zgjuar teksa pjesa  tjeter e botes fle me ben te ndihem krejtesisht e cliruar (ne nje cast)  nga tunika e standarteve dhe e ngjashmerise. Ndihem e lire dhe jam e mendimit se "takimet" me te rendesishme dhe qe nuk duhen humbur me "veten" behen vetem neteve te tilla, ne keto orare "dyersh te hapura" dhe qetesie.

Ndoshta prandaj me pelqen "pagjumesia" ose "mos fjetja"!

 


Postuar nga Katilesha datë 03 Shkurt 2009 - 05:39:

Question

Neser?

Perseri duhet te pres te hedh hapa mbi ore qe akoma nuk kane lindur dhe pa emer? Mos me bej te shpresoj ne dicka qe nuk besoj. E nesermja eshte e pasigurt,ajo nuk i premtohet askujt! 


  Gjithsej 45 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.