Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 »
Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- A mendoni se eksistojne qenie jashtokesore? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1662)


Postuar nga tolstoy86 datë 13 Mars 2008 - 17:13:

Citim:
Po citoj ato që tha cancer
Qka thone ajetet e kuranit dhe hadithet e pejgamberit per cmimin e energjise, do rritet apo jo?


Ti sikur po akuzoje besimtaret per injorance te gjuhes shqipe. Apo shkruajte ''Q'ka' me ironi..pa pa sa humorist ky cun..

O robi pa nivel, ke probleme me te medha se cmimi energjise elektrike, do te kerkojme per ndonje hadith qe keshillon si te largohesh nga fodulleku mo?


Postuar nga tolstoy86 datë 14 Mars 2008 - 15:08:

Moderatori, te lutem fshij gjith ato mesazhe te miat qe qenkan fut ketu, dje pata probleme me faqen e forumit, thonte qe nuk po futen dot shkrimet, po qenkan fut sa here qe i kam klikuar..

Qenkeni frymezuar nga Vodafone dhe amc-ja me duket, mire ato i rikthyen leket e mesazheve te njejta, po ju, car do ktheni?:p


Postuar nga Piktor datë 15 Mars 2008 - 00:34:

PULA VEZEN APO VEZA PULEN.
Jo se kam gja kundra shkences por shkenca do kushte per tu zhvillu ashtu sikurse edhe evolucioni.
Ma s'parit kemi dy kimi, ate organike dhe inorganike.
Kemi kater elemnte kryesor te zhvillimit te jetes, ajri, uji, dielli dhe toka.(qofte dhe mungesa e njeres se ktyne elementave ben te pamundur zhvillimin e jetes)
Kemi qelizat e thjeshta dhe te komplikuara.
ADN(strukture e komplikuar)
Kemi genet.
Ne fund kemi syte.
Mbi te gjitha trurin qe na jep mundesi te studiojme gjerat.
Pak e veshtire te besohet se te gjitha erdhe si shkak i evolucionit.
Dikur edhe une mendosha si ti me ane te evolucionit, mirpo ka disa gjera qe nuk me bindin dhe keto gjera per mua jane baraz me mister, mister per mu eshte edhe egzistenca e zotit.
Ti thua ndodhi nje mrekulli qe ne veze ra fara e u ngjiz nje zog natyrisht femer e qe beri shume veze dhe pastaj te gjithe prisnin mrekulline e quajtur gjel (kikikikiiiiiii).:p pra njelloj si besimtaret.
Ore Veza mund te jete qelize e thjeshte por fara jo. dhe ajo duhet te dali nga dikush e pastaj don kusht te ngjizi.
Embrioni i sotem ne kushte laboratorike do kushte te zhvillohet.
Qumeshti eshte miliona baktere te gjalla qe kur fermentohen me ane te fares behet kos ja ky eshte evolucion. apo brumi me fare fryhet dhe futet ne furre piqet e na del nje buke e mire.
Reaksione kimike, berthamore gjenetike etj.
Mos mendo se nuk i mendojme keto gjera por jemi te pafuqishem perpara strukturave te tilla organike si organe e trurit syrit apo gjuhes etj.
Kufiri qe ndan te miren me te keqen sipas Ezopit ka te njejtin emer te njejten origjine, tani a eshte Zoti apo evolucioni pak rendesi ka perderisa te dyja jane akoma mister.


Tolstoi faleminderit.


Postuar nga cancer datë 18 Mars 2008 - 03:33:

piktor

Ti nuk e di dhe nuk e verteton dot si ka lindur jeta. As nuk e di dhe nuk e vertetoj dot. Hipotezat jane 2: shkenca apo feja. Une zgjedh shkencen sepse:

1. Ne jeten time nuk kam pare, degjuar apo ndjere asnjehere pranine e Zotit apo te ndonje mrekullie
2. Nuk njoh asnje njeri qe te kete pare, degjuar apo ndjere ndonjehere pranine e Zotit apo te ndonje mrekullie
3. Teoria e Bibles eshte pa pike llogjike: Zoti e krijoi njeriun dhe i kerkon atij qe ti bindet se perndryshe shkon ne ferr, Zoti na del diktator apo varja.
4. feja eshte politike e ndyre ndaj mendjeve te dobeta bazuar mbi ca libra qe sdihet kush i ka shkruajtur, dhe cuditerisht 3 fete kryesore (krishtere, myslimane, cifute) kane lindur ne te njejtin vend!!!!
5. kur mendoj qe ne vendet perendimore nje femije nuk i mungon asnje gje dhe ben nje jete normale, kurse ne Afrike psh femijet vuajne nga uria bota me duket e padrejte. Ca mutin kishte ndermend ky Zoti kur e krijoi ate, qe njerezit te vuanin?
6. eshte e bukur te mendosh qe ka nje qenie superiore qe te do te miren (sic thuhet neper librat e fese), por po ta mendosh holle holle nuk eshte aq bukur kur mendon se duhet te besh ca ti teket kesaj qenies superiore se perndryshe ha mut.

Kam dhe shume argumente ne lidhje me evolucionin po besoj kaq mjafton, + qe po pertoj te shkruaj


Postuar nga Piktor datë 19 Mars 2008 - 00:45:

Ne fakt ajo qe ndryshojme une dhe ti eshte se une gjithsesi i druhem Zotit, nuk jam fetar sepse asnjera nuk me bindin, por nuk kam si te mohoj diçka qe mund te egzistoje, pavarsisht nga forma apo menyra.
Nganjehere ndodhin gjera qe shkenca nuk i zgjidh dot.
Psh mami im te shkruan lungen. Disa te tjere te leshojne ne toke vilen e rrushit, etj
Dje po degjoja ne radio per keto gjear dhe ka shume gjera qe te bejne te mendohesh pak para se te thuash ska apo nuk egziston.
Ne Trento me dukej se ishte nje shkolle e specializuar per keto gjera futi naj gjiro anej se ndoshta te vjen besimi ne Zot.
Persa i perket atyre te tjerave te femijve etj me duket se i kam cekur dhe une me perpara ne tema te tjera biles te ilustruar me nje imazh.


Postuar nga cancer datë 19 Mars 2008 - 01:03:

piktor

une nuk them qe zoti nuk ekziston dhe pike. Une them qe ska arsye qe te besoj qe zoti ekziston. Fakti qe ka dukuri qe nuk mund te shpjegohen nuk do te thote qe zoti ekziston, apo jo?Duhet te jesh njeri pa sy e vesh qe ta thuash kete gje.
Po te tregoj nje dukuri te tille reale: Kur kam qene i vogel (3 apo 4 vjec) papritur me iku goja, doja te flisja po nuk thosha dot asnje llaf. Pas shume ditesh e shqetesimesh gjyshja me con te nje plake ne nje fshat te rrethit ku banoja e cila 'me kendoi kanatieren'. Pas gjysem ore fillova te flisja. Ajo plaka nuk ishte fare besimtare, tha vetem qe dikush e ka pare cunin me sy te keq. Kjo ngjarje eshte akoma e pashpjegueshme per mua, por ska si ta lidh me zotin, skam arsye


Postuar nga Piktor datë 19 Mars 2008 - 01:17:

Po flasim per mistere. Zoti eshte mister, mrekullite jane mister, vendet e shejta, shtrigat, dragojte, syri i keq apo supersticionet etj te gjitha keto mendoj se jane te mjaftueshme per te ndier diçka te mbinatyrshme them une pra qe te çojne tek ajo qe diçka mund te jete. Apo jo shen Thoma.


Postuar nga cancer datë 19 Mars 2008 - 01:26:

pikerisht, po flasim per mistere jo per zotin (te pakten jo ate zot qe predikon feja, sepse ndoshta fuqi pertej natyres qe ne njohim ekzistojne,nuk e di)


Postuar nga sajmolabi datë 23 Prill 2008 - 06:27:

te mendosh se ne tere kete gjithesi nuk ka jete eshte prej injorantesh....te mendosh se nuk ka jete inteligjente eshte komike....te mendosh se ne,njerezimi me primitivizmin tone fetar jemi inteligjente eshte sarkazem...kushedi se sa po qeshin mbi kokat tona...njesoj si qeshja une me shoket e mi kur ishim te vegjel e conim milingonat balle per balle per tu ndeshur....keto qenje me hierarki,rregulla mbretereshe sovrane,ushtare magaziniere puntore ,spiune,e shume e shume zanate te tjera,...por qe ne fund nuk arrijne te ngrene ate koken e vogel e te kuptojne qe ne po luanim me to,...keshtu jemi ne......e te mundohen sa te duan ata adhuruesit e feve ta shpjegojne me zot,,,ata e vetmja gje dhe them e vetmja qe dine te sigurt eshte se s'dine asgje.


Postuar nga Sam1r datë 29 Nëntor 2009 - 16:57:

Mua me duket se vetem injoranca ose mos-interesimi rreth jashtetokesoreve, i ben disa persona te besojne qe nuk ka gjera te tilla. Me gjithe keto deshmi qe vijne nga e gjithe bota, tash e shume shekuj me radhe me te vertet eshte per t'u quditur se si vihet ne diskutim ekzistenca e tyre.. dhe prania e tyre ne Toke.

Me respekt,
Samir Shahini


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 »
Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.