Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Anekdota reale! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17103)
Burri duke pare futboll ne tv dhe gruaja po bente punete e shtepise dhe e detyruar dilte perpara ekranit dhe nuk shikonte dot burri sport...
- Grua bej me ketej se nuk po shikoj dot -thote burri duke levizur koken sa majtas djathtas per te pare ndeshjen...
Mbas pak gruaja kalon perseri perpara ekranti dhe burri i nxehur i thote
- po beje moj bythen qe te eshte bere si autokombajne ketej ekranit se nuk po shoh dot sportin...
Mbaron ndeshja dhe ata shtrihen per gjume dhe burri zgjat doren tek gruaja per te bere pak gili vili por ajo largohet pak me tutje... ben si ben burri dhe e zgjat doren dhe e ledhaton tek bytha, por gruaja perseri largohet...
- Ca ke ? - pyet burri gruan me habi
- Nuk e ndez autokombajnen une per nje kalli misri - tha gruaja dhe i ktheu kurrizin....
E forte kjo lart.
kte zduhet ta tregoj po nejse!:p
para disa kohesh po vizitoja motren e martuar ne nje shtet tjeter qe ka 4 femije, (dy nipa dhe dy mbesa qe me dojn shume)
po kaloja nje jave atje, dhe motra me gjithe burrin punonin ate dite dhe una kalova diten ma nipat dhe mbesat qe jane 5 7 9 dhe 13 vjecar...
mbasdite une shkoj ne dyqan blej nje steak dhe e pjeku on the grill, dhe u kenaqa duke ngrene e duke bere muhabet me kta funny kids...
kur kthehet motra nga puna, une iku, dhe femijet ishi ankuar se jane shume te uritur...
motra i kishte pyetur! po daja a ka ngrene sot?!
po, ka ngrene nje steak te madhe vetem, dhe asnje kafshat nuk na ka dhan...
100% e vertet:p
sa ka qeshur motra dhe sa kam qeshur une kur me ka bere telefon, se deri ne ate moment, as nuk isha i vetdijshem qe kisha bere ndonje gabim:p
tani problemi eshte se, une i trajtova si shoke dhe i pyeta, hey guys!! kam vetem 20 dollar ne xhep tani, dhe dua nje steak, nese ju vjen keq ta ha vetem, une nuk po e blej, me thoni tani nese keni problem me ket!!
jo jo jo jo daja!!! nuk kemi problem dhe nuk jemi te uritur aspak thojn ata, dhe vazhdova pasatj!!!
selfish maybe?! i dont think so!!
pastaj nuk eshte se nuk i kam qerasur kurre:p
hahaha Kurt kush e di ca babai ke per tu bere ti pupu
Citim:the best!!
Po citoj ato që tha AngelDevil
hahaha Kurt kush e di ca babai ke per tu bere ti pupu![]()
hahaa po po sidomos te pjesa e ushqimit do jesh ... the worst... skam dyshim :p
kur isha ne studime, nje miku im nga prizreni, e emrin Adrian ( cilin une ia ngatrroj me Ardian) me telefonon per te pyetur rezultatet, pasi rrija kah Prishtina. Une vetem isha para tabeles, dhe e pyes ku je? me tha : ne stacion. I thash kthe shpejt se ke arritur maksimumin, ai vrap me gjithe ate peshe kokerr te vapes, arriti pas gjysme ore ne kemb, i tere i mbuluar ne ndjers, pertoj te ngjitej ne katin e shtate (lifti s'punonte), dhe dolem te pime kafe, ai plote energji, merr çfare duash mos kurse, te kam mike per qefi, etj, etj.. Kur u ngritem me thote vetem ti me je per qejf, te tjeret kur sme tregojn drejt. I thash pasi me dhimbsej: pa hajt shkojm te shohim qik. Ai ia behu vrapin , tamam arriti tek tabela bertiste:ç'eshte kjo more, si i ka nderruar rezultatet, mua me ka vene vetem 30 pike. U afrova ta vertetoj , i thash he more a nuk sheh , ja ku ke emrin ne liste i pari, Ai: jo more une jam Adriani e ai eshte ardiani, i thash po çfare kam faj une ore une ne celularin tim te kam regjistru numrin ARDIAN, dhe ky ka maksimumin,.
Kur dolem nga fakulteti mezi mbaja te qeshuren, ama ai nuk ndalej , por kur e tha , me ke hjekur 10 kg peshe , me s'me mbajten kembet rash ne parking duke qesh, pastaj edhe qeshte.... Me kujtohet si sot.
vetem sikur ta shihnit..
Sa kam qeshur me te dyja anekdotat.
O kurti, mire tha angel-i kushedi ca babai do jesh ti,special...
Para disa vitesh me duhej te nderroja shtepi se sben dhe meqe nuk kisha gjetur akoma shtepi tjeter u detyrova te rrija disa dite tek nje i njohur... dhe pasi cova gjithe gjerat e mia atje pashe qe banja ishte cope cope, vajta bleva disa gjera qe ishin te domosdoshme dhe mes atyre gjerave edhe nje furce per pastrimin e 'qypit te mjaltit' dhe mbasi i futi nje te pastruar rrenjesisht komplet banjos nje ish amorja ime vendos edhe furcen ne vendin e vet... nga ora 4 vjen ky djali qe kishte shtepine dhe futet ne banje dhe kur del me thote
- e panjohur eshte bere banja dhe shume e paster por vetem nje gje e prish - tha ai
- cfare e prish - thashe une duke e pare me habi
- ja -tha ai- ate furcen e ke marr shume te ashper dhe te gric bythen kur pastrohesh
i njejti person tani na shkoi ne nje qender qe i ka te gjitha brenda supermarket, dyqane rrobash etj me rradhe por meqe eshte 3 katsh ka shkalle elekrike qe te ngjisin larte neper kate por nuk jane shkalle thjesht eshte si malore e keni parasysh, nejse vete ky merr nja karoce poshte per te vene gjerat qe do blinte, mbasi brodhi komplet katin e pare do ngjitesh ne katin e dyte, vajti deri afer shkalleve e pa njehere keshtu dhe iu duk shume malore per ta ngjitur me karoce, u kthye mbrapa beri nja dhjete metra dhe ia filloi vrapit me karoce per te marr vrulle per te ngjitur shkallet por karoca sa vete atje ka vend qe ngecin rrotat e saj qe mos ta mbash as kur zbret e as kur ngjitesh, vete tek shkalla me vrullin qe kishte marr ky sikur do ngjiste mallin e Tomorrit, ngecin rrotat ne vendin e tyre qe te mos levizi karoca, ben nje saltro mortale ky ngaqe ndaloi pernjeheresh dhe futet ne karoce dhe te gjitha ushqimet qe kishte blere ne katin e pare i beri pershesh dhe krahet iu nxine nga goditja qe mori...
Kjo nuk ben per te qeshur dhe aq, por ka ndodhur vertet.
Ne disa kolegje italiane nuk ka lavatriçe dhe studentet detyrohen te shkojne ne lavanteri me pagese. Ulur ne shkallet e kolegjit disa shqiptare po diskutonin per kete pune. Secili dinte ndonje lavanteri, dikush tjeter shkonte te ndonje shok, dikush tek motra, etj. Mes tyre me zhulsi nuk po fliste. Ky kishte nja 5 muaj qe kishte ardhur nga Shqiperia dhe jakat e bluzave te bardha i kishte boje kafe. Te tjeret e dinin qe ishte zhuls dhe per ta ngacmuar e pyesin: "Po ti si ja ben per lavatriçe". Hidhet ky, "Mua deri tani nuk me eshte dashur lavatriçja".
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 196 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.