Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)


Postuar nga Fajtori datë 13 Mars 2010 - 16:46:



I forte.
Nuk eshte zgjidhja tek politika kurt Perkundrazi ajo krijon problemin.


Postuar nga Balerina datë 13 Mars 2010 - 21:14:

Kuptoj.
Por te pavlere, te pa kulturuar, harbute, bastarde, qesharake, te gjithe nuk jemi besoj. Limiti vjen kur perqeshen komunitetet shqiptare jashte. Nuk e di si jeni te organizuar ne Itali, por ketu kerkohet pune qe te perpiqemi te kalojme komplekset e paragjykimeve zonale qe kemi per njeri-tjetrin qe te mesojme te mbeshtesim njeri-tjetrin diku ku gjithcka c'kemi eshte njeri-tjetri...dhe vjen ti dhe perqesh disa mundime te sinqerta? C'te keqe ka te jesh te organizuar? Ti permende italo-amerikanet...idealja eshte organizim te tipit IZRAELIT, jo italo-amerikanet e fragmentuar. Po ta lexosh komentin tend sikur ta mos kesh shkruar ti, do te duket sikur po thua "ju nuk keni vlera te jeni patriote dhe ndjenjat e juaja patriote nuk jane reale, keshtu qe mos u perpiqni kot o krimba."

Kalon nga pesimizmi ne arrogance pastaj. Dhe mos te kisha lexuar poste te tjera tuat, do kisha menduar qe je arroganti me i madh.

ps. edhe Londren e perkedhel dielli!


Postuar nga Fajtori datë 13 Mars 2010 - 21:40:

Balerina, jo me larg se dje komunikova per krijimin e nje shoqate te perbashket ne Itali. Nejse...

Nuk kuptohemi se ka dy forca. Njera e organizimit dhe tjetra e permiresimit. Nuk jam per organizim nostalgjik qe perserit difektet e gjysherve me pjergull ne oborr. Por per organizim qe ndjek kulturen e re duke perbuz traditat. Keto dy forca veshtire te llogariten si duhet, por nje gje eshte e sigurte. Nuk ia vlen te riprodhohet shumica e trashegimise, vlen vetem te rinovohet, duke filluar nga balta me shije mjalti qe akoma recitojme si idiote (edhe pse i largohemi nga syte kembet).


Postuar nga Fajtori datë 15 Mars 2010 - 16:16:

Itali, arrestohen 16 persona, disa prej tyre, shqiptare

Karabinieret ne Itali kane vene ne pranga 16 persona, pjesetare te nje bande droge te perbere nga shqiptare dhe italiane.
Sipas te dhenave nga forcat e rendit, nuk behet fjale thjesht per disa shperndares, por per nje bande te vertete qe vepronte ne zonen e Katanias. Ata akuzohen gjithashtu edhe per mashtrim dhe vjedhje me arme.

Banda furnizohej me droge nga jugu per te shoerndare me pas ne Foggia dhe Milano, Emrat e te ndaluarve nga policia e vendit fqinje, nuk jane publikuar ende.

Top Channel


Postuar nga AngelDevil datë 06 Prill 2010 - 18:18:



Pamje tronditëse kur një helikopter amerikan qëllon një makinë të agjencisë së lajmeve Reuters, duke vrarë reporterin dhe shoferin e tij.

Ekuipazhi i helikopterit “Apache” sulmoi makinën e gazetarëve pasi kishte ngatërruar kamerën e tyre me një raketa-lëshues.


Postuar nga Fajtori datë 06 Prill 2010 - 19:03:

Qenka i 2007 ky incidenti (i plote ketu):
http://www.youtube.com/watch?v=5rXPrfnU3G0

Por po mendoja qe...

Cfare stabiliteti kamera ne helikopter. Te keqen e teknologjise, as dora kameramanit nuk e kap aq fiks, nga 2 km larg pastaj...


Postuar nga AngelDevil datë 06 Prill 2010 - 19:15:

arma duhet te jete snajper mbase kamera eshte e instaluar te arma (sjam shume e sigurt por kjo me vjen ne mend) .... si dhe personi qe e perdor eshte nata me diten me kameramanin sme duket aspak cudi

Smoke na ftillo pak....


Postuar nga Fajtori datë 06 Prill 2010 - 19:39:

Eshte thjesht teknologji. Tani evitojne dridhjet minimale dhe mund te fiksosh objektivin nga suhme larg, arma e ndjek vete.

Ne avionet e ri EuroFighter objektivi del ne vizorin e kaskes, dmth ti kthen koken, shikon nje avion a helikopter, dhe e zgjedh me sy... Arma ben punen e vet, ti s'ke pse shikon me objektivin.

Ka pune puna...

Por ajo qe ndodhi ne videon lart (gjynah) eshte e njohur si efekti i distances. Ne distance mund te vrasesh me kollaj, psh kur ke mjete qe e bejne per ty, ndersa kontakti direkt i ben njerezit te ndergjegjshem. Ata ne avion nuk e ndjejne fare pergjegjesine qe ndjen ushtari ne terren. I duket kamera si arme dhe shtypin ca butona per te "eleminuar" njerez. Ne luften e dyte boterore kishte nje grup rezervistesh naziste qe u ngarkuan te vrasin çifutet me plumb ne koke. Ai grup filloi te konsumonte sasi te medha alkoli qe te perballonte shqetesimet psikologjike e vrasjes nga afer. Nderkohe, kush hedh bomba nga lart, apo vret ne distance nuk e ka problem. Piloteve te helikopterit nuk i ben pershtypje qe po shtypin butona jo... Kerkuan me ngulm te vrasin dhe ata qe po ndihmonin... Jane amerikane... te rinj... kushedi nga cfare fshati injorant i amerikes vijne... Nga helikopteri i duket loje, se kuptojne luften e vertete ne terren.

Ne video del qarte sa relative jane dhe komandat. Po i the qendres "po shikoj njerez te armatosur" normal qe do te japi lejen te qellosh. Ne fund piloti do thote "se pashe mire, me fal".


Postuar nga shelgu datë 06 Prill 2010 - 22:32:

Kushedi si flinte rehat ai qe hodhi bombat atomike.


Postuar nga Fajtori datë 06 Prill 2010 - 22:37:

Me rehat se ai qe duhet te vrasi 1 nga 1 me duart e veta.


  Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.