Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 » Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- 2012 - Votimi: Presidenti i shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18610)
Citim:Ok ka qene dite tersi ate dite se qysh prej asaj dite nuk pipetijne me ose u ka hyre lepuri ne bark ose jane ne rregull me mllefin.
Po citoj ato që tha Vizioner
Nuk oshte Video-ja Meta-prifti qe i nxorri ato ne rruge te demostrojne Piktor. Ishte mllefi 20 vjecar karshi Mafiozit Sali, regjimit Diktatorial te tije.
Pretekstin e Video's e kane nxjerre perkrahesit e Saliut!
Pra, demostrata ne vetvete ishte e perligjshme? Ishte si rrjedhoje e shkaterrimit total qe i ka bere Saliu shqiperise, ekonomise se saje dhe cdo gjeje qe existon mbi ate toke?
Dhe, per te "mbrojtur" vetveten nga denimi i merituar per te gjitha keto qe ka bere, AI, qelloji mbi Ty=Opozite, qelloji mbi Ty=Popull.
Qelloji per te te tulatur, per te te mbyllur gojen! Qelloji mbi lirine tende!
Ti, nuk e denon ate edhe pse te qelloji!?
Kur shteti te vret me duar ne xhepa jashte territoreve te gardes kjo tregon se eshte i gatshem per dhune qe te mbroje privilegjet. Normal qe njerezit nuk do i dalin para plumbave si rackapuri. Per me teper Sala e ka thene ne disa raste se eshte i gatshem te beje 21 Janar tjeter.
Fatosi që s’u bë dot kurrë pionier
Nga Brizida Gjikondi
Rikthimi i Fatos Nanos dhe harresa kundrejt gjëmave të tij tregojnë se sa e rëndë është situata në Shqipëri, sa pa dinjitet dhe pa kujtesë historike jemi. Eshtë aq e rëndë sa Nano arrin të duket burrë i mirë, dhe allishverishet dhe pabesitë e tij historike të amnistohen dhe justifikohen qoftë dhe me heshtje.
(...)
Agresiviteti i tij i fundëm është sa acarues dhe qesharak, ndërkohë që pazaret dhe takimet pompoze prej Hamza Kastrioti së fundmi këtë 7 vjeçar i ka shijuar me Berishën dhe Metën, merr kurajon prej një mafiozi nervoz dhe shantazhon të majtët, të cilëve deri më tash pa reshtur iu ka hapur varrin.
(...)
Ç’ka mua më shqetëson dhe më prish rehatinë duke më dhënë pakëz kurajo për të shkruar është se si ne shqiptarët pak nga pak jemi bërë si zombie, asgjë s’e trondit më shpirtin tonë të lodhur, asnjë imoralitet ose guxim të pacipësh, ne kjo politikë e poshtër vrastare vlerash deri në gen na ka shprishur gjakun, gjakun dhe rehatinë më të domosdoshme për të jetuar.
(...)
2 fjalë për Berishën.
Mjeshtër në politikë, konsekuent, dinak, demagog, nuhatës, shahist, agresiv, përçarës dhe sundues. Pavarësisht ironive, të qenit 25 vjet komunist realisht kanë qenë avantazhi i tij superior në të sjellurit ndaj dynjasë shqiptare të shqyer mes dy sistemesh.
Kurrsesi s’vlen një lek për shtetar, performanca e tij në kupolën e shtetit për 20 vjet ka vërtetuar mangësitë organizative dhe vizionin e tij kaotik, gjakmarrës dhe anadollak ndaj Shqipëria është atje ku është.
Ka pasion në demagogjinë e tij mashtruese, shumë pasion aq sa e shndërrojnë dhe në populist. Do jepte jo vetëm detet dhe pasuritë natyrore të Shqipërisë së mjerë, por mund të falte edhe një krah të tijin veç për të qëndruar në pushtet dhe hyrë me dhunë në Historinë e Kombit.
2 fjalë për Metën.
Instiktiv, pragmatist, i pabesë, arrin të mbijetojë pasi gjithkund e rrethojnë mëkatarët.
2 fjalë për Ramën.
I padjallëzuar, ndaj i ndikueshëm nga klanet dhe intrigat, deri në mendjelehtësi, intriga të cilat pareshtur e kanë marrë në qafë atë dhe gjithë të majtët që pseudo-udhëheq. Kurrë nuk e mbylli atë dreq dere ndikimesh ndaj të lodhurve të PS-së, ndaj Leprave dhe Kokëdhimave e së fundmi ndaj Narit të Kokajve, pasojat e mendjelehtësisë së tij janë katastrofike deri dhe historike, Nuk ka shqisa që të ndjejë popullin, merr vendime sipërfaqësore, kaotike dhe asnjëherë konsekuente. Eshtë shtetar model, Shqipëria mund të ndërtohej me të, por kurrsesi nuk është lider shpirtëror. Aktualisht po korr ç’ka mbolli me ndryshimin e Kushtetutës.
p.s. E plote ketu: http://www.gazetatema.net/web/2012/...t-kurre-pioner/
Une propozoj per president
VARKEN
Citim:Po te kisha gje ne dore do te te propozoja ty.
Po citoj ato që tha arturm
Une propozoj per president
VARKEN
C'rol ka presidenti ne Shqiperi ?
Citim:Asgje me shume se ai ne Itali. Ne parim ai qendron mbi politiken dhe nderhyn kur gjerat nuk shkojne mire. Quhet dhe garant i kushtetutes.
Po citoj ato që tha al74
C'rol ka presidenti ne Shqiperi ?
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Asgje me shume se ai ne Itali. Ne parim ai qendron mbi politiken dhe nderhyn kur gjerat nuk shkojne mire. Quhet dhe garant i kushtetutes.
Deri me tani sipas meje deri diku nga presidentet e deritanishem me rezulton vetem Moisiu.
Bamir Topi nuk ishte ne lartesine e duhur dhe kur i duhej te nderhynte heshti. Te gjithe jemi deshmitare qe nuk beri asnje perpjekje per te ulur gjakrat sidomos te qetsonte opoziten kur kercenonte vendin me pranveren arabe.
Citim:Xhezair Zaganjori.
Po citoj ato që tha al74
kot me nje fjale ose arbiter pa kartona. zgjidhje e mire aktuale do te ishte Sala .
kot me pyt se ka kohe qe nuk e ndjek politiken shqiptare po Sabri Godo ka vdek?
Po kur gjerat shkojne mire, cfare ben presidenti?
Po gjykata kushtetuese, cfare garanton? Presidentin?
Na falni qe kam kaq shume pyetje...
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 » Trego 152 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.