| Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 » Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Zgjedhjet Parlamentare 2013 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18743)
Keto rezultate ishin spektakolare. Qe do ndryshoje Shqiperia tani kjo duket, por nga si vajti fushata dhe cilet njerez u futen deputete nuk do kete ndonje "rilindje".
Ajo qe me beri pershtypje eshte se ish kryetaret e KQZ, Arben Ristani dhe Ilir Celibashi, jane ne listat e PD dhe PS. Kjo per mua eshte qesharake, tregon sesi KQZ eshte e politizuar gjithmone. Per mendimin tim kush behet kryetar i KQZ nuk ka me pune me politiken dhe s'mund te vihet as deputet, as minister, pra asnje post politik.
Po shqiperia eshte nje vrime dhe rrotullohen te njejtat figura e te njejtet njerez ne te njejtat poste. Ndarja institucionale eshte vetem nje farse...
Citim:ktu ktu Ad. Nga njera ane nuk e mohoj se jam i merzitur nga ana tjeter joi deshperuar.
Po citoj ato që tha AngelDevil
piktoro ku je?
Akoma ka njerez qe adhurojne parti? Apo e kishe fjalen per njeriun qe e drejton Piktor?
Edhe un po habitem piktor. Po te thoje per partine qe mbeshtes, por per partine qe adhuron, hmmm.
Vetem fete edhe mitet adhurohen, ndoshta edhe "dashnoret" po per partite duhet te jesh me te vertete i lidhur interresisht. nejse, vetem mendimi im.
Fjalimi i fitores
Edi Rama ka pergatitur me kujdes nje fjalim te bukur duke bashkuar shqiptaret dhe vleresuar ate qe e pret. Sic thone te gjitha Rama eshte me i zoti kur ka pushtetin sesa ne opozite, edhe fjalimet i ka me i hajrit sesa gjithe brockullat qe foli gjate fushates.
Edhe pse ne disa gjera qe permendi nuk jam dakort, duket fjalim i admirueshem. Me shtrirjen e dores Berishes e zhyti reliken e komunizmit perfundimisht ne humbje.
Mor po ku vajti ai langaraqi amerikan qe doli pas zgjedhjeve duke thene se zgjedhjet dalin 48% me 46% per PD-ne me maximum 1.2% luhatje. Legena te huaj qe vijne bejne leke ne shqiperi dhe ofrojne sherbime qe nuk vlejne dy grosh. Pale po rrihte gjoksin dhe Sala se amerikani ishte parashikuesi i fitores se Obames. Le te shenoje ne kurrikulum deshtimin e firmes se tij ne exit pollet shqiptare tani, te shohim si do i eci biznesi neper bote.
Kush fitoi pra? Ose kush po duket se po fiton!?
An leni te dijm pash nderin a partise!
Ore ju mesiper nuk kam mentalitetin tuaj te bindjeve partiake. Kjo fjale krijon lidhje shpirterore dhe jo materiale siç ndoshta e konceptoni ju. Pra siç e thashe mentaliteti juaj e lidh çdo gje me pare e pasurine çka nuk le shteg per konceptime te tjera si lidhja shpirterore, pra paragjykimesh, me e bukura pasi krijoni keto paragjykime nuk jeni kurre te zote te shkeputeni prej saj, krijoni bindjen dhe nuk ka burre nane t,jua shpjegoje te verteten apo realitetin.
Kurti po pyet kush fitoi?
Nese socialistat do thone se zgjedhjet ishin te ndershme, ne Shkoder i dashur Kurt socialistat kane humbur si gjithmone. Ne puke ka fitu vellai i Frrokut dhe neper malsi trabosh e vermosh Lsi.
Thnx piktor.
Dmth Rama qenka bere kryeminister?
Po me behet qejfi. Dicka ndryshe. Do ishte depressionuese te shikojm Salen si fytyre e shqiperise edhe 5 vite tjera. Ai po ia kalon enverit..
Piktoro me vjen keq plako mgjate kjo gje pritej, te djathtet mbajten 2 mandate pra 8 vjet ne qeverisje pritej te kishte ndryshime ne kto zgjedhje. Po te ngushelloj me faktin qe te majtet moren 2 mandate (per deputet) me shume se zgjedhjet e 2009 pra PS ne vetvete nuk pati ndonje rritje te madhe ne elektorat.
Surpriza kto zgjedhje ishte LSI por kjo besoj eshte teme me vete sepse eshte rast studimi shume interesant.
Sa per fjalimin e Rames bravo dhe pse psikopat e tregoj veten qytetar nuk nxorri vrer nga egzaltimi i fitores.
Nuk na mbetet gje tjeter por te shpresojme hajt per hajer qeverisja e re, mendofshin me shume per Shqiperine sesa per xhepat e tyre.
| Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 » Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.