| Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)
Degjoj tek flitet per atdheun
kete cope imagjinare buke
kafshuar nga goja me te njejten gjuhe
e me vjen te puth...
C`fjale eshte kjo?
Tingulli i mbytur i buzeve
apo krisma e pushkes a kolles
atdheu eshte kudo
Kudo mbaj mishin ne krahe
Koken mbi supe
Floket mbi lekure
Kockat, trurin, shoket, te tjeret
A me mbajne ata mua si rruga turmen
C`gjuhe flasin te vdekurit?
Anglisht ne parajse?
Po ne sketerre?
Atdheu leviz shpejt
Atdheu ringjallet, vdes
Shqiptar, grek apo kinez
Duhen leruar tokat me spirance
Zgjidhur kuajt ne leme
Kafshet ripertypese ne mence
Katror eshte atdheu
105 grade
Mbyllet si sportel kur fleme
Kater horizonte si qeli
i rrumbullt nga hena
pike ne harte
kur shuhet dielli, i zi
pulson ne gji
ha,pi, zgjohet, fle, plak, femije
une e ti
Ra perdhe e puthi token
nuk dinte se ku kishte koken
Hapa syte,nje pike shiu ne ujvaren e berjes…Nje lot ra ne pus te kohes se pashterur
Dikush hodhi nje kove, lau fytyren apo duart…Keshtu u bera tjeter, kokerr djerse ne balle
Vapa me thau shpejt, ne afsh te djegies kullova faqeve te qiriut dhe ngriva fjaleve…
Pike uji faqeve te shpelles. Te bie apo te mos bie ? Rashe…Ne ujvaren e kohes
Pike shiu ne balle te reve, lot syve te turmes, afsh qe ngjitet lart atje ku qan gjithshka
Ne pus te nates ku lindi ai qe pa driten e botes per here te pare…
Sa e gjate eshte rruga? Ca hapa dhe pak kohe..
Sa e shkurter eshte koha? Ca rruge , nje jete,pak ngjarje
Sa zgjat kjo ? Dy jete ne kryqezim.Nje pike ne mes si renie,
Nje gur ne pellg, nje pike ne fund…C`doja te me thoje ?Ku fillon levizja ?
Ne fund te mbarimit ? Ne prag te asaj qe ndodh ?Aty ku jemi ?…
Pashe veten, pike drite ne fund te lotit, pike loti ne fund te syrit,
Pike djerse faqeve te rruges, pike gjaku gardheve te zemres
Pike mjalti faqeve te bletes, pike rreshire faqeve te trungut,
Pike dylli faqeve te nates, pike ne fund te virgjerise se letres..
Pike ne fillim, aty ku bebezon fjala,ne mbarim..
U pikellova…Sa here u pame ne sy ? Sa here folem ?
Sa here djersitem bashke ?Sa here pikoi drite ne syte tone?
Sa here lame fytyren e perlotur ne pus?
Apo qe nje pike gjaku ne gardh te lotit
Lot ne prag te zemres? Po trokasin!
Dera u hap, hyri drita. Pame njeri tjetrin te cuditur…
Kaq prane dhe prape te panjohur ne dhomen e ndenjes…
Te verber ulur rreth zjarrit, flaket na ndricojne qepallat
Ngrohim duart e ngrira , dikush thyen shkarpat…
Kush e pa driten e botes dhe nuk u verbua ne terrin e saj?
Kush e degjoi kengen e vdekjes dhe nuk u magjeps nga hiri i saj?
Ne beme sikur nuk e degjuam me syte ngulur ne zjarr
Xixellonja qe vdesin ne lindje, ne fillim te gjithshkaje..
Nje pike blu ne syte e lodhur mbjellur ne bebezen e shiut
Lekundet ne eren e loteve... Sa kohe pame ate qe ndodh?
Pame njeri tjetrin te habitur ne prag te rrjedhes se vazhdueshme…
Pime uje me duar dhe lame syte ne dolline e njohjes…
Nje pike drite ne syte e tu.. Nje pike dylle faqeve te tua…
Nje pike uje nen gjuhe…Pikellim
Aty ku fillon, ne mbarim...
letrare te rinj!
Citim:
Po citoj ato që tha yjori
Deti karshi
autori jam une
pershendetje

Piktura qe bere mbreme nuk eshte thare akoma
E bukur eshte ndonese nuk kuptoj asgje
Hm, art modern? Pa rendesi. Nejse.
Me ke bere dhe mua
Ja keshtu sic isha e jam
Ndoshta ke shkruar dhe daten e vdekjes diku
Thjesht nje numer midis 1 dhe 31, 2040-50
Sa luftera do kemi deri atehere? Sa Envere?
Kafen e bej vete, natyre e qete
Sikur ta pinim bashke
Po ti nuk pi, as ha
(Thote Mohameti te pakten)
Eh, eshte ca heret per mendime te tilla
C`te bej? Po te tjeret c`bejne?
Asgje te re. Cohen. Vrasin. Hane . Flene.
Hap televizorin me nje fjale.
Reklama paste dhembesh
Na duhen gjera te bardha
Ashtu sic ty telajoja
E syve tane, e ketij agu
ku shkarravite planin e asaj qe ndodh
Apo te zeza, boje flokesh si nata
Qe ti rrufite per te mos fjetur
Ndersa gjysme e botes flinte
Levizje kuajt ne gjume
Luaje shah me anen tjeter
Fundi nuk me duket larg
Nje i krisur, ca bomba
Shah mat!
Si llumi i kesaj kafeje
Enderr e pare
Dinosaure, faraone
Diku ne Tirane
Sa kohe u bene qe nuk kam pare kale
Vetem makina, trene dhe avione
E emisione me bisha ne tv
Kam te bej me ca te gjalle
E me te shumten me fantazma
Qe shkruajne shpesh anonim
Skllever qe humben lirine ne kumar
Ose aplikime per pune heronjsh
Poete qe u vetevrane a u cmenden
Te tjere qe duan doemos te jetojne
Qofte per para, seks a ku di une cfare
Ka kohe qe nuk kam pare me dele
As gomere. Vetem ca qen race
Rralle ndonje mace.
Politikane, prominente
Rruges ndonje kalimtar te thjeshte
Lajme, reklama, prape lajme
Kafe, cigare, internet
Heren e fundit ne zoo
Nuk di pse u bera keq
Fundja nuk ke nga ta dish
cila ane e gardhit eshte mbyllur
e nese eshte keshtu vertet
Sa kohe qe nuk kam pare te vdekur
Vetem filmat, lajmerimet ne gazete
Kortezhet jane sekrete, varrimet out
Operacione plastike dhe futboll
Qeska me mbishkrime, shkence
Ngrohje globale, bota sot
Cfare nuk do shoh me ne 2050-ten?
Do na marre malli per ndonje te gjalle?
Kur te vene maskat, kundragazet
A te mos dalin fare nga raketat
Bunkeret, virtualiteti, kafazet
Laboratoret, zyrat, getot
Ose me mire te pyesja
Cfare do shohim akoma?
Kaloresit, Mesine, Dexhallin?
Djallin e pame dhe ferrin
Adolfin, Josifin, Enverin
Film i vjeter
Shtyp susten tjeter
Nuk di ne eshte mire te shkruash
Perendia e fjales eshte e heshtur
Po perendia e heshtjes je ti
Ndaj bej dhe une gabimin qe bene te gjithe
Kur perseriten ate qe tashme dihet
Patjeter eshte e shkruar diku
Per lengun e erret qe mbush bebezat e tua
Ndersa zogjte e nates ngrihen ne mua fluturim
Kur shnderrohemi papritur ne te tjere
Moter e vella, nene e bir, baba e bije
Per murgjit e thare te shkretetires
Ku shkojne rete vrenjtur e nuk ndalen
Per syte qe ndizen flake e vetetijne
Rrufe, plas dicka perbrenda, derdhet
Fillon stuhia, te carat nxjerrin tym e lagen
Me siguri, ne ndonje liber te shenjte
Na thuhet mos te adhurojme idhullin
Po ti me bere te harroj perendine
E te ngushelloj veten me Gjonin:
”Ka njohur perendine ai qe dashuron!”
Miliona here u bene krahasime me mjaltin
Frutat, pellumbat,veren e cdo gje te bukur
Me nuk di, ne koke bie vec ti e mendja ngrin
Vdekur ishim, ra boria, nga guvat dolem
Te humbur qe u gjeten per t`u humbur
Vras mendjen se c`fshihet nen rrasen tuaj
Varreze e pacak ushtaresh anonime
Kafsha e zbuleses eshte gati te dale
Nuk do habitesha aspak
Nese papritur do nderronit uniformen
Vrisnit foshnjet, hidhnit ne ere
E te me kryqezoni
Nuk ka ndryshuar asgje
I njejti vaj ne kandil
E njejta flake, drite e lige
Shndrit dhembeve ne terr si thike
Po nuk eshte per te pasur frike
Vetem per te ardhur keq
Nuk dine c`bejne
Vene helmetat, marshojne
Qorrsokakeve si femije
Luajne lufte, vriten, marrin jete
Luane ne kotec
Asgje per t`u merzitur
Keshtu ka qene gjithmone
S`eshte hera e pare, ndoshta e fundit
Qe shihni enderra te keqija ne gjume
Tjetrin qe te tremb kur shkon ne pune te tij
Sinoreve tuaja, ku tmerri hedh hije levizese
E urdheri zbatohet pa u menduar, shpejt
Gisht i ankthit shtyp kembezen
Ti je tjetri, e ja qe vrave veten
Askush nuk do te mendoje me
Vec ndonje kalimtari te vetmuar
Do t`i behet nje lemsh ne mendje
Kur shkon anash varrezes tuaj
E aty nuk ka emra, po vec kryqe
Te gjithe njelloj deri ne fund
Duke parakaluar edhe ne vdekje
100 vjet më vonë
do jem mbase në parajsën nr.x
duke luajtur me Zotin kukafshehti,
duke u zënë me Enverin në ferr kush të flere sipër,
a prapë këtu, rilindur kafshë, peshk , njeri,
( ndoshta gjithshka ndodh përsëri, lutemi që jo!)
ose nuk do jem, domethënë thjesht hiç,
ide kjo po aq absurde sa të parat
tjetër mundësi nuk rrok më mendja
100 vjet më parë
ndërtoja shtëpinë
sipas stilit te kohës
me dekorime të tepërta,
kollona, dhoma të larta, oxhak,
portë të madhe, disi pompoze,
e gjitha kjo prej mishi,
kur erdhën të huajt e më moren,
më shitën në treg të skllevërve,
ku më bleu një i panjohur,
të cilit i shërbeva ca kohë
derisa filloi lufta e veriu fitoi
Tani jam e nuk jam këtu,
Fantazëm ne mjegull,
Prag që kapërcej çdo çast,
Nuk di ku hyj e ku dal,
Kyç që hapet nga të dy krahët,
nga brenda e nga jashtë,
ku syri i rojes ndeshet me atë
të të burgosurit, ku çelësi
nuk jam unë e vetëm kahu
i lëvizjes, nga vdekja në jetë
apo anasjelltas nuk eshtë
doemos nga hiçi në gjithshka,
as e kundërta, po një gërshet
i të dyve, ashtu sikurse 100 vjet
më vone a më pare kam qenë,
apo dhe jo, ndoshta nuk jam tani...
Eh, kush më kupton nuk ka pse më lexon,
Veç nëse gjetja e binjakut i bëhet dëshmi e vetes
sikurse pasqyra më deshmon se jam,
Syte në vrimë shohin atë film që shfaqet
e jo atë që duan, urdhëri nuk vonon, krisma,
dera hapet, hyn roja e të sjell gjellën,
gjellën me mish të vetes...
Uni nuk është jami
E pra: të flas për veten apo për ç`ndjej?
Nëse me thua më do, do të pyesja: Kë?
U bënë ca kohë që më njeh,
Po ja që unë nuk njoh veten...
Njoh vetëm tymin e çuditshëm,
retë, shirat, të kaltrën, ajrin,
Se jami është qiell nga ku shpresojmë
të na vinë apo të shkojmë (me) karrocë zjarri
engjëjt, alienët, amshimi, ndihma,
Vetëm se të flasësh për motin, kohën,
pa marrë parasysh hapësirën
është gabim sipas Ajnshtajnit
Kush?
Mendimi që shpërthen si yll që lind,
Vrima të zeza që e thithin prapë,
Cfarë?
Botët notojnë në tjetrën e dashur,
të vdekurit e të gjallët,
fjalët, qenia e fara,
në varr a në shtrat
Ja shtambë e mbushur,
të bie nga dora e thyhet,
ujë i ëndrrës derdhet ,
Lagesh në shi e harron që eshtë ai
lumi, burimi, pusi, loti prej nga pi
nektarin, qumështin, hidhësine,
gjinjtë e kohës, kësaj nëne
që pi nga ti gji
Prit të erret ose mbylli sytë,
shiko yjet e fjalëve tek ndizen,
shuhen, e prit të gdhijë, ç`ndodh?
Asgjë, hiç, pafundësisht,
e njëjta dritë mbush terrin
e mbushet nga ai, ëndërr
e zjarrit ku digjesh si heretik,
libër në Aleksandri, feniks,
Bëhesh hi e harron që është ai
dheu, argjila, mishi, shkëmbi,
ku mbin bota, prej nga thith
nektarin, qumeshtin, hidhesinë,
gjinjte e nënës, këtij shiu,
që të mbush e mbushet nga ti
Jami nuk është unë
E pra: të them ç`ndjej, po kush?
Nëse të dua, te dua thjesht ashtu
siç mbush shiu një lumë
| Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.