| Forumi Horizont | Gjithsej 19 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)
GJERGJ KASTRIOTI (ISKANDERBEG)
NENE TEREZA (GONXE BOJAXIU)
ISMAIL QEMALI
FAN NOLI
AVDYL FRASHERI
AHMET ZOGU
ENVER HOXHA .
Skenderbeu
Buzuku
Ismail Qemali
Ismail Kadare
Ahmet Zogu
Naim Frasheri
Riza Lushta
Me i madhi i me te medhenjve
Patjeter Skenderbeu.
Dhe kjo per te vetmen arsye sepse eshte shqiptari i vetem qe kombet e tjera kane dashur te na i vjedhin.
Ja pse eshte me i madhi.
Sinqerisht.
respekt ndaj figurave qe i keni theksuar, por i keni haruar disa
Me te vertete ato qe i keni theksuar me siper e zene vendin e merituar, por sipas mendimit tim akoma ka edhe tjere per te permendur, p.sh. cfar do te ndodhte me historine shqiptare dhe me Alfabetin shqip pa Gjerasim Qiriazin, Hristo Qiriazin, Sevasti Qiriazin, Parashqeva Qiriazin, Bajo Topulli, Cerciz Topullin, Mitat, Sami, Naim, Abdyl Frasherietj. Nuk jam lokal patriot, edhe pse shumcia nga keta jane nga Manastiri, por e meritojne qe te zene vendin nder te paret ne figurat e shquara te botes shqiptare.
pupupupupupupupupuuppu turpppppppppppppp
Perendi jam shume dakort me ate qe ke shkruar....
2 gjerman mbrojne nji front 2 anglez krijojne nje perandori.....2 shqiptare nuk i gjen dot ne nje fjale.....
E.Hoxha njeriu me i madh hahahahahah ka bo pallate ka vu drita hajde shqipe hajde shqipe.......
GjERGJ KASTRIOTI
NEN TEREZA
SHQIPONJA DY KRENARE QE KA EKSISTUAR ME VITE
Enver hoxha
Sigurisht që për shekullin kur jetoi, E.Hoxha është i vetmi deri tani që na bëri të ndjehemi shqiptarë, që mësuam të duam vëndin tonë, që u emancipuam dhe ditëm të sillemi si shqiptarë edhe në vëndet ku shkuam pa mohuar identitetin tonë. Unë këtu flas për ata që i zuri 1990-ta mbi 20 vjec, ata që kishin parë ose dëgjuar nga prindërit e mësuesit se si kanë kontribuar për Shqipërinë, jo për ata që në 90-ën ishin 4-15 vjec të cilët tani i ke në një moshë të pjekur, por që të paktë janë ata që me të vërtetë kontribojnë për Shqipërinë. Pa folur për ata që u bombarduan me konfliktualitetin e armiqësinë brënda shoqërisë shqiptare e për këtë një meritë të madhe ka SALI BERISHA. Koha do e vërtetojë rolin e tij destruktiv sikurse po e vërteton nga dita në ditë. Të ndihmosh në shkatërrimin e vëndit tënd, asnjëherë nuk mund të quhesh shqiptari i madh.
Uroj të mos zëmëroheni ju që admironi Berishën se fundja demokraci është, secili shpreh atë që ndjen (ndonëse për hir të së vërtetës është demokraci borgjeze).
Miq të forumit GËZUAR DITËN E VERËS.
re annika
Se kush ishte E Hoxha e dim mire dhe para se te japesh mendimin tend duke e vlersuar krejt pozitivisht ashtu siç nuk mund ta vleresojm krejt negativisht natyrisht qe ne kohen e tij ka qene ma i madhi se nuk ja mante bytha kujt me dal maje tij se ja priste kryt dhe mendo dy gjera Lirite dhe te drejtat e njeriut qe jane shkelur gjate rregjimit te tij dhe izolimin total te vendit qe çoi nji katastrofe po te shohesh imazhet e shqiptareve ne vitet e fundit te diktatures do ta kuptosh diferencen e asaj qe the mapar. Kurse me me pyt mu se kush asht shqiptari ma i madh i tana koherave jan shume dhe po rreshtoj nja tre.
Skenderbeu
I Qemali
Nene tereza.
me te tille emra mund te krenohemi para tan botes.
Shoqja Annika
Sa vjece jeni ju moj shoqe.A mund te na flasesh pak per luften e kllasave,per luften kunder fese me teme "Feja eshte opium per popullin"
Patjeter ne ate kohe jemi ngopur me edukimin qe na beri ky fashist , katil e bastard.Saliu ka bere disa gabime,por me shume ka bere te mira.Populli shpetoi nga org e felliqura te partise,nga zorraxhinjte e frontit demokratik,nga brigadieret,sekretaret e partise me 4 kllase shkolle,nga kryetaret e kshillit dhe anetaret e zonave.Sa jam gezuar kur i shihja keta laro duke shitur banane e brek grash buze trotuareve.Kur i pyesja sa i keni copen nuk e ngrininkoken larte te te shihnin ne sy.U kthyen ne zvarraniker.
Te fala nga Hysni Milloshi
Megjithatë faleminderit
Vlora nuk meriton të përfaqsohet nga njerëz me këtë fjalor, më vjen keq por lufta e klasave tani është më e mprehtë, vetëm se tani ty nuk të bëhet gjygj me të paktën tre dëshmitarë, tani të vrasin natën e të qajnë ditën, vritesh nga njerëz që kanë këtë fjalor që përdor ti me kaq mllef vetëm se thashë një të vërtetë që shumë e thonë.
Imagjino si do veproje ti po të kishe përballë një njeri që mendon jo njësoj me ty. Për dijeni do apo nuk do ti, feja e tillë është se të thotë kur të qëllojnë në njërën faqe, ktheji tjetrën, ti je shëmbull i të kundërtës në këtë që thua, për cilën fe po më flet? Nëse quhesh Vlorë, feja e shqiptarit është shqiptaria. Më flet për luftën e klasave, është e vërtetë por ajo qe e sanksionuar me kushtetutë, tani ajo është hequr por e sheh vetë se si bëhet lufta e klasave fare hapur.
Mos u nxe kur të lexosh këto rradhë, merre më ngadalëe pa pasione politike. mendimin tim thashë.
Po mbolle koflikt, konflikt do korrësh.
Faleminderit
Re: Shoqja Annika
Citim:ahhhhha ..hallall o hysni milloshi,,,,,e fort kjo
Po citoj ato që tha IQVLORA
Sa vjece jeni ju moj shoqe.A mund te na flasesh pak per luften e kllasave,per luften kunder fese me teme "Feja eshte opium per popullin"
Patjeter ne ate kohe jemi ngopur me edukimin qe na beri ky fashist , katil e bastard.Saliu ka bere disa gabime,por me shume ka bere te mira.Populli shpetoi nga org e felliqura te partise,nga zorraxhinjte e frontit demokratik,nga brigadieret,sekretaret e partise me 4 kllase shkolle,nga kryetaret e kshillit dhe anetaret e zonave.Sa jam gezuar kur i shihja keta laro duke shitur banane e brek grash buze trotuareve.Kur i pyesja sa i keni copen nuk e ngrininkoken larte te te shihnin ne sy.U kthyen ne zvarraniker.
Te fala nga Hysni Milloshi
| Gjithsej 19 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit » Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.