Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjergj Kastriot Skenderbeu (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=386)
-- Skenderbeu Qenka Grek????????? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6671)


Postuar nga scandinavi datë 24 Korrik 2005 - 20:35:

per greket

dikur ose me mire andej nga vitet 90-91 kur shqipetaret shkonin ne greqi nga mali nje shqipetar po ecte ne kembe edhe na shikon nje tabele fshati qe shkruante pustohorjo (fshat pushtesh) i habitur shikon nje prift edhe pyet . me fale po perse ajo tabele shkruan pustohorjo? e shikon prifti edhe i pergjigjet NUK E DI SEPSE EDHE UNE NUSE JAM NE KETE FSHAT


Postuar nga amoxil datë 27 Gusht 2005 - 04:51:

Kur hasim ne histori emra princerish, a mbreterish Ilire, Arber apo Shqiptare, nuk do te thote se duhet te dyshojme, si propagandojne fqinjet tane, se kemi te bejme me princer te gjakut Romak, Grek apo Sllav. I tille eshte rasti i princesesh Vojsava Tribalda, gruaja e Gjon Kastiotit, nena e Skenderbeut. Si na ve ne dijeni princ Gjon muzaka ne Memoriet e tij (botimi shqip f.44) Vojsava ishte bija e familjes princerore shqiptare te Pollogut me mbiemrin Tribalda, qe lidhet me emrin e lashte te fisit Ilir Tribalet, qe banonin ne veri-lindje te tokave Arberore.

Cudia Shqiptare nuk eshte se si kemi marre disa emra vendesh, a njerezish nga pushtuesit e huaj, po si kemi mundur te rezistojme duke ruajtur gjuhen, zakonet tona themelore si mikpritjen, burrerine, ndershmerine, etj.
Historianet tane kane shume pune per te bere per te zbuluar rrenjet dhe zanafillen e kultures e te gjuhes Ilire, deri sa t'i japin vendin e merituar kontributit kulturor te popullit Shqiptar ne bashkesine Evropiane.


Postuar nga wai chan datë 27 Gusht 2005 - 09:55:

Re: Skenderbeu Qenka Grek?????????

Citim:
Po citoj ato që tha Eneid
Shqiptare te dashur, lexoni me vemendje historine e te ashtuquajturve Epirioteve Verior sepse sic duket as ne vetem ne qenkerkemi shqiptare por grek te shqiptarizuar.

Lexoni qe te kuptoni se deri ku ka arritur propaganda greke e cila me moton e saj: "kerko shume te marresh pak" ne nje te ardhme te afert do e arrije qellimin e saj!

http://www.geocities.com/northepirus/history2.html

une them qe mos jua vini veshet grekerve po shihni problemet tuaja dhe te ardhmen tuaj.Greket sjane askushi ne kete bote


Postuar nga prrenjsaku datë 07 Shtator 2005 - 20:26:

Thumbs up Re: Re: Skenderbeu Qenka Grek?????????

Citim:
Po citoj ato që tha wai chan
une them qe mos jua vini veshet grekerve po shihni problemet tuaja dhe te ardhmen tuaj.Greket sjane askushi ne kete bote




mire e ke wai chan greket i bejne keto propoganda
qe ne te biem pre e tyre,dhe eshte me mire per ne si
shqipetare tju varim lo**t me qafe ,dmth leri te flasin


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 07 Shtator 2005 - 20:42:

Exclamation Greket, s`kane me ca te merren tjeter!E adhurojne historine e kombit Shqiptar!

Sipas Barletit, George Skanderbeu-ka lind ne Kruje ne vitin 1405
Ndersa sipas Fan Nolit-ka lind ne vitin 1412.
Kur lindi, gojedhenat thone qe George Skanderbeu kishte
shenjen e nje shpate ne krahun e djathte,
ndaj ai adhuronte qe i vogel armet!
(kjo pasi e ema-Vojsava) gjate shtatzanise
kishte pare ne enderr sikur i dha jete nje dragoi te madh,
te gjate sa e gjithe Shqipria)


Nejse keto jane gojedhena, -pasi deshen ta vleresonin Figuren e tij
sa me shume e sa me lart!


Postuar nga myzeqari datë 28 Nëntor 2005 - 01:46:

Gjergj Kastriot - Skenderbeu

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërise.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke patur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi parreshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi shtrategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.

mare nga Trepca.com

Ketu pasqyrohet thjesht preardhja dhe historia e Heroit tone kombetar , lereni greket te grin sallat


Postuar nga Imortale Jecur datë 06 Janar 2006 - 02:48:

pa argumenta!

kjo nuk eshte cudia e pare qe thone nacionalistat greke.
a e dini si thone ato per shprehjen OK (okej)? ola kala qe do te thote cdo gje mire, kulmi.
nejse per sa i perket Skenderbeut: duhet te mendojme ne menyre kritike.
Nese Skenderbeu ishte grek, pse luftoi ne Shqiperi? dhe a do arrinte ndonje princ i huaj te bashkonte princerit shqiptare.
emri i te jatit te Skenderbeut ishte Gjon emer te cilet grekerit nuk e perdorin si te tille, por e thone Joan, pastaj nena e Skenderbeut quhej Vojsava edhe ky emer nuk ekzistone ne emrat qe perdorin greket.
mund te kete edhe sa e sa argumente te tjera qe e hedhin poshte kete pretendim te tijin, por kjo sdo te thote se keto nuk jane te pamjaftueshme per t'ia plasur ne fytyre atyre qe pretendojne nje gje te genjeshtert.\
tung te gjitheve!


Postuar nga diabolic datë 06 Janar 2006 - 20:47:

Qente le te lehin, karvani te ndalet dhe ti vrase...


Postuar nga ss1 datë 07 Janar 2006 - 20:26:

Skenderbeu na qenka greke? me te vertet kjo nuk eshte ndonji cudi nga ata munde te presesh cdogje vetem e vetem qe cdo gje qe eshte e rendesishme ne bote te paraqitet greke .gjithashtu ketu ska nevoje per shume analiza se dihet boterishte se kush eshte Gj Kastrioti i permendur nga shume historiane te kohes dhe dokumentat e shumta qe ekzistojne ne arkivat turke te vatikanit a kudo tjeter po qente e kane zakon te lehin.


Postuar nga Petrit Kola datë 21 Shkurt 2006 - 02:59:

Jo vetem Skenderbeu...

por dhe Jezusi ishte grek.
Muhameti sipas nje doreshkrimi te lashte ishte nga Kreta.
Anjshtani ishte nga fshatrat e Athines.
Konfuci ishte me banim ne Kine se babane e kishte nga Kallamata.
Gandi mblidhte fasule ne Indi se me origjine ishte grek.
...
...
Munde ta vazhdoje njeri listen se eshte shume e gjate...

P.S Per nje gje jam i sigurt, se Janullatosi eshte grek dhe duhet te shporret nga Shqiperia.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.