| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
Liria
Liria eshte frymarrje
Pa te cilen, asnje minut
Nuk mund te rrosh
Por dhe ta dish
Liria e humbur
Gojen ta shqyen
Kur ta fitosh.
Kafazi
Me mire
Te jesh kafshe
I lire
Te bredhesh neper bote
Te vish nga te duash
Verdalle…
Pa vize e pasaporte.
Por dhe kafsha ska liri
Me vrazhdesi u zu
me barbari u shtyp...
U roberua si njeri
kur kafazi na u shpik.
I lumturi
Thone qe foshja
Eshte e lumtur
Sepse vetem qesh
se di ceshte dhembja...
Por jo s’eshte ashtu
Me i lumturi eshte ai
Qe mbart enderra boshe
Se s’ka parandjeja.
Trimeria
Nuk eshte trimeri
Te vrasesh me shpate
Te shash e bertasesh
Me ze te larte
Nuk eshte trimeri
Te prishesh
Shkaterrosh
Trimeri eshte te falesh
Dhe te tolerosh.
Burgu im!
1.
Vitet ikin, endrra mbetet
Me dhimbjen ajo zmadhohet
Dalengadale zemra tretet
Nga nje zjarr digjet ,pushtohet …
2.
Thelle ne shpirt deperton
Nje brenge qe c'do dite rritet
Me mundon dhe me denon
Brenda meje serish fshihet.
3.
Nga brengat jam roberuar
Zemren,duart mi prangosen
K'to sofizma te mallkuar
Gazin e lirine mi vodhen.
4.
Shpesh here te harroj mundohem
Megjithese s'me pelqen harresa
Enderroj … me pas pendohem
Ne pendim me shkon tere vjeshta.
5.
Dimrin do ta kem te gjate
Ndoshta dimer eshte tere jeta
Do ngrije loti, mire pa dale
Njeqind cope do ndahet shpresa.
6.
Per dicka mbetem habitur
Pse refuzoj lirine , jeten…?
Ndoshta pse mi kane grabitur?
Apo me shume pelqej brengen?
7.
As vete ta shpjegoj nuk mundem
Me vijne pas liria, jeta…
Ju kthej krahet, iki, zhdukem…
Me genjen burgu im, brenga..
8.
Burgu im, mu zbukurove
U mesuam te dy bashke
Me strehove me roberove
Me perballe me xhelate.
9.
Dua te iki, s'me ben zemra
E kam zgjidhur vete fatin
Jo mos ik, me lutet hena
Jam me ty, jo me gardianin.
10.
Po te mos ishin yjet , hena
As syte s'do mi kishe pare
Ato me mbajne ketu brenda
Dhe jo "kasapet demokrate".
Pak histori
(Ps. po i bie pak shkurt ketij problemi, pasi nuk kam as kohe e as nerva ta marr shtruar,dhe ne fakt irritohem ta bej kete.)
1.
Ka qene nje kohe ishim te varfer
Mbushur me rrecka qe c'te te them
Por kishim zemren kristal te paster
Si bore e malit qe se shkel kembe.
2.
Ka qene nje kohe s'kishim nje rrobe
Nje pale corape shkonin tre vjet
Te varfer ishim, veshur cope-cope
Ishim te pasur ne zemer e shpirt.
3.
Ka qene nje kohe nderohej prindi
Kushtetute ish fjale e babait
Nderohej nena, tere farefisi
Zakon i bukur, norme e Shqiptarit.
4.
Vinte babai lodhur nga puna
Te gjithe gezuar ne dere e prisnim
Perpara nesh qendronte nena
Dhe ne pas saj si lulet rrinim.
5.
Te tere ne pritje kur na shikonte
Perplot hare zemra i mbushej
Dhe lodhja e dites qe e mundonte
Si me magji per nje cast zhdukej.
6.
Kohet moderne ne dere trokiten
Ja shqyen deren vella shqiptarit
Ja hoqen mendjen, e coroditen
Ja thyen zemren nenes babait.
7.
Tashme babai kur vjen nga puna
Ta prese tek dera nuk del askush
E lene nje ore ti bjere ziles
Me pas dhe deres ti bjere me grusht.
8.
Askush s'ka kohe te dale ta prese
Askujt si vete mendja tek dera
Thone:do trokase do lodhet vete
Neve na iken telenovela.
9.
Kur futen prinderit ne shtepi brenda
Askush si pyet me a u lodhen
Su thote me djali as tungjatjeta
Por: he mor rober e sollet koken?
10.
Tashme askush ne kembe nuk ngrihet
Njerezit e zotem jane te zene
Perballe pasqyres daloshi krihet
Perpjete ngre floket porsi antene.
11.
Nderkohe dhe vajza lyhet a s'lyhet
Ne kembe te ngrihet tashme perton
Me kembe perpjete mbi divan shtrihet
Per cdo dite prinderit fotografon.
12.
Ka qene nje kohe , ah, cte te them
Si moter ishte, kusherire e pare
Nderkohe ky ligj tashme nuk vlen
Kusherira kemi euro, dollare...
13.
Dikur e donim tamam si moter
Njelloj jane moter kusherire e pare
Por sot i shitem fis edhe vater
Per disa euro, disa dollare.
14.
Kohe te veshtira kemi jetuar
Mbaji ne mendje keto shqiptar
Me pare njeri ji,dhe i nderuar
Lakmo per nder ,jo per dollare.
15.
Dollaret, eurot, vijne e pas ikin
Pasuro zemren me pare shqiptar
Munde vetveten, pastroje shpirtin
Te ndricosh drite, si nje pishtar.
hey pershendetje, e bukur kjo historija jote lol, me pelqen,
vazhdo keshtu lol, se do te sponsorizoj un te botosh nje liber,
Flm qe me ke lexuar viper, nderkohe nuk jam kondra edhe po te sponsorizosh dy libra
Po te pershendes me poshte me nje grimce...
Nxito!
Kjo zemra ime si rere e thekur,
si shkretetire…
E zemra jote plot lule celur,
si nje lendine.
Ah zemra ime ngjan me nje diell
te ndezur zjarr
Dhe zemra jote ngjan me nje shi
qe shpirtin lag..
Eja me shpejt shiun te derdhesh
mbi shkreteterie.
Zjarrin te shuash, mbi te te mbjellesh
lule , pranvere…
Afrohu pra,fli permbi mua
me gjelbero.
Ma shuaj zemren, thuame te dua
me shpejt,nxito…
faleminderit ty njeshi,
| Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.