Forumi Horizont Gjithsej 50 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Fajtori datë 22 Prill 2006 - 06:13:

Ne fakt, kam kuptuar se ka njerez qe jane fatkeqe. Njerez qe me njohin nga nje rruge e gabuar, keshtu qe nuk do me njohin kurre sic duhet. Me vjen inat per kete. Me vjen inat me veten, dhe gjynah per ata. Nuk do njohin si shpjellorohet mendja, si mund te jete A... ndryshe. Gjynah, do mbeten ne tokat e kooperatives nga kane ardhur te me takojne. Ndersa une... une kam nevoje per individe jashte turmes, per urithe eksplorues.

Keshtu qe me vjen keq, inat. Dhe perseri e mendoj. Interneti nuk eshte nje version anonim i te njohurit. Eshte dicka ndryshe. Dicka qe zhvesh trupat nga aspekti fizik dhe i lejon te bejne tratativa shpirterore. Pak a shume sic enderrojne femrat. Pa aspekt fizik, vetem llaka llaka. Keshtu pra, interneti nuk eshte loje e re, eshte menyre e re njohjeje. Dhe sado te sforcohen krimbat e Shqiperise te reduktojne internetin ne bashkim seksesh, ai mbetet dicka ndryshe. Nje rruge qe bashkon forma njerezore qe nuk do bashkoheshin kurre. Nje lufte klasash sic enderronte Enveri. Nje puthje e padetyruar nga ambjenti.

P.s. Udhezime per deshifrimin: paragrafi i pare me te dytin nuk ka lidhje.


Nuk e di pse shkruaj ketu, ne publik. Mbase kam nevoje te jap copezat e ma live, pa redaktime kohore. Por mbase kam edhe nevoje te plas bojen time ne mendjet tuaja pranverore. Ose ndoshta ne kete periudhe jam reaktiv, keshtu qe ju perdhunoj qetesine dashur padashur, per te perfunduar ne magazinen e gjerave te lezetshme, sic me pelqen mua. Kam nevoje te flas me gjate sonte, por ju s'mund te duroni me shume se kaq. Pershendetje.


Postuar nga lorie datë 26 Prill 2006 - 09:56:

Kush e ka vene re qe gjestet flasin kaq shume? Vetem 7% te komunikimit ka te beje me fjalet qe themi, 55% eshte gjuha a trupit dhe 38% toni i zerit. (ndoshta shume precize por..)
Me nje gjest te vetem qe tradhetohet nga vetullat e ngritura, mbyllje qepallash, rrotullim sysh,qesendisje, nje ton i vogel qe e ben nje fjale te kthehet ne sarkazem,entuziazem,inat,tregohet nje dere ,nje hyrje per tek nje bote kaq e thelle qe vetem nje njeri i mencur mund ta nxjerre ne siperfaqe. Zemra e nje njeriu fillon ketu...dhe po ketu lendohet......
Duart....shprehin shume.


Postuar nga lorie datë 26 Prill 2006 - 10:02:

Duart....shprese?


Postuar nga lorie datë 26 Prill 2006 - 10:04:

Duart...miqesi,guxim,besim...


Postuar nga lorie datë 26 Prill 2006 - 10:07:

Duart..................?

Dashuri.................ngrohtesi,mbrojtje.


Postuar nga lorie datë 26 Prill 2006 - 10:11:

Duart.........qetesi.........prehje.


Postuar nga diabolic datë 26 Prill 2006 - 23:27:

Engjelli im sot me flet per vetepermbajtje.Me tundoi te beja nje telefonat qe gjithsesi se bera .Eh dreqi ta marre thashe duhet te behemi te fort edhe brenda pervecse qendrimin si menefregist dhe tangerlliks qe kam .Gjithsesi djalli pervecse do te bej tifo sot per pasionin per futbollin qe kam do te bej tifo edhe per veten qe tashme mbush 24 vjec.Nejse nejse pres urime nga te gjithe dhe askush.Zerat brenda meje jane bere shume llafazan dhe grindjet midis engjellit dhe djallit tashme jane bere te bezdishme.Eh mos ka ardhur koha te heshtin ? Ndoshta...


Postuar nga Eria datë 27 Prill 2006 - 20:57:

Nuk e di,pse fillova te shkruaja dhe une ketu,ndoshta sepse zerat brenda meje jane bere shume llafazan kohet e fundit.Dikush me tha ti sje ER.... qe une kam njohur,me ngeli ne mendje kjo fjali.E di kam ndryshuar,diku per mire,diku per keq.Jam mbyllur ne veten time,dhe kam frike te dal prej aty,sikur te trembesha prej botes dhe njerezve te jashtem.Ndryshimi i ambjentit,njerezve,zakoneve,kulturave,nuk pati ndikimin e duhur tek une.JAM NDRYSHE!!Pershtatja,do vij hap pas hapi,megjithate,sjane te gjitha te keqia ato qe kane ndodhur!!Ka momente,njerez te cilet dashur padashur,u bene te vecante,te rendesishem,aty ku se prisja,ate ke nuk prisja,ashtu sic se prisja dhe sidomos atehere kur se prisja.Por C'est la vie!!Dhe mua me pelqejne keto surprizat e cmendura qe jeta me nxjerr perpara!!


Si pa lidhje me duhet gjithcka e shkruar me lart,nuk e di cdoja te thoja,thjeshte shkruajta cfare me erdhi ne mendje!!Une jam ER....,por jam ndryshe!!Koha do ta tregoje,cili version eshte me i mire............................................................................................................................................


Postuar nga ~Enigme~ datë 27 Prill 2006 - 21:04:

Ndersa une them se pjsemaria ne ate bote qe (mgjs te duket sikur ti nuk ben pjese)ka rendesi. Mundohu te thithesh cdo gje si ai sfingjeri ne uje. Ti je me e forte tani se para nje viti .....ne nje vend te huaj ti po zbulon veten dhe pavarsine tende. Suksese ne vazhdim

Ky ishte zeri im brenda qe donte ta leshonte te lire nepermjet shkronjave.
Nqs shpirti im kthehet ne kete bote si nje forme tjeter do doja te isha psikologe............


Postuar nga Eria datë 28 Prill 2006 - 20:50:

Ndihet mire njeriu kur njerez qe si njeh personalisht,por virtualisht jane kaq te sjellshem e te dashur.Po jam me e forte se nje vit me pare,jam bere zemer gur,skam frike te caj e vetme rrugen e suksesit(sepse kete dua te arrij te behem dikushi),per tiu treguar te gjitheve HEJ UNE IA DOLA!!!U ndjeva sikur fluturoja kur me erdhi pergjigja qe fitova te drejten e studimit,pavarsisht se rruga qe me con deri atje ka ende pengesa para,skam frike do tia dal mbane.Dua qe prinderit e mij te jene krenare per mua,sidomos per ta dua tia dal mbane.Dhe do tia dal,une sjam dorezuar kurre!!
Zerat brenda meje sot,jane te qete,plot miresi e dashuri!!Jam mirenjohese per fjalet e mira!!
Jam e lumtur qe sjam fare vetem!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


  Gjithsej 50 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.