Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- -Pena e lire- (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7107)


Postuar nga Fajtori datë 18 Shtator 2005 - 05:06:

E vecante kjo tema. Faleminderit Helga. Do ishte bukur qe te gjithe te dinim te shpreheshim me vargje. Atehere po, qe do kuptonim formen prizmatike te secilit prej nesh.

Pershendetje.


Postuar nga Amstel datë 18 Shtator 2005 - 16:00:

[QUOTE]Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
[B][b]Sa Ftohte...!
Miqesia jone paska ngrire...
diku ne kujtimet e tua!

E lodhem se peshperituri
emrin tend...,
te larget,
te nemur,
mbi tastiere...


Sa ftohte....!
Miqesia paska ngrire,
premtimet gjithashtu i rrembeu shiu!
Une ndalova hapat
te ndez nje cigare,
te ngroh
enderrat e vyshkura!!!
---------------------------------------------------------------

nuk eshte ftohte
se une prane teje jam
dhe pse larg
ne zemren time te kam...

larg shume nuk shkoj
se vetem ty te kam
asgje tjeter ne kete bote sme mban.....


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 21 Shtator 2005 - 10:46:

Post Rrefimi i mendjes!

...E fika cigaren e ndezur.Tymi perhapej drejt reve,si nje shtellunge mekati
qe vrapon per te mos lere gjurme!
Hyra brenda.Qetesi.Te gjithe flene gjume.-Une zgjuar akoma.
Arrita ne perfundimin se njeriu i dijes mund te arrije gjithcka ne kete jete.
Ndihem mire.
Njerezit e padijes flene gjume, kenaqen me enderrat e nates.Gezohen me nje kenge te pakenduar kurre!
Por bota keshtu u krijua.Jo i gjithe njerezimi ka sy te vertetoje dhe te dalloje mencurine.
Prejardhja ime eshte Libri.Dashuria ime eshte te Lexuarit dhe te Shkruarit
e lire.
Me pelqen te hedh ne vargje idete e shpirtit tim,-sikur clirohem nga ajo tufe mendimesh dhe qartesish te momentit!
Im Ate me gjykon vetem per kokefortesine time.Jemi miq te ngushte me Te!
Ai shpreson tek une se nje dite do behem Dikushi ne jete!Beson ne inteligjencen time!
Nuk jam natyre qe vetekenaqem me pak.Ngul kembe ne cdo padrejtesi qe mund te ndesh ne jete, -derisa fitoj!
Jam shume e dashur!-Ky eshte difekti im si natyre femerore!
Di te fal,nuk di te hakmerrem,di te kundershtoj dhe te hesht gjithashtu!
Etja per Fame me ha shpirtin!Etja per dije me heq gjumin e nates!
Gjithcka do behet mire!-Ne folene time do kete vetem Libra dhe pencil,
pikture dhe skulpure,etje per dije,- deri ne perjetesi!


ora 1:45 e nates atlantike


Postuar nga iliriusa datë 21 Shtator 2005 - 11:11:

E di qe thone se gjithekush ka boten e tij. Kjo eshte e vertet! Por jo te gjithe kane te njejten aftesi qe ta shprehin te gjithen ne germa e fjale si ty.
Mendime te pa-censuruara; krejt te lira, edhe te lindura si mendime ne te njejten kohe qe lindin si fjale ne buzet e tua.
Me korigjo nqs gaboj, por me duket se ti i jep jete cdo ndjenje a embrion mendimi sapo ajo fillon te hedh filizat e saj brenda teje.
Shpirti yt eshte vertet teper i lire!
Shpresoj me gjithe zemer qe mos te ngrihen kurre, mure a kangjella te hekurta rreth tij.
Te mbetesh perhere e tille - shpirt_lire!
Me respektin me te sinqerte!


Postuar nga amoxil datë 21 Shtator 2005 - 18:38:

Sykaltra ose Helga mblidhi keto shkrime dhe ruaji per nje liber tendin ne te ardhmen e kam seriozisht.Mendimet qe te vijne ne moment jane shume te vlefshme edhe nuk kthehen me keshtu qe shkruaji dhe ruaji se nuk i dihet ne te ardhmen do te duhen shume edhe sdo te jesh ne gjendje qe poezine e sotme ta krijosh me neser,apo emocionin e sotem ta perserisesh neser.Urime!


Postuar nga agata datë 22 Shtator 2005 - 00:29:

Ide shume origjinale.
Urime per temen Helga..

U pa puna, do fillojme te mendohemi per ndonje poezi tani...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 22 Shtator 2005 - 09:11:

Post

Ju falenderoj Amoxil, Sabina dhe Ruby!
Ja, nje fjale inkurajuese, nje shkembim mendimi, nje ndjenje miqesie
na bashkon te gjitheve ketu!
Une mundohem te ruaj dhe te ve ne jete rregullat e miqesise,
qofte te perditshme-qofte virtuale!
Ju kam xhan te gjitheve, e shpresoj te qendrojme sa me gjate
ne kete sofer te ngrohte mendimi!

Mire u lexofshim te dashur Miq!
Respekte nga Helga.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 22 Shtator 2005 - 09:19:

Smile

Iliriusa dhe Amoxil, pershendetje te ngrohta miqesore!
Separi ju falenderoj qe keni durimin dhe kenaqesine te lexoni
pjese te shkeputura nga gjuha e shpirtit tim!
Ju falenderoj per sugjerimet tuaja miqesore dhe teper domethenese
per mua si njeri, si femer!
Deshira ime eshte te ju percjell mesazhe te ngrohta dhe te pelqyeshme!
Por nganjehere, dashje pa dashje tundohem nga realiteti im,
dhe gjuha e shpirtit merr dhe nuanca gri!

Perqafime dhe mire u lexofshim!


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 22 Shtator 2005 - 10:14:

Post

Era luan ne pianon
e braktisur
bregut
te kujtimeve;
Detit imagjinar,
te dashurise
se pare!
....

E klithma harrimi,
kafshojne
ndjenjat;
Qe ftohtesisht;
perbuzen,
harrimin tend!


ora 1:14" e nates atlantike


Postuar nga amoxil datë 22 Shtator 2005 - 17:03:

Poezi për Helgën tonë të vetme që kemi...

O det,shpirti im vuan për ty,
Vuan për buzëqeshjen dhe fjalën tënde të hidhët,
Shpirti im digjet për ty o det!
Vrapon mbi kal të verbët malli,
Dëshiron t'i zbulojë misteret,
Ai vete mister i fundit pa rrënjë e qiell,
O det ti të gjithëve u premton dashuri
Por askënd s'e dashuron............................................

Ps: Për ata që se kuptojnë, pa keqkuptim kjo është një mënyrë letrare e të shprehurit të shpirtit të Helgës sonë.


Respekt, amoxil.


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.