| Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)
Pershendetje Indrit.
I lexove te tera poezite e tua,dhe ndihem pak i tronditur.Me bere te futesha ne mendime,dhe te ndjeja shume nga vargjet qe lexova me gjithe zemer.
Shpresoj te kem ndonje botim tendin ne dore se shpejti,ose nese i ke botuar te lutem me thuaj.
Me respekt Equis
Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Skelet
Skelet njeriu...
trup i balsamosur
portret i nje te riu
me qindra vite sosur.
Nje tunel pa shtigje...
nje varr i ftohte
mbuluar nga brigje
qe nuk gjenden sot.
Antikitet Grek!
ndoshta Egjiptian?
te jete ky skelet
si i tille nuk ngjan!
Eshte skelet i gjalle
i pavdekur kurre
brenda mban nje hall
nje plage te rende shume.
Sa i vrenjtur ngjan
ne shikim te tij
shume te fshehta mban
ndaj quhet njeri.


Citim:
Po citoj ato që tha Equis
Pershendetje Indrit.
I lexove te tera poezite e tua,dhe ndihem pak i tronditur.Me bere te futesha ne mendime,dhe te ndjeja shume nga vargjet qe lexova me gjithe zemer.
Shpresoj te kem ndonje botim tendin ne dore se shpejti,ose nese i ke botuar te lutem me thuaj.
Me respekt Equis

Citim:
Po citoj ato që tha isra
Hey o njeri, cfare dite ka qene kur e ke krijuar kete poezi.....???:p
No coment![]()
jo te mbaj ditet mend kur bej poezite.
Lypesi
Qendroj i ulur ne banke
Shikimin nga dritarja hedh
Dicka me thinj me plak...
Nje lypes qe me daulle bredh.
Gozhduar ne hyrje te xhamise
qendron lyp pesedhjetelekeshe
Kerkon te shuaje valen e urise
Daulles i bien, qendron ne heshtje..
Dikush i dhuron dicka
Dikush tjeter i thote:Ska
Dikush e perbuz, dikush e shtyp
Dikush paturp,dhe e peshtyn.
Ka duar te ftohta plot me plage
Kepuce te shqyera ne kembe mban...
Kerkon ngrohtesi ti japim pak
Por ngrohtesi asgje si ngjan.
I vetmuar ne udhekryq ka mbetur
kujt si behet vone, per dike si ai
Ah me mire thote, te isha i vdekur
se keshtu as zemren nuk e ndjej ne gji...
Sa te cele agimi…
Nata e mbeshtolli, tere kete qytet
Ndaj o magjistar mblidh ushtaret ti…
Rrembeje kitaren ne dore ti poet
Kendoji vetmise e gjakun tend pi.
Mbi telin e kitares, doren tende dridhe
Te zezes magji ndryshe si ben balle
Kur telat ti keputen, nga dritarja hidhe
Nje kitare pa tela e c"te duhet valle?
Pi lot e pi gjak, mos ler asnje pike
Derisa lot e gjak tere gota te mbushet
Pi edhe kendo, derisa te behet dite
Sa te cele agimi, magjia te zhduket.
Zemra
Mund te sherohet zemra
Lehtesisht
Me nje fjale
Nje mjekim…
Mund ta besh te lumtur
Pergithmone…
Kjo realizohet
Ne filmat me kartone.
Pleqerise.
Pasqyres i rri perballe
E pyes i befasuar
C'fare jane k'to rrudha ne balle?
Oh sa shume qenkan shtuar!
Tashme rri dhimbshem, perballe saj
Gezueshem me pare rrija...
Ndonjehere, padashje qaj
Sa shpejt mu shtuan rrudha thinja…!.
Thinjat ne koke jane lajmerim
pjekuri jane, rrudhat ne balle
Korrier per ty ,e dergon vdekja
Thote kij kujdes, jam duke ardhe.
Keto jane shenja, te gjithe i shohin
Por ka te tjera, vec ti i di
S'do jesh ne gjendje te hash pensjonin
Te ngjisesh shkallet s'do kesh fuqi..
S'do kesh pretendime shume
Ashtu sic kishe kurdohere
Do ngopesh me dy ore gjume
Do pish kafe, me pak sheqer.
E gjithe kjo eshte pleqeria
Nje dite vjen, heret a vone
Mos lejo shpirtin te zere thinja
Thinjat e kokes dot si ndalon.
Kur koka te jete, e bardhe si dele
Eshte afer vdekja, vetem nje hap
Pastroje zemren nga cdo e keqe
Te ngihesh lart ne piedestal.
eh, pleqnia, pleqnia, i mori mendte e mia....
(apo eshte dashnia?)
:p
Citim:
Po citoj ato që tha Isra
eh, pleqnia, pleqnia, i mori mendte e mia....(apo eshte dashnia?)
:p
| Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 » Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.