Forumi Horizont Gjithsej 37 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)


Postuar nga Tonia datë 20 Qershor 2003 - 19:07:

Arrow

Analiste sic kam thene ne postime te tjera natyra apo drejtimi i studimeve qe bejme ketu ka drejtim social. Si e tille te gjitha fenomenet trajtohen ne nje kontekst social dhe mendimi i pergjithshem eshte se cdo sjellje apo e ashtuquajtur preference seksuale eshte pasoje shoqerore dhe eshte pikerisht e konsoliduar nga kjo e fundit.
Nje nga citimet e pershtatshme ne kete rast do te ishte ajo e Antonia Jangut antropologe e cila eshte marre dhe me studime mbi virgjereshat e betuara ne Shqiperi qe thote : "Gjinia eshte nje pergjigje sociale ndaj natyres biologjike"
Pra sipas asaj gjinia qe si pasoje vendos dhe sjelljen seksuale te individit eshte nje edukim kulturor apo nje ndertim ***akterial i bazuar ne evidenca biologjike.
Nese marrim per baze rrjedhen e feminizmit ekstremist idea kryesore eshte qe organi gjenital femeror eshte i ndertuar ne menyre te tille qe nuk e ka te nevojshem bashkeveprimin me ate mashkullor per te arritur kenaqesi seksuale. Idea se marredheniet ne mes dy sekseve te kunderta cojne drejt nje kenaqesie maksimale eshte thjesht nje impozim maskilist i cili i induktohet individit duke u bere pjese e psikikes ne nderveprimet dhe marredheniet ne komunitet apo shoqeri. Kjo padyshim behet me qellim qe te sigurohet vazhdimesia dhe mbijetesa e njerezimit.
Kjo nuk do te thote qe une jam dakort me kete te fundit por ama ka nje te vertete per mendimin tim qe qendron ne faktin se shoqeria luan nje rol vendimtar ne percaktimin e sjelljes individuale dhe jo vetem ate seksuale.
Si rrjedhoje per mendimin tim homoseksualet nuk bejne gje tjeter pervec se nuk bien shume pre e presioneve apo dogmave shoqerore por i sfidojne ato duke eksploruar dhe zhvilluar nje qendrim individual qe per mua perseri nuk eshte aq individual nga momenti qe ekziston nje grup apo komunitet homoseksual i cili gjithashtu impozon sjellje dhe veprime te caktuara brenda grupit perkates.
Prandaj nuk mund te jemi shume te prere dhe patjeter te sigurte ne percaktime perfundimtare mbi homoseksualitetin persa kohe dhe natyra e marredhenieve seksuale "normale" ne vetvete eshte e papercaktueshme dhe e pazberthyeshme e ndare nga konteksti shoqeror.

Ciao dhe shpresoj mos ju kem coroditur dhe me teper )


Postuar nga Claudia datë 22 Qershor 2003 - 04:25:

Thumbs down Hommosexualiteti ew ew

Kur zoti ndertoi njerzit ai beri Even dhe Adamin , jo Evan dhe Even ose Adamin dhe adamin. Mendoj qe eshte turp per parlamentin te diskutoje dicka te tille, kur ne shqiperi njerzit po vriten si mizat me njeri tjetrin , dhe kta pralamentaret tone vendosin a mund te lejojne homosexualitetin. Persa i perket homosexualitetit vete, mendoj se eshte nje gje shume ( gross) lol nuk e di si ta them shqip. Kalon neperr ruge ose ne shkolle dhe shikon Gay guys duke u puthur ne korridoret e shkolles dhe profesoret kalojne me frike se mos i shqetesojne dhe kerkojne falje nqs se i nderpresin. Ketu te kete arritur shqiperia???, te lejoje kete gje te ndodhi dhe atje???. Un nuk jam aspak raciste, dhe kam shoqeri shum te madhe nga gjith bota, aman sexualiteti eshte dicka qe me besdis shume. Une kam edhe shoke qe jane Gaypo kta ltu jane te lindur me ate ( semundje) ne gjak. Po aman shqiptaret e kane kete te kopjuar nga popujt e tjere dhe kjo eshte gjeja qe me besdis me shume.


Postuar nga Tonia datë 22 Qershor 2003 - 20:55:

Arrow

Claudia me duhet se duhet ti rishikosh pak njohurite e tua. Shqiptaret nuk kane te kopjuar homoseksualitetin si dukuri, ndoshta diskutimin mbi sexualitetin dhe sjellja e tij ne sfera te larta sic eshte parlamenti po.
Pastaj ti me duket se po kopjon dicka, ate thenien tende qe "zoti krijoi even me adamin" duhet ta kesh te vjedhur sepse me cna kane mesuar ne shqiptareve ne shkolle ishte ligji i evolimit i Darwinit qe eshte nje interpretim pak me i ndryshem nga ai i bibles.

Gjithe te mirat


Postuar nga trimi datë 22 Qershor 2003 - 21:04:

O Tonia

Ne fakt nuk desha te futem me ne kete teme, por me ben pershtypje komenti yt i fundit.
Akoma ti me Darwinin? Atij i ka rrjedhur teoria tashme! Ne qofte se ke lexuar literature mbi te, duhet ta kishe pare se sa qarte e kundershton vetveten me teorite e tij, sidomos ne shkrimet e fundit te tij. Madje mohon teorine e tij.

Hajt Tung tash


Postuar nga Tonia datë 22 Qershor 2003 - 21:09:

Trimi ka mundesi te lexosh me me vemendje ate qe shkruaj une? Cfare doja te thoja eshte qe nese pranojme sjellje te kopjuara nga te tjeret nuk duhet ti kundershtojme si argumente me nje tjeter kopje... Sa per ate qe thua eshte larg fushes sime te studimit, dhe ndoshta me duhet te edukohem pak me shume mbi kete pike..
ciao


Postuar nga MAUBERT datë 23 Qershor 2003 - 01:32:

Mbi homoseksualitetin...

Lexova me interes diskutimet mbi homoseksualitetin dhe e quajta te nevojshme qe te jepja dhe une mendimin tim per disa pika...
Homoseksualiteti eshte nje dukuri e vjeter dhe fillimisht si dukuri masive eshte zbuluar te greket e lashte e me pas eshte ndjekur nga te tjera shoqeri qe kane pasuar.Pra eshte nje dukuri mjaft e vjeter e cila ka ekzistuar nga kohet me te hershme e deri me sot dhe ne disa shoqeri eshte pranuar e ne disa te tjera jo,me pas eshte izoluar si fenomen e me pas eshte perhapur rishtas.Ajo qe ne te gjithe i shtrojme pyetje vetes eshte se cfare dobie kane keta njerez me prirje te ndryshme seksuale ne shoqeri dhe a do te ishte e drejte qe t`u jepeshin te drejta apo jo.Le ta nisim qe nga krijimi i jetes dhe perkatesisht i asaj jete njerezore.Dy teori gjenerale ekzistojne sot ne bote per sa i perket krijimit te jetes njerezore,ajo fetare dhe ajo materialiste(nje nga mbeshtetesit me te flakte eshte pikerisht Darvin).Secila nga keto teori nuk ekziston e vetme,por ka shume te tjera qe i perbejne dhe qe koha nuk mjafton per t`i permendur te gjitha sidoqofte si shembull te teorise materialiste po marrim Darwin-in nderkohe qe te asaj fetare po e trajtojme ne grup,sepse iderat e krijimit te jetes njerezore ne fe jane pak a shume te njejta.Ne rastin e teorise fetare themi se Zoti krijoi Even dhe Adamin te cilet ishin paraardhesit tane dhe ishin te ndryshem seksualisht.Ata u riprodhuan per te dhene gjeneratat e tera qe do pasojne dhe per te arritur deri ne kohet e sotme.Le te kapemi te fakti fillestar.Kemi krijimin e dy njerezve te ndryshem seksualisht dhe qe kane prirje seksuale ndaj gjinise tjeter.Kjo do te thote qe jo me kot Zoti i beri te tille,pra pikerisht qe te arrinim ne krijimin e kesaj bote ku jemi sot dhe qe te kishim mundesine e shumimit,pra qe bota te mos shuhej,cfare nenkupton qe homoseksualiteti ne kete rast nenkupton nje devijim si fiziologjik ashtu edhe moral.Fiziologjik sepse del kunder ligjeve fiziologjike qe Zoti krijoi ne fillim,pra kunder asaj prirjeje seksuale ndaj gjinise tjeter dhe moral,sepse ne kete rast homoseksualiteti nenkupton nje mbetje ne vend,pra nje frenim i zhvillimit te jetes njerezore ne teresi(mjaftojme te mendojme qe sikur kjo dukuri te ishte dominante te njerezimi,i trajtuar ne totalitet bota do te vinte ne shuarje e siper cka do te thoshte fund i njerezimit).Pra duke marre per shembull dy krijesat qe jane ne origjine te krijimit te botes sipas teorise fetare homoseksualiteti do te ishte nje kundershtim i madh i ketyre normave qe Zoti vendosi ne fillim pra nje mosperputhje e madhe me teorine fetare.Arrime atehere ne perfundimin qe teoria fetare nuk ka te beje aspak me homoseksualitetin dhe ne kete rast do te ishte nje devijacion total duke perfshire te gjitha aspektet,aq me teper qe ne kete rast homoseksualiteti mund te shihet edhe si nje rrezik per shoqerine per sa i perket pengeses qe i behet riprodhimit.Tani do i vinte radha teorise Darviniste qe ka per themel te krijimit te botes evolucionin e kafshes e qe quan si paraardhes tone direkt majmunin.Ne vija te trasha kemi nje evolucion te vazhdueshem te kafshes e cila arrin persosmerine e saj te njeriu.Mjeti i vetem qe ky evolucion t`i rezistonte kohes ishte shumimi i vazhdueshem per te dhene gjithmone e me teper krijesa me te evoluara e per te arritur deri te njeriu i kohes se sotme.Ne themel kemi pra pikerisht dy faktore qe jane evolucioni e shumimi,e ne kete rast mund te themi me plot bindjen qe pa shumim nuk do kishte evolucion,pra do ngeleshim ne krijesa te thjeshta te cilat do ishin te destinuara drejt shuarjes.Shohim pra dhe ne rastin e kesaj teorie qe shumimi ngelet faktori themeltar i evolucionit dhe i rezistences qe i ben shoqeria njerezore kohes e perseri sipas teorise se dyte mund te themi qe homoseksualiteti do shihej si nje devijim e per me teper nje rrezik qe perputhet pikerisht me te njejten rrezikshmeri qe do krijohej edhe nga teoria e pare.Atehere fere thjesht mund te arrijme ne perfundimin qe cfaredo teorie te marrim ne konsiderate kemi te bejme me nje mosperputhje te homoseksualizmit me keto teori.Pra duke ndjekur llogjiken e krijimit te botes homoseksualiteti bie poshte.Nga ana tjeter rrethanat qe jane krijuar ne kohet e sotme ben qe kjo dukuri te jete me se normale dhe madje shfaqet shpeshhere edhe si nje shenje kryelartesie per sa i perket cvleresimit te normave shoqerore.E sidoqofte deri ne kete pike nuk do te isha kundra,sepse kemi te bejme me lirine e te vepruarit e te shprehurit e perderisa deri ne kete pike homoseksualet nuk i prishin pune ne menyre direkte popullsise ne pergjithesi do te ishte nje e drejte e tyre(ne menyre indirekte,pra po ta shohim ne nje forme me abstrakte do ishte nje shkelje e normave te krijimit te kesaj jete njerezore,por do futeshim ne disa pika me te thella qe koha nuk do ishte premtuese per t`i sqaruar).Atehere mendoj se perderisa jetojme ne nje bote demokratike dhe perderisa homoseksualet jane qenie humane mund t`i ushtrojne te drejtat e tyre,per sa kohe qe nuk i cenojne lirine askujt.Nga ana tjeter ne se do arrinim ne piken e adoptimit te femijeve nga ana e tyre kjo do te ishte me se e gabuar,sepse mendoni se cfare problematikash krijohen ne bote nga femije qe rriten ne familje te c`rregullta(ky do te ishte nje rast tipik)e sa e mundimshme do ishte per nje femije t`i mungonte dashuria e secilit prind apo qofte te jetonte edhe me perbuzjen e vazhdueshme per familjen e tij(them kete,sepse nje familje e tille do te shihej me perbuzje nga nje nr i madh popullsie).E pra ne kete pike nuk kemi te drejten t`i imponojme nje femije nje zgjedhje qe aq me teper nuk eshte e tij,e cila do t`i shkaktonte dhimbje ne te ardhmen.Pra sipas mendimit tim personal duhet te lejohet kjo dukuri,por duke u mbajtur gjithmone si nje pakice dhe si nje fenomen i izoluar,pra pa e lene te shtrihet jashte limiteve,limit ky qe percaktohet pikerisht nga cenimi i te drejtes se personit fqinje.Ndersa per sa i perket ketij fenomeni ne Shqiperi them se eshte pak e nxituar,nga qe morali shqiptar ne pergjithesi nuk e ka lejuar kete gje dhe homoseksualiteti eshte ushtruar fshehur.Them se do ishte me e udhes qe te merreshim me pune me jetesore e qe me te vertete e shqetesojne kombin ne keto kohe e jo me cikerrima qe gjithmone sipas mendimit tim personal vine nga nje kopjim i deshperuar qe ne duam t`i bejme disa normave te cilat akoma nuk kane arritur deri ne ate pike sa te diskutohen edhe ne parlament.Ju uroj te me falni per ndonje gabim qe mund te me kete shpetuar dhe shpresoj qe mesazhi im te mirekuptohet...


Postuar nga rrushi datë 23 Qershor 2003 - 03:49:

O Kobe, me ne fund nje njeri qe shtron pyetjet e duhura dhe qe askush nuk i pergjigjet. Ne jemi shume te mire per te shpalosur teori po kur vjen puna per nje pyetje shume te thjeshte ngurojme ti pergjigjemi. Tek e fundit pyetjet jane ngandonjehere me te rendesishme se pergjigjjet. Pra me lini te shtroj edhe une nje pyetje (ose dy)

Se pari, pse eshte kaq e rendesishme te dijme nga vjen homoseksualizmi, te zbulojme bazat "shkencore"? Mos ndoshta ngaqe ajo qe ne njohim si normale dhe e pranueshme kercenohet aq keq nga ideja e homoseksualizmit sa ne duhet ti japim nje kuptim? A mos ndoshta fakti qe lezbizmi mund te jete me i pranueshem se gayizmi ka te beje me shume me edukikin gjinor dhe konceptet qe kemi mbi rolet gjinore sesa me orientimin seksual? Pse ndihemi kaq te kercenuar nga ideja e homoseksualitetit?


Postuar nga MAUBERT datë 23 Qershor 2003 - 05:19:

Dy pergjigje per rrushi...

Sipas mendimit tim eshte e nevojshme qe te gjehen bazat shkencore te homoseksualizmit dhe origjina e tij,sepse nje problem nuk mund te trajtohet duke u nisur nga mesi,por merret ne teresi si i tille dhe per tu trajtuar ka nevoje per nje veshtrim si shkencor ashtu edhe psikologjik apo shoqeror.Ashtu edhe si cdo devijim psikiatrik(them se kjo shprehje do ishte e tepruar per homoseksualet,por qe sidoqofte shpeshhere trajtohen si njerez me probleme psikologjike)fillesa e nje kure apo e trajtimit te problemit fillon pikerisht nga origjina,me pas nga diagnoza psikologjike,ajo patollogjike e se fundmi krijohet skema e trajtimit te ceshtjes.Se sa homoseksualet mund t`i quajme te devijuar apo te rrezikshem per shoqerine ajo ngelet ne ndergjegjen e botekuptimin e secilit,por ai grup njerezish(qe sot eshte ne nr shume te madh)qe i quan si te tille ka nevoje ta shohe problemin pikerisht nga ky kendveshtrim.Per sa i perket asaj qe ti quan norma eshte e veshtire te flasesh,sepse nuk besoj se do gjendeshin dy njerez me te njejtin mendim per sa i perket normave.Sidoqofte disa bejne pjese ne botekuptimin e perbashket e qe jane pikerisht ato norma mbi bazen e te cilave ngrihen edhe ligjet,apo qofte dhe kushtetuta.E duke qene se nje nga normat me te shenjta e te hershme sociale eshte pikerisht familja mund te them se homoseksualizmi e cenon jashte mase dhe mund te quhet pikerisht si nje rrezikshmeri per kete norme(per shume te tjera gjithashtu po kjo eshte me e rendesishmja).E ne kete rast mund te thuhet se kjo norme cenohet tejmase nga homoseksualizmi.E si cdo cenim edhe ky nuk mund te dale nga skema e pergjithshme e trajtimit te ceshtjes.Per sa i perket pyetjes se dyte qe ti kishe shtruar nuk mendoj se lezbizmi eshte me i pranueshem,por vjen nga fakti i thjeshte se lezbizmi ekziston ne nje numer me te vogel e me te izoluar se sa gayizmi,por qe pavaresisht nga kjo homosksualizmi si term trajtohet ne teresi dhe nuk behen ndarje.Ne se me te vertete do te kishte ndarje atehere lezbiket nuk do te kishin te njejtat te drejta apo te njejtat kufizime si gay-t.Po ta shohesh cdo ligj qe del i merr te dy sekset si teresi dhe nuk ben ndarje,dmth cdo norme apo cenim e ben lidhjen me te dyja sekset e jo me nje te vetem.Shpresoj qe te kem qene sa me i qarte dhe e mirepres cdo debat apo sugjerim tendin.Dicka qe desha te shtoja,por qe nuk ka lidhje me pyetjet e bera nga rrushi eshte menyra se si shpeshhere shihen homoseksualet,e pikerisht ajo qe quhet si dukuri e lindur pra qe nuk ka te beje me fitimin gjate jetes,por me ate qe homoseksualizmi eshte i lindur nga nje mbiteprice hormonesh ka vend per shume diskutim.E para,sepse nje marredhenie seksuale eshte me teper psikologjike se sa fizike dhe e dyta a qendron vertete shkaku hormonal.Atehere perderisa nje marredhenie seksuale eshte pothuajse teresisht psikologjike eshte e pamundur qe hormonet te kene nje ndikim te madh ne kete rast.Shembulli me i thjeshte eshte pengesa qe ka cdo njeri per te kryer marredhenie seksuale me nje njeri qe nuk e terheq aspak.Ne se do te ishte fizike do te mjaftonte thjesht seksi i kundert per ta cuar nje njeri ne kryerjen e nje marredhenieje nderkohe qe realiteti deshmon te kunderten.Pra homoseksualizmi eshte nje dukuri e fituar dhe nje shembull tjeter qe e ilustron kete eshte predispozicioni qe kane femije te caktuar kur trajtohen nga rrethi qe i rrethon si nje person i seksit te kundert.Psh nje familje me mungese vajzash nga mallengjimi i te mos pasurit vajze mund ta trajtoje njerin prej djemve si vajze e eshte pikerisht ky njeri qe do jete shume me teper i predispozuar se nje tjeter.Gjithashtu nje gje qe duhet permendur eshte dyshimi qe i lind cdo njeriu per nje person me sasi normale hormonesh,por qe perseri eshte homoseksual(dhe ka shume te tille).Cfare mund te thoshim per kete njeri ne kete rast dhe per ndikimin hormonal???E aq me teper qe cdo njeri ka hormone te seksit te kundert,por shumices prej tyre as qe i shkon ne mendje nje terheqje nga seksi i njejte.Te gjitha keto deshmojne per nje dukuri te fituar e jo te lindur.E jo me kot Freud e ka trajtuar si nje problem psikologjik,pikerisht sepse nje mendim qe duhet te ekzistoje ne subkoshience merr trajten e tij me te plote ne koshience gje qe nuk eshte normale.E duke ditur qe nje problem psikologjik lind e formohet i ndikuar nga rrethi i jashtem perseri arrijme ne perfundimin se eshte nje dukuri e fituar.Do te thoshim te kunderten ne se do te ishte nje problem patollogjik,por qe deri me sot nuk eshte pare kurre si i tille.Me kaq do te doja ta mbyllja duke i lene vend debatit te metejshem...


Postuar nga rrushi datë 25 Qershor 2003 - 09:43:

I/e dashur MAUBERT, shume interesant postimi yt. Vetem se une kam nja dy a tre probleme ne lidhje me ato qe thua.
Se pari, ku bazohesh kur thua se homoseksualizmi eshte patologjik, anormal, devijim nga "norma"? Edhe ajo futja e diagnozes aty na i ngaterron ca punet-eshte opinioni yt qe homoseksualiteti eshte devijim apo eshte i bazuar ne ndonje gje qe ke lexuar? Nese eshte kjo e fundit me ilumino pak dhe pastaj flasim. Meqe jemi ketu a mund te sqarosh pak te lutem mbi cfare kriteresh dhe "normash" homoseksualiteti qenka nje problem me baze shkencore (ose biologjike) qe duhet korrigjuar?
Se dyti, ku bazohesh kur thua qe gayizmi eshte me i perhapur se lezbizmi?
Se treti, nje sygjerim te vogel, po te lexosh postimet qe nga fillimi do shohesh qe pyetja ime ishte thjesht nje perseritje e idese se Kobes qe besoj se lindi, me vend, nga opinione ne kete forum lidhur me gayizmin dhe lezbizmin (me konkretisht faktin qe lezbizmi tenton te provokoje reagime me pak negative te disa pjesemarres se ketij forumi).
Se fundi, e vleresoj faktin qe ti sjell teori ne diskutim po do e vleresoje me shume nje reagim personal ndaj fenomenit (mundesisht qe vjen nga ty dhe jo nga ndonje liber). Me ndje nese te kam gjykuar-nuk e kam ne tip.


Postuar nga MAUBERT datë 26 Qershor 2003 - 06:58:

Per rrushi e mungesen e etikes...

E mirepres mendimin tend rrushi,por ajo qe dua te te theksoj eshte mungesa e etikes kur ti shprehesh dhe arsyet per kete nuk po mundohem t`i gjej.Ne kete rast lind pyetja e thjeshte a eshte e nevojshme qe te kthej pergjigje apo jo,kur ka njerez qe nuk respektojne disa norma themeltare,megjithate po perpiqem te te jap nje shpjegim sa me te shkurter e sa me pak te komplikuar te mundshem ne menyre qe ta kuptosh me drejt ate qe kam dashur te them.Ne se e gjitha ajo qe kam shkruajtur eshte e kopjuar nga ndonje liber them se nuk do ishte turp,sepse fundi i fundit edhe ndertimi i nje teze ne shkollen doktorale behet pikerisht nga mbledhja e materialeve te trajtuar ne formen tende dhe qe kapin pikerisht problematiken qe do te fusesh ti.Sidoqofte eshte e vertete qe ato qe them vine nga libra gje qe ka te beje me kulturen time te pergjithshme,por jo te kopjuara trashe ashtu sic mund te kesh menduar(ka harmoni problemesh ne shkrimin tim per te menduar se jane kopjuar trashe nga nje liber).Nuk e di se cfare quan ti personale kur me personale se trajtimi i nje problemi si ky nuk ka me.Nuk e kuptoj se cfare ka te beje ketu ajo qe thua ti se une nuk e kam ne tip,e cfare interesi ka kur tema eshte shume e ndryshme dhe as qe interesohet njeri per ***akterin e nje tjetri ketu.Nuk e kuptoj se si mund te ndertosh nje opinion personal pa u bazuar te librat dhe pa krijuar nje ide te pergjithshme per nje problem per te arritur me ne fund ne konkluzion,prandaj ajo qe ke thene me duket abstrakte.Nuk e kuptoj se fundi se ku e gjete ti faktin apo proven se gjerat qenkan te kopjuara dhe aty nuk ka opinion personal?E dashur rrushi ne se ti per opinionin personal nisesh nga nje enderr e keqe apo e mire nga ato qe fanepsen oreve te para te mengjesit ka te tjere qe nisen nga fakte,libra kulture etj etj.Po deri ketu nuk ka ndonje gje te madhe per tu diskutuar.Kulmi arrin kur ti thua se na i ngaterron gjerat me diagnozat,po pse faji im eshte qe ti nuk ke kuptuar asgje nga ajo qe kam thene une?Po pse e dashur rrushi ku qenka trajtuar homoseksualizmi si nje problem patollogjik kur une kam thene pikerisht te kunderten qe eshte psikologjik???Mos valle duhet te ta shpjegoj ndryshimin e madh qe ekziston midis patollogjik dhe psikologjik???Ku eshte thene e dashur rrushi se homoseksualizmi eshte devijim nga norma kur une e kam thene me se qarte qe vete norma ne vetvete eshte e veshtire te percaktohet,sepse ben pjese ne botekuptimin e secilit???Eshte e vertete qe per nje norme qe eshte familja dhe qe pranohet si e tille nga te gjithe homoseksualizmi eshte rrezik,por mos valle duhet te ta shpjegoj ndryshimin nga rrezik dhe devijim???Se fundi me e pakuptueshmja dhe ajo qe i ve kapakun te gjithave eshte mungesa jote e perqendrimit kur perdor si kundershtime pikerisht ato qe une as qe nuk i kam nxjerre si opsione.Ku e pe ti e dashur rrushi se homoseksualizmi ka nje shpjegim biologjik kur une them se eshte nje dukuri psikologjike e fituar dhe jo e lindur cfare nenkupton qe nuk ka se si te jete biologjike.Mos valle duhet te ta shpjegoj ndryshimin nga psikologjikja e fituar dhe nga biologjikja e lindur???Mendoj se keto ndryshime nuk do ishte e nevojshme te t`i shpjegoja,duhet te hulumtosh me teper neper libra,qe ti i quan te panevojshem per perfundime.Se fundi ajo ku une bazohem kur them se ka nje nr me te vogel lezbikesh se atyre qe jane gay jane pikerisht shtypi i perditshem parizien si Le Monde,Figaro,Liberation etj etj dhe ku per kulturen tende e ate te pergjithshme shifrat statistikore thone se lezbiket zene vetem 25 perqind te nr te pergjithshem te homoseksualeve.Si perfundim nuk e kuptoj a ishte i nevojshem ky sqarim,megjithate besoj se do te lere mundesine te reflektosh dhe te kuptosh.E se fundi po te perdor edhe nje shprehje te nje autori te madh francez.Madheshtia e te qenit fisnik nuk qendron tek fjalet madhore te te voglit,por te refleksioni i te heshturit te te madhit.Kete them se duhet ta perdoresh me shume si mesazh paqeje dhe qe mos leme qe diskutimi yne te shkoje ne nivelin e gojerave langaraqe.Eshte e vertete qe shprehja eshte teresisht e kopjuar,por te le mundesi te mendosh shume.Te pershendes e dashur rrushi dhe besoj te te kem iluminuar sado pak(kete fjalen iluminim e nxorra kunder vullnetit tim,sepse eshte nje fjale qe nuk ka te beje me shqipen).


  Gjithsej 37 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.