Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- brenda trupit te njeriut (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7699)


Postuar nga Ari. datë 18 Dhjetor 2007 - 18:29:

Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
na bere per scrub tashi, mor ns!


pse sa koha paske pa bere scrub...

qenke bere si pilli i sodes..ruhu nga zjarri lol


Postuar nga bleta punetore datë 18 Dhjetor 2007 - 18:45:

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi


pse sa koha paske pa bere scrub...

qenke bere si pilli i sodes..ruhu nga zjarri lol


ariiii, rri urte se te vura ne mikroskop!


Postuar nga NS-6 datë 04 Shkurt 2008 - 05:01:

dhimbja kockash

Cod. A04022008

osteoporoza eshte nje semundje qe godet pas moshes 60 vjec rreth 30% te grave dhe 15% te meshkujve. shkaqet e kesaj semundjeje, gjate se ciles ka nje shkaterrim me te madh se sa formim te kockes,jane te shumta. ajo me kryesorja eshte proceset e shnderrimit te kockes ne vite. me shume mundesi,grate jane me te goditura per shkak te crregullimeve hormonale pas hyrjes ne menopauze. osteoporoza kryesisht jep shenja ne kockat e shtylles kurrizore,tek ato te duarve dhe te qafes se femurit (foto ne mikroskop). terapite e momentit tentojne te ngadalsojne procesin ne pamundesi per ta ndalur ate plotesisht!


Postuar nga NS-6 datë 19 Mars 2008 - 19:04:

rruga e nje qelize kancerogjene

Cod. A19032008

qelizat kancerogjene levizin dhe per kete arsye tumoret malinj mund te formohen edhe ne zona te ndryshme nga ato fillestaret (proces ky qe quhet metastaze [1][2]). qelizat kancerogjene jane te afta te lene indin fillestar dhe te largohen per tu shumuar ne nje vend tjeter jasht tij!
ne foton qe shihni ketu,jepet levizja e nje qelize ne laborator te nje kanceri skuamoz,kancer i lekures qe eshte goxha i perhapur,i cili shkaktohet nga ekspozimi ndaj rrezeve diellore. sot per sot po behen kerkime per te kuptuar sa me mire keto proces per ta parandaluar ne te ardhmen.

[1] forma dhe metastaza e kancerit (Cod. B 26012005)
[2] metastaza pjesa e pare (Cod. A 02022005) pjesa e dyte (Cod. A 13022005)


Postuar nga NS-6 datë 21 Mars 2008 - 00:05:

ngjyrosje kromozomesh dhe bandat

Cod. B20032008

ne figuren e paraqitur shihni kromozomin 5 ne fazat G1, S dhe G2 si dhe ne metafaze (nga A tek D mund te shihni ne cep se si duken materiali gjenetik. tek D mund te dalloni edhe qe po ndodh ndarja e kromozomeve ne 2 skajet). pamjet jane marre duke bllokuar qelizat ne secilen faze me metoda te ndryshme. ne fazen S kromozomi paraqet te njejten gjatesi me ate te fazes G1 dhe G2 vetem se eshte me i gjere. ajo qe eshte e rendesishme eshte qe nese kromozomi paraqet nje problem,ai mund te dallohet ne te gjitha fazat (shigjetat me te errta dhe majat e shigjetave). tek E mund te shihni kromozomin 5 ne metafaze me te njejten madhesi qe ishte edhe ne G1 (vija eshte 10 mikrometer). tek D mund te shihni kromozomet 5 normal dhe poshte kromozomet 5 qe kane mutacione (prerje dhe shtime) [1]

[1] Am J Hum Genet. 2002 November; 71(5): 1051–1059


Postuar nga NS-6 datë 07 Maj 2008 - 18:50:

makrofage ne pune

nje qelize e huaj e rrethuar nga makrofaget,qeliza qe gjenden ne gjak (por edhe ne inde te ndryshme) dhe qe kane aftesi te shkaterrojne qelizat e huaja (kryesisht mikroorganizma). kjo paraqet nje faze mjaft te rendesishme per shkak se copezat qe dalin si pasoje e ketij procesi, i paraqiten sistemit imunitar dhe mund te fillojne nje pergjigje me te gjere kundra antigjenit te huaj!


Postuar nga NS-6 datë 05 Korrik 2008 - 14:47:

qepja e plages

Cod. A05072008

ne nje te ardhme jo te larget, mbyllja e plageve nuk do te behet me me fije. kerkimet qe po behen ne kete fushe,kane per qellim te kalojne kete barriere. qepja tradicionale mund te zevendesohet nga nje material ngjites shume rezistent, jo toksik dhe i padepertueshem (aplikimet e kesaj kane filluar dhe e kam provuar personalisht pas nje perplasje koke me koke ne nje ndeshje futbolli )

ne foto detaje te nje qepje plage


Postuar nga lorenis08 datë 10 Korrik 2009 - 16:00:

NS-6

PERSHENDETJE BABAI IM PARA NJE MUAJ NE BAZE TA ANALIZAVE TE GJAKUT I KISHTE WBC 42000 PAS NJE MUAJI DIJE I BERI WBC 122000 KU REFERENCAT JANE (50000-10000) (PLT 108000 TANI,ISHTE 42000 )PER NJE MUAJ .SI MENDONI KU NDRYSHIM PER 30 DITE ?


Postuar nga agata datë 13 Dhjetor 2009 - 23:07:

Embrioni i njeriut

.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.