Forumi Horizont Gjithsej 28 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 277 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Ç'mendim keni për martesën? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=900)


Postuar nga SHkodrane Per Merak datë 11 Dhjetor 2003 - 04:45:

MARTESA???/

PER mendimin tim eshte nje gje e shejte ,duhet te jesh teper i pergatitur te besh nje hap te tille+shume i vendosur ne partnerin/e e zgjedhur/


Postuar nga lova datë 07 Janar 2004 - 14:50:

Wink

Martesa eshte si qypi me mjalte ka siper, vazhdon me marmallate perfundon me m..!
Gezuar vitin e Ri ! Mos e merrni me frike ore jo se c'na ka gjet ne qe kemi kaq "vjet" martuar!!!!!!!


Postuar nga tresh datë 07 Janar 2004 - 15:21:

per martesen thuhen shume gjanae nji nder ma origjinalet ishte Tefa....
Tefe Palushit i thone:
pse nuk martohesh mor Tef..
pergjigjet: A nuk ka menyre tjeter me vra vedin...

duket qe edhe Tefa e kishte studiu Nicen.....


Postuar nga lova datë 08 Janar 2004 - 15:04:

Cool

tresh, me martesen nuk vret vedin por e denon vedin me burgim te perjetshem ose e denon vehten si Prometeu i lidhur.....qe vec vuajtje e vuajtje................!


Postuar nga Orhidea datë 08 Janar 2004 - 18:24:

Pershendetje te gjitheve

Jam anetare e re dhe shpresoj qe do te jem e mirepritur dhe e pranuar nga ju...

E respektoj mendimin e secilit lidhur me kete teme dhe pak a shume pajtohem me mendimin e disave qe per arsye kohore nuk mund t'i ceki tani te gjitha, shpresoj qe do te gjej mirekuptim...

Njera nder qellimet kryesore ne martese eshte familja pra, nje lidhje e jona apo nje bashkjetese kurorezohet me martese nese vendosim te krijojme familje...une kisha pase deshire ta marr mendimin e juaj lidhur me ate qe cfare do te kishit bere nese ne ate martese per shkaqe te ndryshme cofte te njerit nga bashkeshortet te mos mund te linde femija....
kisha vazhduar me tej por vertete me duhet te shkoj....

Dite te kendshme te gjitheve


Postuar nga lova datë 08 Janar 2004 - 18:47:

Orhidea mireseerdhe zemer pac kemben e mbare e ardhsh e bardhe!
Po mos e merr me kaq frike e shume seriozisht se ajo pyetja jote kerkon pergjigje serioze dhe une po te them se neqoftese lidhje eshte e fort ka dhe shume metoda te tjera sot...., keshtu qe nuk duhet te behet shkak per......, nje gje e tille.


Postuar nga uragani datë 09 Janar 2004 - 15:22:

Thone se.......

"Nusja vishet me fustane te mbardhe sepse eshte dita me e lumtur e saj dhe dhenderi vishet me kostum te zi sepse eshte dita me fatkeqe per te".
Orhidea.
Ne kemi pak shanse te njihemi bashke dhe per kete arsye po te jap nje pergjigje te sinqerte pyetjes tende ne lidhje me mos lindjen e femijeve.
Une e vleresoje familjen si "investimin" me te madh ne jete dhe si te tille do mundohesha ta beja mire rolin e partnerit me qellim qe te merrja frutet e ketij "investimi". Frutet qe prodhone nje familje jane femijet, dashuria e lumturia. Nqs do te mungonte nje prej tyre do te ishte e veshtire te suportoje ndonje krize te mundshme ne bashkejetese. Per kete arsye une mendoje se nuk do ti rezistoja asaj lloj martese nqs do ti mungonin femijet. Padyshim qe problemi do qendronte te nusja ime e ardhshme sepse une e kam provuar veten qe nuk kam probleme. Eshte egoiste si zgjidhje por mua me pelqen te beje nje jete cilesore dhe si te tille nuk mund ti privoje vetes dicka kaq te rendesishme.

Une kam vendosur qe kur te behem dhender te vishem me kostum te bardhe


Postuar nga lova datë 09 Janar 2004 - 18:04:

Talking Interesant!

uragan, shume seriozisht e paske mare megjithate me pelqen pjekuria jote por edhe mendimi dhe vendimi yt per t'u veshur me kostum te bardhe me duket teper interesant, te pershendes!!!!!!!!!!!!!!!!


Postuar nga melina@pra datë 03 Maj 2004 - 19:50:

PAJ TASHTI VESHTIRE, PER MUA MARTEA DO TE NDODHE SHUME ME VONE QE 1 JAVE I BERA 19 VJET DHE AKOMA AS E DASHURUAR NUK JAM .NUK KERKOJ QE PERSONI TE JETE BIOND APO ZESHKAN I GJATE APO I SHKUR I TRASH APO I DOBET. DUHET TE JETE I ZGJUAR TE KETE RRESPEKT PER MUA DHE PUNEN TIME,TE ME DOJE JO VETEM PER VYRTYTET POR EDHE TE METAT.. DHE TE JETE BESNIK GJITHSESI .UNE KAQ KISHA NDOSHTA KUR TE VIJ KOHA E MARTESE DO TE KERKOJ AKOMA PO BESOJ SE KETO QE I PERMENDA JAN BAZ E GJO MARTESE POR EDHE GJDO LIDHJE QE MENDOHET SERIOZE.. PRINCI I ENDRRAVE EGZISTON POR DUHET KOHE PER TA GJETUR .mARTESA DUHET TE MENDOHET ME KUJDES SEPSE ME TE KALON NJE JETE TE TER ISHALLA NUK ESHTE NJERI I GABUAR I LUTEM ZOTIT


Postuar nga alias datë 03 Maj 2004 - 20:20:

pershendetje te gjitheve...

teorikisht martesa eshte kurorezimi i ndjenjave te sinqerta midis dy personave (hetero apo homo) tashme duhet pranuar dhe ky realitet akoma i refuzuar nga masa.
ajo qe me shqeteson eshte sepse shumica ,per mos te dhene ndonje perqindje habitese (nejse!!!) , e botes mashkullore e shohin martesen si burg,sikur eshte fundi i lirise personale.
eshte e vertete qe rritet pergjegjesia brenda jetes se ciftit por nje njeri i pergjegjshem s'eshte domosdoshmerisht nje njeri i cenuar dhe i denuar. une them gjithmone qe jeta eshte ndertuar mbi kendveshtrime;ajo qe per mua eshte e bardhe per dike mund te jete cfaredolloj tjeter ngjyre. tek e fundit eshte nje zgjedhje e lire dhe ai qe e ben, i bindur apo jo, duhet te jete te pakten korrekt dhe koherent me zgjedhjen e tij/saj.
edhe pse duhet te konfermoj faktin qe rehati ka kenaqesine e vet

per te gjithe ata qe ndiejne se u ka ardhur mosha per dicka te tille do jepja nje keshille(nese me lejohet):
mos beni kurre dicka qe do te pendoheni sepse qetesia shpirterore eshte edhe kjo. respekti mbi veten te jep mundesine te jesh dhe te ndihesh i respektuar nga njerezit qe te rrethojne.
ne cdo rast, pergezime te gjitheve atyre qe vendosin te hedhin nje hap te tille.


  Gjithsej 28 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 277 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.