| Forumi Horizont | Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 » Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- "uNe dhe "tI" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1026)
i like the way you write
i like the way you think
i like the way you express ur feelings
i like all your being
it makes me think of myself
of the paths i choose to walk on
of everything that drives me
and a simple way to go on
you transmitted to me many passions
a desire to continue exploring
and look for hidden treasures
at the end though everyone will find
that the treasure lies deep in their heart
Eshte mire lozonjare kur te japin kurajo per nje te ardhme me te mire e!!!
Gezohu ime shoqe Lozonjare
Une e Ti si akullore
te dy kapur dore per dore
rendim vrap neper kopshtija
t'vjedhim molla e qershija
Syri shume po na qan
goja leng po na leshon
frutat jane rritur shume
C'beni, c'prisni po na thone?
Pa bere nje, pa bere dy
vrapim marrim, ne ne sulm
kush te mbushe torben i pari
do te dale fitimtari
Po c'te shohim nen nje peme
rradhen na e kishin zene
shoku yne i dashur Keni
na ishte expert per molle
U larguam duke qeshur
ca qershia per te marre
kur Lorie maje pemes
fshehu koken per t'mos e pare
C'eshte kjo dita jone keshtu
ku te vjedhim?vend s'po gjejme
tej nga molla e komshiut
syri njeri s'po na ze
U afruam dalengadale
sy qeshur e buza gaz
por mes gjethesh, rrinte Ana
ku te fshihej, ne e pame
Pas nje trungu, rrinte I Lire
n'ruajtje te torbave te Forumit
mbush me molla e qershija
se do t'gezonte shoqerija
Une e Ti sec dolem bllof
per te vjedhur s'patem fat
me hajdutet jemi shoke
qe vjedhin qershi e molle!!
Une dhe Ti
Mes molleza gishterinjsh
mbajta lotin tend
luajta melodine me te embel
dhe kengen me te bukur
te kushtova
ngjyrosa yjet me bojen
e diellit
dhe henen preka me dore
lotet
melodia
boja verdheme
dhe hena
te mbeshtollen ty
si nje bebe te porsalindur
dhe une u ndjeva e lumtur
pa kushte
per aq kohe sa lotet
nuk shteruan
sa melodia nuk pushoi
sa vezullimi nuk ndricoi
sa hena nuk e fsheu
fytyren prej diellit
E tani kujtimi:"une dhe ti"
me ngre peshe ne qiell
edhe pse ngriu,u prish
u thye nje zemer-diell
O lorie,kaq pesimiste te beri ajo puna e REMARKUT 
Ka nga ato çaste kur mban kokën me dorë
nuk e di nëse është ditë apo natë
edhe kur shtrihesh nuk gjen dot rehat,
Une dhe Ti ne pafundesi..........
Nuk i dihet sesi une dhe ti
por shpesh kur s’e ke mëndjen
ka ëngjej që të vijnë rrotull,
Une dhe ti
jemi cmendur prej kohesh
Une dhe ti
mendjen e kemi
te bejme dashuri
gjithmone me etje dhe uri


po rrinim
unë dhe ti
rrinim dhe nuk flisnim
rrinim dhe numëronim
orët që kalonin
m`u dukën si shekuj
të heshtur ,të vdekur.
Pastaj ne u ndamë
"lamtumirë"nuk thamë
po e dinim qe kjo ishte
nata jonë e fundit
nën dritën e hënës së brishtë.
P.S çudi,e nisa të bëja ca vargje koti për humor dhe gishtat nxorrën këto vargje.
Sa cudi kur ti me thua
ne zemer ende te kam
me shpresa kot me mban
dhe serish largohesh
Une dhe Ti
Jeta ime e humbe kuptimin
behet si nje jet e kot
kur ne e humbem takimin
tani qaj si e qmendur me lot
Cfar te mbajn ne mend syt e mi
Une dhe ti
nje erresir te shkretuar
apo vetem loti qe kullon
dhe doren duke shkruar
Une dhe ti
Une dhe ti
sa shume bejme dashuri
kemi tre dite qe nuk ndalojme
dhe rrime mbyllur ne shtepi
Une dhe ti
hajde vazhdojme serine e 40 tani(ups,ups,ups)
se neser te vjen mami
dhe behet xheloze perseri.
une dhe ti
te jap fjalen se kur te me pushoj zemra
do vazhdoj te bej perseri dashuri:p:p

Ua! Vargjet e loves me tingelluan shume kumbueshem ne vesh, dhe me shume emocione te ndryshme...Eh! vargjet e loves kur i lexon me thellesi, te japin nje emocion te madh, qe fill, te thirr menjda se lova flet me alegori te gjalle. Do te thoja mbaje veten, dhe do te dalish ne ndonje skaj te nditshem...!!!!
S'di ç'te them me shume, jam i goditur fare nga provokimi yt qe eshte kaq i ndershem...
Te pershendes.
Tani do te lutesha qe te besh nje poezi tjeter, ku mbes me shprese se do t'ia kushtojsh nje personazhi tjeter, (jo per veten), per mua. atehere do te zbutem nga trillimet tua, ende me shume dakort.
Jam me shprese se kete qe te them do ta realizosh e!?
Pershendes lova!
Ua! Duke pritur te thehet akulli, u thyem ne te keqen mami, he mo na mori lumi...!!!
Lajka te bardha!!!
Roke, keni Ervis dhe bela
Une dhe ti
ai dhe ajo
jemi veshur me pelice
ham buke sallam salçiçe
jemi veshur me triko
hame buke me liko
tani bredhim neper qytete
Roke thote: - une jame bret.
Bela kenaqet kur e degjon
si manare mbas i shkon
Nje dit roke u semur
kishte pak temperatur
kishte ftoht i dhimbnin kembet
po me shum i dridheshin dhembet
Edhe bela u be merak
i shkoj per vizit ne darke
i coj fruta dhe komposto
mish pule dhe nje rosto
Roke djali sa e pa
u ngrit ne kembe dhe tha
- per belen do bej hata
- te gjitha keto do ti ha
Kurse une me ervisen
dolem xhiro gjith diten
shkuam e hengrem te parku
po ce do na zuri barku
He ervisa si thua ti ?
- ta vazhdoj une apo te ri
te flas e te tregoj
apo ta mbylle kete goj
Mire ateher, po pushoj
bemat e tjera ti tregoj
po ne qoftese ti perton
lerja rokes si gjithmon
Roke bukur i tregon
bemat tona mir i sajon
edhe bela ison i mban
qe te dy te bejne hatane. 



ahaaaaaaaaa
cme kenaqe
me kete historine tate
une tani jam pak i zene
por nuk do te harroj
vazhdimin e bemave do tregoj
me ne ishin edhe te tjere
madje dy po flinin ne frigorifere
ca te tjere po hanin shume
ndersa dy goca po pastronin gjuhne
Ika tani se jam vone,
do kthehem neser si gjithmone
te tregoj historine tone.!!
ahahah Keni nice one , te shikojme Roken se c'do bej ai
:p
ahaha Roke po poston me shpejte se une sot
:p:p
Jo se nuk di te vuaj
Une dhe Ti
Jo se kurre s'kam dashuruar
Por nje mall e kam ne zemer
Dhe ajo nuk ka emer!
Une per TI, per ti !
Une dhe ti,une per ty
Une per ty do te shkrihesha do behesha hi,
Une per ty do beja cdo mrekulli,
Une per ty do mblidhja yjet ku jane ne gjithesi
une dhe ti, jemi te lindur per lumturi,
une dhe ti, dim te prekim ndjenjen e zjarrt pa kufi,
une per ty do shkruaja gjithmon pa kufi,
UNE PER TY DO LIJA BOTEN ME NJE ANË O NJERI
VETEM TE DHUROJA PAQ BUTESI DHE LUMTURI..................
mpuccccccccc nga Lozi
te fluturojme ne qiellin e paster te dashurise,
une dhe ti,
e cila tregon shpirtin tone te bardhe,
ne ajer te tregojme brendesine e paster
qe e duam dhe ja kushtojme njeri tjetrit
UNE DHE TI
Misteri, Une e Ti
Teksa rrezet e diellit ,
mbi sy me qendrojne
zeri yt I embel
Miremengjes-me thote
hap syte, ne pritje
puthjen te ta ndjej
-Ishte valle kjo enderr , mos veshet me genjejne?
Qendroj para pasqyres
floket per te kreh
c’te shoh pasqyruar?
fytyra jote del
me buzeqesh embel
syrin sec ma shkel
-Nisu per ne pune, Koha nuk te prêt!!
Ndersa ngas makinen
shpejtoj per ne pune
ngre zerin e radios
muzike te degjoj
perseri embel,
zerin tend degjoj
“Per Ty e dashur vec une do t’kendoj”..
E ndersa lotet
syte me mbulojne
shpirti mbush me dhimbje
kerkon te t’largoje
mundohem te iki,
te fshihem, te humb
por jo s’eshte e thene , kudo te gjej Ty
Mister loja jote, vetmine me largon
ngado qe te kthehem ,
vec Ty te shikoj
nuk di c’fare ta quaj
I dashur ma trego
-eshte thjesht kjo nje enderr apo iluzion..
Poezi e çmendur!!!
Fjalite retorike te "zonjushes" paemer
pluskuan ne koken e Plloshtanit
te strukturuar me fjali pompoze
dhe ma rezervonmte koken goxha
mjeshteria emocionale-shprehese e mendimeve
dhe paraqitja e shllimeve me figure groteske
ma inkurajonte bagazhin e mendjes
te eksploroja goxha "krijesen time"
kisha veshtiresi te manovroja thellesine joshese
dhe4 majen e shpirtit qe ishte mjaft gordiane
ngase kadenca e vargjeve te saj u shpreh lakonike
qe me vone vinin ne mendje si gama e skoncentrimeve
intuita e P...u shnderrua
ne simbol te tmerrshem
duke mbetur i theksuar ne silueten veri-jug
dhe ne pasqyren e interpretimeve e quajta shtojzovalle
sepse ne mitologjine e tregimeve kendonte
serenaden e Shubertit per mrekulli
sa here qe kendonte mandej kur pushinte
madje rikthehej ne vokalin e vertete
mua m'u duk se erudicioni muzikaliteti i tingellimit
novatorizmi, ligjerimet e prekatarise u fashiten fare
aty-ketu, elozhet, euforite, ekstazat u bene emnese...
dhe kur arriten majen e piramides
lajmeruan apokalipsine e historise
historia e shkruar ne vargje
u shnderrua ne jete mediokre
dhe u mistifikua lajtmotivi
ne gjendje amorfe...!!!
Me respekt
Lol KENI , ERVISA , ROKE :D
UA po si se kisha pare une kete he ...hahahhalol hajde tani tja filloj Bela ison mbas Rokes ....


PA SA BUKUR MORE kENI
Kete vjershe ma ke shkruar
tu tregojme te tereve si jemi
si gjithmone te dashuruar :p
oh me fal tju prezantohem
si hera e pare qe po shkruaj
une jam bela bukuroshe
qe bej 20vjec edhe per dy muaj 
EH tani ku e lashe
ah po tek vjersha ime
hmmmmmmm po tani cfare te them
jam zhytur ne mendime
te mendohem dhe do vij
per te shkruar ngjarjen tone
se tani per tani
po me pret Roku se u be vone
Mirupafshim i them temes
ju pershendet Bela me gjithe zemer ...
lol
Hajde bela pa ber ze
na trego nje e nga nje
te gjitha bemat pa nxitim
bashke me roken goxha trim
Une dhe ti
si dy dashnor te marre
une dhe ti
si dy njerez me nje koke

Plloshtan, te pershendes!!!!!!!!
Larg teje,
larg ëndrrave,
larg jetës.
Një lule e posaçelur
është vyshkur duke të pritur ty,
duart tua të buta,
të njoma,
të dashura
une dhe ti
ne nje çati
duke bere ha ha & ki ki

Une dhe ti
dhe nata pa hene
une dhe ti
dita pa dashuri

Eh Reni. si thua çkemi te re nga ti., si ke qene mire me shendet?!
Çfare ke bere ndonje gj te re o plako, do na thuash, je edhe ti me pashket, s'e une....!!!
do te dalin poezite me temen une dhe ti...
o do te behet kijameti!!!????
Ne syte e ty gjendet jeta gjendet dashuria,
ne trupin tend gjenden ethet e dhimbjes
ne ritmin tend prehet lumturia.
"ti"- ja ka pasur gjithmone nje fytyre, edhe pse kane qene te ndryshme, problemi qendron tek "un"-i qe spo arrij ti jap nje fytyre, e me pas t'kisha mundesi te flisja per "un" & "ti" ...
Une e Ti !!!
Une e Ti
ne kete bote imagjinare..
pa rregulla e ligje
pa mbreteri e varferi
pa humbes e fitues
pa dhune e ligesi
pa nate e stuhi
pa lote e merzi..
......
Une e Ti
ne kete bote genjeshtare..
Ti dhe une
ishim shume...
Tani jam une dhe je ti
dhe jeta shuhet si nje qiri..
Une dhe Ti
Perse duhet te ve unin tim perpara teje?
Sepse jemi egoista te medhenj?!?!
Dhe lexoj germa te zeza ne ca flete ditari:
"Nga dashuria s'ka vdekur kush
eshte uni qe s'i lejon."
dhe pyes veten:
dashuria pa kushte ,a ekziston?
apo mos e gjejme vetem tek gjaku yne...
A ka te tille dashuri
qe te te djege, te te bej hi?
Ti edhe unë
Une fjeta gjumë
ti vajte ne punë
po sot do t`a gdhijmë
gjithë natën do pijmë
do te bejme pallë
sa të na vijë
mendja verdallë
Të çmenden komshinjtë
komshinjtë dhe kushurinjtë
Do bëhemi tapë fare
se kemi festë kombëtare
une mbush 20
ti një çikë më shumë
unë në Tiranë
ti ne Kanada
do t`a bëjmë botën
çorbë e trahana
Do i vëme flakën
sa t`i kallim datën
kujt të na dalë përpara
do i luajmë fenë
sa te mos shohin
nga do të venë
Po e mbyll tani
se mos e bëj lëmsh e li
po do vij përsëri
për të bërë poezi
më të bukura se tani.
Hajde tani tungjatjeta
edhe mbarë u shkoftë jeta.
Paçi fat ne jetë
Jimmy dora vetë

Ne diten tone, Une e Ti vete mbreteria...
( Jimmy po vazhdoj frymezimin tend...)
Dielli largoi lotet e qiellit
hapesira u mbush me cicerima
nga qielli zbriten engjejt me dhurata
sot per ne, mbreteri eshte dita
sot e para dhe e fundit peme
me gjuhe humane foli
vala e lumit me shushurime
per ne, nje kenge gazmore kendoi
sot bota humbi kufijte
thau oqeanet , malet sheshoi
lokalet kane rremuje, degjohet muzike
Mona dhe Jimmy ditelindjen festojne
Sot jemi pulsi I dites
Une Mbreteresha ,Ti Mbreti
dhe ne naten plot me yje
ne yjet e ndritshem te qiellit
Une e Ti, le te festojme
me miqte tane nje gote ta pijme
per dite te tilla vec te urojme
Zoti na dhurofte vec miresine..
Une e Ti ne diten tone
Une e Ti ne Mbreterine tone....
Mona ke ditelindjen? :O
Sikur s'del aty ke forumi poshte...!!!
jimmy 84
GEZUAR DITLINDJEN!!!!!!!!!!!!! TE UROJ VETEM MBARSI NE JETE FAT LUMTURI DHE ENDRRAT REALITET !! DHE TE RROSHE SA TE DUASHE VETE!??
O i lire mor djale i mire
pse na dole çun "qafir" 
mona ka ditelindjen sot
prandaj e urojme ne nga mot
Vlora-Angel te falemnderit per urimin.
Fjala jote ne vesh te perendise

Te uroj edhe ty sa me shume fat dhe lumturi ne jete.Ika tani se po me therret detyra
Ciao
Mones ditelindjen i uroj,
edhe nje urim plot respekt ja coj.
U befsh ti 100 vjec,
te pafshim mbretereshe.
Jimmyt gjithashtu ditlindjen i uroj,
ne qebaptoren e lagjes do e takoj,
do hame e do pime,
rakine do e bejme cic... (hahaha)
Hajde Gezuar Qe Te Dyve!!
GJITHE LETRAT E BARDHA I MBUSHE
ME SHKRIME TE BUKURA ARTISTIKE
DUKE ME DHENE SHUME SHPRESE
SE NJE DITE DO TE JEMI BASHKE
SHUME VARGJE TE SHENDOSHA POETIKE
KERCELLOVE NE MENDJEN TIME
SHUME DASHURI TE NJOME UDHEZOVE
TE VIJNE NE THELLESINE E SHPIRTIT TIM
QENDROVE PRAPA MEJE
SI ENGJELLUSHE E DEHUR
PER TI NGJALLUR NERVAT E DASHURISE
QE TE AKTROJE E FSHEHUR PARA VETES
FLUTUROVE SI ENGJELL I ZI
PER T'I MARRE ENDRRAT E DASHURISE
QE MI FALE NE NJE KUJTIM TE MIRE
QE ME VONE I SHNDERROVE NE KUJTIM TE ZI
KUR TE PERFUNDOJ VARGJET E POEZISE
MOS HARROJ TE SHKRUAJ FJALEN:
"DASHURIA VDIQ PIKERISHT ATY KU LINDI".
ME RESPEKT NGA PLLOSHTANI
Me sa mora vesh ketu ne FH, hmmm!
Atehere veç "filozofise" s'me mbetet gje tjeter veçse t'ua uroj datelindjen mones, dhe jimmyt. Dakort krijes. shpresoj te jetoni jeten deri ne palce e.
Me rrofshi sa malet!
Re: O Plloshtan po na vdiqe
Citim:
Po citoj ato që tha Lozonjare
O lol po ti gjynah re qe se ke shkruar ndonje roman apo ndonje botim tendin me poezi,dhe sponsor do te beheshim te gjithe ne te forumit qe ta botonim,hmmmmmmmmmmmmm
Ke shume frymezim per te shkruar djale...

Meazallah!, kurre s'kam pare nje poezi te tille!?
Uaaa! Ç'eshte kjo poezi moj!?, me gjithe ato dhembe te tmerrshem. Ja kam friken kesaj poezie. Si do te dale, le te dale per te mire."Ishallah".
Me falni qe nuk shkruajta poezi, se me eshte ngrire alfabeti i Dhaskal Todrit, dhe per kete kerkoj ndjese.
Mirekuptim goce!
Ja festa mbaroi
po ne nuk merzitemi aspak
le te kaloje koha mbi ne
le te ikin vitet larg
Ne nuk na behet vone
ne Kohen do e sfidojme
ne do vazhdojme jeten tone
dhe te gezuar do festojme
do pijme e do qeshim
do tallemi me vitet qe ikin
dhe Kohen do perqeshim
Do qeshim me Kohen
me kete shtrige plake
do i perqeshim vitet
qe do ikin varg
Se neve nuk do ndryshojme aspak
sa do qe Koha te perpiqet
ne do e mposhtim Kohen
ne do i sfidojme vitet
Ne te rinj do ngelim gjithmone
se ne nuk pyesim per Kohen
Ne do vazhdojme te festojme
dhe do bejme qejfin tone.
Dhe Koha me ne fund
do iki e zemeruar
qe ne nuk na mposhti dot
me te do qeshim ne te gezuar
dhe do ngrme dolli
per fitoren tone te shenjte
koha do na shohe me zili
por ne nuk do ja kemi ngene
Por do vazhdojme te festojme
per Kohen nuk do na behet vone
dhe per vitet qe ikin larg
nuk do na behet vone aspak
Dhe Koha do haje thonjte nga inati
qe me ne luften e humbi
Dhe ne do e veshtrojme me tallje
dhe kurre nuk do t`i kerkojme falje.
Dhe do vazhdojme te ngreme dolli
"Per Rinine tone ne Perjetesi"
Plloshtani faleminderit per urimin.Rrofsh se bjeshket e Kosoves.
o plako ku i bien keto bjeshket e Kosoves, se fare s'ia kam per fije.
Me falni, qe postoj romane te gjata.
Kam respektin tuaj
Tani plloshtan me sa di une nje pjese e Bjeshkeve te Namuna eshte ne Kosove.Po mbase edhe e kam gabim.
Aha aha ndoshta mund t'i bije per fije.
Ju falenderoj per disponimin qe na dhuruat, jeni i mrekullueshem.
Paçim djali
Plloshtani
Bjeshket e Namuna ndodhen ne Malesin e madhe e cila shtrihet ne veriperendim te alpeve ne rajonin verior te shqiperis.
Lartesia e Bjeshkeve te Namuna shkon 2400 deri ne 2500 m.
Per me teper informacjon mund te vizitoni kete link:
http://www.forumihorizont.com/showt...=&threadid=1747
Ju falenderoj per mirekuptimin Keni. Me rrofsh djali. Ketu kuptova dashurine e jimmyt84... Qenka goxha djale.
Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Me sa mora vesh ketu ne FH, hmmm!
Atehere veç "filozofise" s'me mbetet gje tjeter veçse t'ua uroj datelindjen mones, dhe jimmyt. Dakort krijes. shpresoj te jetoni jeten deri ne palce e.
Me rrofshi sa malet!
| Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 » Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.