Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]
Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Fjalori romantik.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12620)


Postuar nga Katilesha datë 17 Korrik 2009 - 04:33:



Gla, gjithnje jemi ne ata qe i vendosim t'i veme  apo jo "prangat" pasioneve dhe tundimeve tona. Njerezit jo gjithmone mesojne nga gabimet e veta, ata marrin mesime edhe nga gabimet e te tjereve. Jane pikerisht keto "gabime" qe na jep jeta e perditshme dhe qe na qarkullojne ne mendje si potenciale te mundshme,qe na "detyrojne" jo pak here te veme prangat. Por kjo nuk eshte aspak frustuese, une madje e shoh si nje sens mase, vetkontrolli, krenarie, personaliteti dhe vendosmerie tek nje njeri.

 


Postuar nga Glaukus datë 17 Korrik 2009 - 04:45:

 

thjesht koicidence e fotos , e asaj qe kishe shkruar ... dhe asaj qe kam patur un sot gjith diten ne mendje Kati .

Nji mike me pat than dikur :  "  duhet te jemi Ne zot te ndjenjave dhe ti kontrollojm Ne  ato ...... dhe jo te behemi skllever te tyre  " . Un sot kam qen totalisht skllav i tyre dhe me qelluan pranga , jo krahe .

.. nejse se vetem rromantizem nuk ka te ky postimi im ( skam pi asnji dopio ) ... thjesht po fantazoja midis avatarit dhe ndjenjave


Postuar nga Katilesha datë 17 Korrik 2009 - 05:11:

Nuk e mendova fare ate punen e dopios..

Gjithsesi meqe jemi tek ndjenjat,pasionet , realizimet dhe prangat. Une kam nje mike qe ka vrapuar dhe ndjekur pas cdo pasion te saj. Praktikisht ajo mund te jete nga te paktat vajza 22 vjecare qe ka ralizuar cdo cmenduri apo pasion qe i ka shpkrepur per momentin. Kishte momente qe e kisha zili per guximin qe kishte te hidhte hapa ne erresire dhe te vraponte pas pasioneve. Por ato ishin pasione qe i jepnin kenaqesi qe numerohej me ore dhe zhgenjime e lendime qe nuk i sherojne as vitet. Sot , eshte nje grusht i zemeruar me gjithe boten, qe vetem godet-godet. Ka akumuluar brenda vetes renie te atilla nga skllaverimi i ndjenjave ,saqe nuk ka dore qe e nxjerr nga humbja e vetvetes...

Nje mbremje teksa po shetisnim dhe po bisedonim ajo me pyeti:

-Si ia del mban per..?

Dhe une i dhashe si pergjigje "prangat"....


Postuar nga Prrijungg datë 01 Shtator 2009 - 22:32:

perse je zhdukur engjull?
shi i mallkuar qe me djeg ne shpirt
simbol i ndarjes sime
pranga titanuimi ne shpirt me ke lidhur
ik por ne mendje ti me jeton qdo second
Te dua vetem kaq dua te them
fjal e shkurter me tere demethenien e fjalve tjera
Te dua, te dua te duaaaaa


Postuar nga Katilesha datë 25 Tetor 2009 - 15:20:

Lightbulb

Ti , jehone e nje ndjenje qe te gjithe e ndjekin kemba-kembes dhe e pergjojne fjale pas fjale , dje i perkisnim njeri-tjetrit,sot kemi vetem veten dhe neser nuk do na kujtohen as emrat.

Ti , nje gjemim i dashurise qe turbullonte qiej dhe derdhej si burim i pashterrshem ndjenjash , dashuroje me nje kokfortesi qe te bente me naiv sec ishe dhe me femije sec ishe.

Ti , qe di vetem te dhurosh ndjenja te buta dhe te artikulosh te verteten more nga une vetem goditje qe akoma sot me dhembin me shume mua se sa ty. More nga une kujtimin e nje njeriu indiferent dhe prepotent ndaj ndjenjes me te bukur. More me vete kujtim e nje njeiru qe ishte pus pyetjesh pa pergjigje ,por edhe nje det ndjenjash te verteta, te pasterta dhe te sinqerta.

Ti e di se po them te verteten.


Postuar nga Prrijungg datë 03 Nëntor 2009 - 03:01:

Kur ti me the q'kerkon nga une.Une heshta.Heshtja ime u zhyt ne bazenin e madh te fjaleve te dashuris,gjeti vetem nje fjal.Dashuri.Nje lloj dashuri jo te thjesht por as te komplikuar,jo te leht por as te veshtir.Ti dua syt qe shikohem ne pasqyre,ta dua gojen ta puth dhe ta degjoj te me thot Te dua.Te dua ty e shtrenjta ime dhe do te dua derisa te vdes.Derisa do vallzoj diten dhe do flej naten me krimba.


Postuar nga Katilesha datë 03 Nëntor 2009 - 03:29:

Mjegulli i Dashurise  
 
Kur ikja larg, drejt teje vija;
Kur vija afer,ikja larg.
Per dreq me trembte largesia
Dhe afersia behej cark.
 
As e kuptoja si te desha,
Nje mjegull pus,nje cmenduri,
Si nje poet qe shkruan vjersha
Dhe ndez nje shkrepse,i ben hi.
 
Dhe ndoshta kjo ish dashuria:
E cakerdisur kuturu...
Per dreq me trembte largesia

      Dhe afersia gjithashtu.

                       - Dritero Agolli -


Postuar nga Prrijungg datë 07 Nëntor 2009 - 00:48:

mbyll njerin sy
qe te enderroj ty
hapa tjetrin qe ty te shoh
u afrova qe zemren ta ngroh
sepse pa thjesht ndjehem ajsberg
90 perqind imja e fundosur thell
ne gropen tende te dashuris me qejf kercej
e di sepse nese sjam i prangosur un nuk vlej
nese sme fut ne burgun e dashuris
pa ty do jem vetem ne gropen e vetmis
nese ti nuk me dashuron
nese ti nuk me enderron
une ty do te enderroj
une ty do te dashuroj
gjithmon dashuri te paster do te dhuroj
gjithmon ty do te shikoj
per ty do fantazoj
por nuk dua te me jesh fantazi
dua te jesh dashuri pra ti!


Postuar nga Katilesha datë 17 Dhjetor 2009 - 23:20:

Mosmall, frike, ftohtesi...

Do te doja te gjeja disa fijeza malli brenda meje qe t'i gershetoja, t'i perfshija ne ditet e mia per t'i dhene atyre nje doze melankolie dhe nostalgjie. Kam frike se nuk e bej dot kete, jo me. Nuk e di nqs duhet t'i gezohem apo frikesohem ketij fakti ,por nuk ndjej te kem me brenda meje kokrriza malli, qe nga mungesa dhe largesia dine vetem te bymehen e bymehen e te shperthejne keshtu ne ca pika lotesh te kristalte.....
Kam frike mos kam filluar te marr trajten e nje njeriu " te shpelare" , qe rend vetem pas castit , qe koleksionin kenaqesi momentale , qe jeton perjetesine brenda pak oreve duke e kthyer keshtu te tashmen ne nje te perjetshme te vazhdueshme dhe duke e shejuar keshtu sekondin si ore dhe oren si nje muaj kalendarik.

Kam vendosur te mos e le fatin te vendose per mua,por te jem une ajo qe do te vendose drejtimin e fatit tim. Iku koha kur prekesha nga lotet e nje mashkulli qe qante para meje, tashme nuk arrij te prekem me as nga lotet e mi ,qe shpesh ikundroj me kurreshtje teksa i ndjej se vrullshem jane shtriqur mbi fytyre dhe une cuditerisht nuk kam ndjere asgje.
Cfare eshte kjo? Pse ndodh kjo?
Shpesh me duket sikur jam kthyer ne nje cope akulli , ne nje cop mur, ne dicka qe nuk di t'ia percaktosh ku ka zemren,shpirtin,syte,hunden,gojen apo veshet. Ne dicka qe nga momenti ne moment mund te te behet nje gje e padeukshme dhe askush te mos e preke me....
Jo pak here me frikeson kjo metamorfoze shpirterore dhe atehere kur me frikeson me sjell nota te nje vullneti te mire per ta luftuar.

Pardje po flisja me nje mike ne msn e cila po me thoshte qe kerkonte te kthehej ne te kaluaren per te gjetur veten e saj te lumtur dhe te buzeqeshur te asaj kohe...Une i thashe qe nuk duhej te kthehej ne te kaluaren por thjeshte te afreonte prane vetes ato njerez dhe te krijonte ato situata qe do t'i sillnin asaj lumturi te vazhdueshme dhe me te fuqishme qe do ta benin ta harronte te kaluaren.

Mendoj se kjo do ishte nje "arme" per te "vrare" edhe ftohtesine dhe friken e ketij casti.


Postuar nga shelgu datë 19 Dhjetor 2009 - 05:59:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Mjegulli i Dashurise  
 
Kur ikja larg, drejt teje vija;
Kur vija afer,ikja larg.
Per dreq me trembte largesia
Dhe afersia behej cark.
 
As e kuptoja si te desha,
Nje mjegull pus,nje cmenduri,
Si nje poet qe shkruan vjersha
Dhe ndez nje shkrepse,i ben hi.
 
Dhe ndoshta kjo ish dashuria:
E cakerdisur kuturu...
Per dreq me trembte largesia

      Dhe afersia gjithashtu.

                       - Dritero Agolli -



 

Koha ka vdekur


As larg, as afër-s’e di ku ndodhesh
Në një lëndinë, a në një pyll.
Më djegin sytë si gjëmba rrodhesh
Duke të ndjekur yll më yll.
 
Dhe s’e kuptoj më ku kam qënë,
As edhe ku dua të shkoj.
Prapa më ndjek një hij’ e ngrënë,
Si thes i lidhur ndër vargoj.
 
As larg, as afëer-koha ka vdekur,
Megjithse Dielli sërisht vjen qark.
Më mbyt në grykë një zë i mekur
Dhe fjalëzezën s’e bëj dot varg.

 


Postuar nga kotka datë 19 Dhjetor 2009 - 06:22:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


 

Koha ka vdekur


As larg, as afër-s’e di ku ndodhesh
Në një lëndinë, a në një pyll.
Më djegin sytë si gjëmba rrodhesh
Duke të ndjekur yll më yll.
 
Dhe s’e kuptoj më ku kam qënë,
As edhe ku dua të shkoj.
Prapa më ndjek një hij’ e ngrënë,
Si thes i lidhur ndër vargoj.
 
As larg, as afëer-koha ka vdekur,
Megjithse Dielli sërisht vjen qark.
Më mbyt në grykë një zë i mekur
Dhe fjalëzezën s’e bëj dot varg.

 




cedrus po edhe ti na dole poet


Postuar nga shelgu datë 19 Dhjetor 2009 - 07:49:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


cedrus po edhe ti na dole poet



Pse vetem Prrijungu te jete?

Katin e kam si te veqante dhe nuk dua ta le vetem tek qo tema se merzitet

 

 

ne anen qeter te hanes

Kat si ke ken ti, A ke mujt gja?


Postuar nga Katilesha datë 19 Dhjetor 2009 - 18:27:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


 

Koha ka vdekur


As larg, as afër-s’e di ku ndodhesh
Në një lëndinë, a në një pyll.
Më djegin sytë si gjëmba rrodhesh
Duke të ndjekur yll më yll.
 
Dhe s’e kuptoj më ku kam qënë,
As edhe ku dua të shkoj.
Prapa më ndjek një hij’ e ngrënë,
Si thes i lidhur ndër vargoj.
 
As larg, as afëer-koha ka vdekur,
Megjithse Dielli sërisht vjen qark.
Më mbyt në grykë një zë i mekur
Dhe fjalëzezën s’e bëj dot varg.

 





U nisa te shkruaj disa vargje,por sinqerisht besoj se nuk do ia dal kaq mbane sa ty.


Postuar nga Prrijungg datë 21 Dhjetor 2009 - 02:18:

Hapa deren e dashuris
Putha faqet e liris
Gropen e dhimbjes e mbulova
Fuqi fitova kur ty te shikova
Gezimi mu afrua
Preku shpirtin qe u dashurua
Syt e tu kur i shikoj
klishe por fluturoj
shpirtin ja ku e ke ta dhuroj
zemren time me dashuri e drogoj

Por nje minut.Poet dashurie?une?
mos u ngut.Poet lirie


Postuar nga amor alucius datë 21 Dhjetor 2009 - 02:41:

Ore, po ju gjithe sheqer-e-mjalte jeni ne fjalor me te dashurit? Bohhhhh, une kam nje fjalor kamionistash qe...


Postuar nga Prrijungg datë 21 Dhjetor 2009 - 14:53:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Ore, po ju gjithe sheqer-e-mjalte jeni ne fjalor me te dashurit? Bohhhhh, une kam nje fjalor kamionistash qe...



Te them te drejten dhe kamionisti ne vetvete ka fjalor se qte te them aahahah


Postuar nga Katilesha datë 15 Shkurt 2010 - 23:20:

Pa titull

Ne nje turbullire kujtimesh
ne nje hutim casti
diku mes shkurre ndjenjash
struket imazhi jot.
Nuk ka me gjera qe na lidhin,
as gjera qe na mbajne bashke
ndjenjat nuk jane ure bashkuese
por gjurme qe leme pas.
Dikur luanim "stafetash"
kush i meshante ndjenave fort e me fort
kerkonim te kishim gjithcka tonen
sot jemi "asgjeja" me duar bosh.
Perkundemi ne te tjere djepe endrrash
rrisim te tjera shkurre ndjenjash
me burime te "reja" shpresash
ne afersine "larg".
Tendosje buzesh nga hidhtesia
realitet i nderprere s'di se ku
nje fund qe triumfoi qe ne fillim,
fillim qe erdhi nga nje tjeter "fund".
Riciklim dhimbjesh
jeta e tille eshte
s'duhet te tutemi nga "gryka qe sjell fundin"
por nga ai qe e "shkrep" ate.

15 shkurt 2010


Postuar nga ingmetalboy datë 16 Shkurt 2010 - 01:55:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Pa titull


Nuk ka me gjera qe na lidhin,
as gjera qe na mbajne bashke
ndjenjat nuk jane ure bashkuese
por gjurme qe leme pas.



powerful and badass.


Postuar nga Katilesha datë 17 Shkurt 2010 - 16:50:

Re: lamtumire!

Citim:
Po citoj ato që tha heathcliff
Pasqyra e  lëndës
Ervin Hatibi
Vajzat e tranzicionit. (Kujitme ()
Hyrje.
pjesernarrje vullnetare
e fytyrave neper
dekore qytetare
faqe qe perhihen
faqe vajzash, fasada dekadash
që përhihen ne
fizarmonikime
kolibrore
ditaresh
te nje
(dy, tre, kater, pese..)
adoleshence
me afat te parashikuar skadence
 

Dalje.
NE zemer vijne
E mblidhen
Ta nxijne
Kujtime te vjetra Embelake
Me nje kreshendo prej flake (kashte
Kujtime te gjalla privuar
Tashme
Nga detajet banale
Mbeten veç frazat, gjestet teatrale
Ashtu sic ishin shkruar
(Nen rekuizitën e vjeteruar
Eremonte djersa e aktorit te ri
Të dhjete vitesh me pare
Kujtime te gjalla qëruar
Nga detajet banale
Dhe mbeten simbole vetëm
Si kafka
Pas tretjes se lekures tullace
Dhe mishrave te lodhur te mimikes ne faqe
 
Kujtime që refuzoni shpejtesine e drites
Thelle perspektives, brenda dritaresh te qytetit
Drites
Tek I pershtatet rreth kurmit një ish-vajze
Qe plaket jashte meje (e re perbrenda
Ose e anasjellta
Kujtime, ju i perkisni me shume erresires
Ku marrin ne heshtje format e veta
Gjallesa gjuhesore nga e djeshmja
(Perdhe, mbledhin ne heshtje rrobat e veta
2002-3-4




Po mundohesha te ndertoja ne mendje heren e fundit kur kemi qene te gjithe bashke dhe te jetoja/perjetoja edhe ca me shume buzeqeshjen e asaj darke. Me mungojne bisedat me ty, D dhe V. Ta mendosh qe jemi kaq afer dhe kaq "larg" ne te njejten kohe. Ju dua shume!


Postuar nga geranium datë 21 Maj 2010 - 14:07:

uffff....

Ti je oksigjeni im... Pa ty nuk marr dot fryme!


Postuar nga Katilesha datë 21 Maj 2010 - 20:05:

Arrow

Romantikja s'eshte gje tjeter vecse mitizimi i ndjenave dhe piedestalizimi i figures dashurore...


Dashuria eshte e vertete atehere kur " pa pergjigjet" jane te vetmet pergjigje....

Dashuria vjen vetem atehere kur je imunizuar nga ideja se do te "jesh" i shurdh dhe i verber....

Dashuria eshte nje forme egoizimi, ku tjetri duket sikur permbush nevojen e "pavdekshmerise" ne mendjen dhe zemren e dikujt, nepermjet gjurmeve dhe kujtimeve....

* * *

Sa me mungon ditari im virtual...

* * *


Postuar nga Drilon datë 21 Maj 2010 - 20:31:

Sa shume romantizem ketu.


Postuar nga Katilesha datë 21 Maj 2010 - 21:05:

Kurse mua me duket sikur kohet e fundit ka shterrur romantizmi ne forum...


Postuar nga Drilon datë 21 Maj 2010 - 21:24:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Kurse mua me duket sikur kohet e fundit ka shterrur romantizmi ne forum...


Mua me duket se ti ke mjaftueshem romantizem aq sa per te kompensuar te gjithe shterimin ketu.


Postuar nga bolt thrower datë 21 Maj 2010 - 22:25:

ska mashkull me romantik se 1 mashkull qe i dergon letra dashurie vajzes qe ai adhuron, pastaj e con per 1 shetitje ne plazh gjate perendimit te diellit, mes luspave te fundit te drites, pastaj e con ne nje restorant te bukur per nje darke speciale me drite qirinjsh, nje shetitje me karroce kuajsh rreth e rrotull qytetit ne darke duke degjuar vetem rrotat e karroces mbi kalldrem dhe rrahjet e zemres, nje veshtrim i embel ne sy dhe si perfundim nje operacion per nderrim seksi dhe eventualisht 1 gur rreth qafes dhe nje salto mortale n'lum


Postuar nga eliz datë 23 Maj 2010 - 23:39:

"O ti atje lart!"foli ai ...dhe qeshi,dhe nuk e kuptoi qe po qeshte.''Ti dritez e vogel,ti vegim i nje zane,ti fytyre qe ushtron nje pushtet te cuditshem mbi mua,ketu mbi kete planet,ku ka me qindra mijera fytyra te tjera,me te mira ,me te bukura,me te mencura,me te ciltra,me besnike,me te afrueshme - o ti rastesi qe mu ngaterrove nje nate neper kembe atje ne rruge e qe hyre ne jeten time,ti ndjenje e perplasur brigjeve,pa mendim,por roberuese,dhe qe rreshqite nen lekuren time nje nate gjumi,ti,qe s`di per mua pothuajse asgje tjeter pervec asaj qe te rezistova,dhe qe prandaj mu hodhe nder krahe,derisa nuk te rezistova me,ti,qe deshe te vazhdoje pastaj rrugen tende e te mergoheshe prej meje -te pershendes,te pershendes!Ja tek po qendroj ketu dhe s`ma merr mendja se do te qendroj dhe here tjeter keshtu.Shiu me deperton nen kemishe dhe eshte me i ngrohte e me i ftohte e me i bute se duart e tua dhe lekura jote;po qendroj ketu,i mjere dhe me kthetrat e xhelozisene bark,duke te te kerkuar,perbuzur,admiruar e adhuruar,sepse ke hedhur rrufene qe ndezi,rrufene qe dremit ne cdo gji,shkendijen e jetes,zjarrin e zi.Po qendroj ketu,jo me si nje i vdekur me leje,me pak cinizem,sarkazem e me nje cikez guxim,jo me i ftohte;jam perseri i gjalle,qofte edhe duke vuajtur-por serish i prekshem nga stuhite e jetes,i rilindur e i rikthyer ne pushtetin e saj te thjeshte!Qofsh bekuar,ti ...me ate zemren tende shtegtare...Enderr dhe mashtrim,pasqyre e thyer e nje perendie te ngrysur,o ti qe s`di asgje-te falenderoj!...ti me ke rikthyer ate qe s`do te ma jepte dot kurre as Platoni dhe as krizantemat,as e gjithe poezia dhe as e gjithe meshira,as deshperimi dhe as me e forta dhe me e durueshmja shprese:jeten e thjeshte,te fuqishme,te mirefillte,qe me dukej si nje krim ne keto kohera midis njeres katastrofe dhe tjetres!Te pershendes!Te falenderoj!Duhej te te humbisja,qe ta merrja vesh kete!Qofsh bekuar!
Remark


Postuar nga bolt thrower datë 23 Maj 2010 - 23:56:

"o heyday kam qef me ta transportu koken nepermjet 1 muri"

Bolt Thrower


Postuar nga Katilesha datë 24 Maj 2010 - 20:04:

Citim:
Po citoj ato që tha bolt thrower
"o heyday kam qef me ta transportu koken nepermjet 1 muri"

Bolt Thrower




Nuk i permbush standartet e romanticitetit ky postim Bolt..

Ky postim e ka vendin nga tema "mendime casti".Kur t'i bjere rruga ndonjerit prej moderatoreve ta marrin parasysh kete ..

Faleminderit!


Postuar nga bolt thrower datë 24 Maj 2010 - 23:13:

FALEMINDERIT!


Postuar nga bolt thrower datë 24 Maj 2010 - 23:20:

nfakt ajo qe mduket me e fort nket muhabet esht qe ty tduket se postimi qe kam ber siper ati i permbush standartet e romanticitetit


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]
Trego 380 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.